Art: Nga të gjithë-Për të gjithë

Sot, në 20 nëntor “Dita ndërkombëtare e të drejtave të fëmijëve” qyteti i Peqinit gumëzhiu nga spektakli i veçantë realizuar nga fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuar e mbështetës të tyre.

Organizimi është pjesë e projektit “Pa Pengesa-Modele të përfshirjes sociale” realizuar nga MEDPAK në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit dhe financuar nga IADSA.
Shfaqja mbajti titullin “Art: Nga të gjithë-Për të gjithë” dhe mbushi plot sallën e Qendrës Kulturore “Ferdinand Deda”, me spektatorë të të gjitha moshave. Kishte ngjyra dhe gjallëri në skenë: aktrim, muzikë, kërcim modern, vals, valle popullore, krijime, recitime, humor, lojra dhe një mini ekspozitë me piktura e vizatime të fëmijëve me aftësi të kufizuara.
“Ne jemi të ndryshëm, por të barabartë dhe kur bëhemi bashkë kalojmë çdo pengesë! Ky ishte mesazhi sensibilizues që dëshiruam të përcillnim me anë të këtij aktiviteti me në qendër fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuar. Mes brohorimave dhe duartrokitjeve nga spektatorët, pjesëmarrësve në shfaqje i shkëlqenin sytë nga lumturia e për mua ishte ndjenja dhe emocioni më i veçantë. Falenderoj shumë prindërit, mbështetësit si edhe personat që më ndihmuan në realizimin e kësaj magjie!”- U shpreh Izaora Çollaku/MEDPAK, Operatore Teatrale.
thumbnail (1)
thumbnail (2)
thumbnail (3)
thumbnail (4)
thumbnail (5)
thumbnail (6)
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s