Lufta për Prizrenin

Nga: Nue Oroshi

Zgjedhjet e 22 tetorit 2017 në Kosovë në të shumtën e komunave të mëdha ashtu edhe siç ishte paramenduar sollën rezultatin që nga 7 komuna më të medha të Kosovës 6 prej tyre të shkojnë në balotazh, vetëm Peja kaloj pa balotazh. Është interesantë të thuhet se që nga paslufta në Kosovë lufta për ta qeverisur qytetin e Prizrenit ka qenë shumë e madhe dhe herë herë shumë e fortë në mes të dy partive LDK-së me PDK-në që shpesh herë ditën paraqitnin rivalitet të madh në mes veti ndërsa natën nën dritën e qiriut dhe të hënës bënin marrveshje të mshefta për ndarjen e pushtetit dhe tendereve për keto 18 vjet të pasluftës në Kosovë.

Kur e themë këtë  bazohem më një faktë të ndodhur në zgjedhjet lokale të vitit 2009 në Prizren. Në atë periudhë kohore e formuam një koalicion lokalë në balotazhin e dytë me emrin :Lidhja për Prizrenin, ku partitë shqiptare të asaj kohe LDK,AAK,LDD,PSHDK u bashkuan në një anë ndërsa në anën tjetër ishte një Koalicion në mesë të PDK, Turqve dhe Boshnjakëve. Ishte një luftë e barabartë dhe shumë e fortë politike.

Por që komplet Qeveria e asaj Kohe në Krye me ish Kryeministrin e atehershem Hashim Thaqin qendronin, natë e ditë në Prizren, madje dilnin edhe nëpër lagjet dhe fshatrat me të thella për të marrë dhe fituar çdo votë të mundshme. Unë këtij koalicioni në vitin 2009 i pata propozuar një fushatë elektorale me një taktikë ndryshe. Tubime të vogla nëpër lagje të qytetit dhe të fshatrave, si dhe punë shumë të madhe me të rinjët dhe te rejat e qytetit të Prizrenit, si dhe fshatrave të kësaj komune. Ky veprim i imi taktik dhe puna e madhe dhe e palodhur ne balotazh e koalicionit Lidhja per Prizrenin arriti sukseset e veta. Ne arritëm që ta fitonim betejën për Prizrenin me Qeverinë e Hashim Thaqit, sepse e dinim qartë se nuk e kishim luftën me Degen e PDK, në Prizren por me Qeverin e asaj kohe. Kur u mblodhën rezultatët perfundimtare Kandidati i Koalicionitë Lidhja për Prizrenin ne vitin 2009 doli me dikun rreth 200 vota me shumë se kandidati i PDK dhe minoriteteve.

 Te revoltuarë nga ky rezultatë kryesia e PDK në krye me Hashim Thaqin dhe Hajredin Kuqin, në orët e vona të mesnatës nga Zanzibari i Prishtinës kishin dhën lajmin e prishjes se koalicionit ne mesë të PDK dhe LDK. Kjo prishje kishte zgjatur 24 orë. Prishja e këti koalicioni do të thoshte edhe humbje e pushtetit për të dyja partit, ku ato u ulën edhe njëherë për ta shqyrtuarë çështjen e Prizrenit. Në atë kohë u bë një pazarë politikë ne mesë të Hashim Thaqit e Hajredin Kuqit nga PDK, dhe Fatmir Sejdiut dhe Eqrem Kryeziut, nga LDK.

Në këtë pazarë politikë u vendosë që Prizreni të mbetët si „kokë turku“ për PDK, ku do tju ipet si peshqesh, PDK, në shkëmbim të vazhdimitë te marrveshjes së Qeverisjes në mesë të këtyre dy partive në nivelin qendror.

Pasi që nuk kishte tjetër mundësi që në atë balotazh të shpallej fitorja e PDK-së se votatë ishin të numëruara, ata shpallën të pavlefshme disa qindra vota pikërisht nga zonatë ku unë kisha ndikim në fitoren e atyre votave dhe e thirrën edhe nje balotazhë të tretë që ska ndodhur asnjëherë në historinë e pluralizmit demokratik. Balotazhi i tretë ishte vetëm farës sa për ta plotsuar marrveshjen ne mesë të këtyre dy partive për peshqeshin që i dhanë në tavolinë Fatmir Sejdiu dhe Eqrem Kryeziu, PDK-së Hashim Thaqit e Hajredin Kuqit. Por tashë çdo të ndodhë me Prizrenin. Ësht hera e parë pasë 18 vitësh që në Prizren ka nderruar balansi politikë.

Në këtë qytet nuk do të jenë në garë për kryetër Komune Kandidati i PDK-së dhe LDK-së,por kandidati i Vetvendosjes dhe PDK-së. Situata ësht mjaftë e komplikuarë dhe lufta politike do të jetë shumë e fortë saqë do të jenë vetëm disa qindra vota që do ta vendosin fituesin, pavarsishtë koalicioneve politike që do të bëjnë partitë në mbështetje të njëra- tjetrës në Prizren. Për faktin se kemi një situatë të re. Tash kandidati i PDK-së nuk do ti merr votat e pakicës turke në Prizren, sepse ato do të shkojnë tekë kandidati i Vetvendosjes, por në anën tjetër Hasi që njihet si bastion i LDK-së për shkak të origjinës së kandidatit të PDK-së që vije nga Hasi ai do ti merrë votat më shumicë nga kjo trevë, kurse pavarësisht deklarimeve dhe marrveshjeve që do të bëjnë deget e AAK dhe Nismes në Prizren, në të shumtën e rasteve elektorati i këtyre Partive do të voton për kandidatin e PDK, kurse përcaktues në kët fitore do të jetë elektorati i LDK-së në Prizren, se ka do ta drejtoj votën e tyre, dhe sa do të dalë ne zgjedhje. Ky elektroratë i LDK-së është para një situate të re politike.

Pas 18 vjetësh ata nuk do të kenë mundësin ta votojnë në balotazhë kandidatin e tyre, por një kandidat tjetër që vije nga dy partitë që janë rivale e LDK-së edhe në nivel qendrorë edhe në nivel lokalë. Kështu që elektorati i LDK-së në Prizren ka dy rrugë. Të dalë tek kutia e votimit dhe ta votoj njërin prej këtyre dy kandidateve, apo të qëndroj në shtepi për të kryer ndonjë punë me familjen e tyre, si shenjë e revoltës që partia e tyre pasë 18 vitesh nuk arrin ta kaloj balotazhin. Sido që te jetë uroj që Prizreni më19 Nëntor 2017 ta zgjedhë një kryetar i cili do të punon për qytetarin Prizrenas, një kryetar i cili do të hapë rrugë që me projektët e ti ta zhvillonë qytetin e Prizrenit, Uroj që më 20 Nëntor Prizreni ta ketë një kryetarë të qytetit që do të punonë që me projekte,koncepte, dhe veprime politike të orjentohet drejtë bashkpunimitë më qytetet Evropiane, dhe këtij qyteti të beslidhjes shqiptare, ti japë një zhvillim që kanë qytetët e ndryshme në Evropë e mos të përseritët ajo kënga e vjetër popullore „Shkoji njani e erdh tjetri, gjithë ma i zi i riu se sa i vjetri“.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s