Intervistë me Dr. Nuri Dragoj , historian e publicist

KJO KËRKON QË TË GJITHË NE TË PUNOJMË SIÇ PUNON SHOQATA E SHKRIMTARËVE ”PAPA KLEMENTI XI ALBANI”

Kjo kërkon që të gjithë ne kudo që jemi të punojmë siç punon shoqata ”Papa Klementi XI Albani” me qëllim që ta shpejtojmë sepse është fat i madh që fuqitë e mëdha që e coptëtuan Shqipërinë dhe ato e kanë në dorë edhe bashkimin…

Intervistën e zhvilloi Fazli Muharremi-Tali

Fazli Muharremi-Tali: Profesor, mirë se ke ardhur në Mitrovicë. Më intereson se si lindi bashkëpunimi me Shoqatën e Shkrimtarëve nga Suedia?

Prof. Dr. Nuri Dragoj: Unë jam njohur me veprimtarinë e Shoqatës së Shkritmarëve dhe Artistëve Shqiptar ”Papa Klementi XI Albani” në Suedi, nëpërmjet punës së tyre, nëpërmjet librave që kanë publikuar dhe të them të drejtën jam mahnitur me një punë kolosale që bëjnë një Shoqatë jashtë atdheut.

Pastaj jam njohur dhe nga afër sepse edhe unë kam qenë i ftuar në Suedi dhe mund të them që kjo që bënë shoqata ”Papa Klementi XI Albani” është një punë e madhe patriotike që i shërben integrimit të shpejt të shqiptarëve në Suedi sepse me librat që këta botojnë, me kontaktet që i kanë me shkrimtarët suedez, me shkëmbimin e kulturave bëjnë që të shpejtohet shkrirja e kulturave dhe integrimi i shqiptarëve sa më parë.

Por, veprimtaria e tyre, e z.Hysen Ibrahimi dhe z.Bajram Muharremi me shokët e tyre është pothuajse e shtrirë në Kosovë, Shqipëri e në të githa treva shqiptare Maqedoni e Mal të Zi që do të thotë se ata po punojnë për të shpejtuar bashkimin e shqiptarëve dhe atë që mund ta bëjë kultura nuk mund ta bëjë kurrë politika. Unë do të thosha që kjo veprimtari që bënë shoqata ”Papa Klementi XI Albani” duhet t’i shërbej edhe politikës për ta pasur si udhëzim për mënyrën se si duhet të veproj për dashurin për mënyrën e trajtimit të problemeve kombëtare, për gjetjen e gjuhës së përbashkët kur është çështja me interesa madhore kombëtare sepse për fat të keq edhe në Shqipëri edhe në Kosovë ende nuk janë përcaktuar disa vija të kuqe ku nuk mund të shkeli askush as qeveria dhe as opozita. Duhet të ketë disa vija të kuqe të cilat janë mbi gjithë politikën. Dhe më duket që Shoqata e Shkrimtarëve në Suedi ”Papa Klementi XI Albani” ka vendosur mbi të gjitha çështjen shqiptare dhe kjo është gjë për tu admiruar.

Them të drejtën duke na nderuar dhe ne me titullin anëtar nderi i shoqatës ndjej më shumë obligim dhe detyrim për të punuar dhe unë do të thosha që puna që mund të bëjnë shoqata të tilla (uroj që edhe shoqata të tjera të aktiviziohen) do të ndikoj më shumë edhe në afrimin e kulturës sonë midis njëri tjetrit sepse edhe ne vet Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi ende kemi ndarje dhe barrikada të cilat janë artificiale por që duhen shembur, duhen shkrirë, duhet të punojmë më shumë për të konsoliduar gjyhën, për të pasur një abetare, një histori, për të hequr dhe doganën sepse në qoftë se nuk do të kemi identitetin tonë, në qoftë se nuk do të kemi respektin ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj vetes nuk mund të na respektojnë të huajt.

Ndryshimet janë të jashtëzakonshme. Unë jam në Mitrovicë për të tretën herë. Herën e parë kur kam qenë ishte klima shumë e ashpër, herën e dytë ishte bllokuar kalimi te ura e Ibrit. Sot ka një ndryshim, ka një përparim. Më thoshte një mik i imi në Kosovë ku i sheh ndryshimet në Kosovë? I thash po ka ndryshime. Ta them unë? Para viteve të 90-ta ne dilnim në pikën e Morinës dhe shikonim Kosovën me dylbi, sot e shikojnë serbët me dybli. Por, kjo kërkon që të gjithë ne kudo që jemi të punojmë siç punon shoqata ”Papa Klementi XI Albani” me qëllim që ta shpejtojmë sepse është fat i madh që fuqitë e mëdha të cilat e coptëtuan Shqipërinë dhe ato e kanë në dorë edhe bashkimin, natyrisht duhet puna jonë por vetëm ne nuk e bëjmë dot. Ato janë penduar për atë që kanë bërë në Konferencën e Londrës dhe në Kongresin e Berlinit dhe janë bindur tashmë, janë ndërgjegjësuar që çështja e Ballkanit nuk mund të zgjidhet dhe nuk mund të ketë qetësi pa u zgjidhur çështja e shqiptarëve.

Për fat ajo është në rrugën e zgjidhjes dhe do Zoti që edhe për një dekadë trojet shqiptare të jenë të bashkuara por kjo kërkon shumë punë nga politika që nuk varet nga ne por edhe nga ne si qytetarë, si intelektual me shkrimet tona me publikimet tona, me qëllim që të ngrisim ndërgjegjën kombëtare në nivel më të lartë, me qëllim që të ndërgjegjësohemi që të bëjmë më shumë dhe duke bërë secili do të arrijmë qëllimin final që është bashkimi por edhe emancipimi i shqiptarëve si faktor paqeje në rajon e më gjerë.

Fazli Muharremi-Tali: Profesor, po shof shumë botime të librave këtu. Si do të vazhdon bashkëpunimi me Shoqatën?

Prof. Dr. Nuri Dragoj: Ne këtë punë kemi. Po botojmë dhe shkruajm libra. Librat e mijë lidhen shumë me veprimtarinë e shoqatës ”Papa Klementi XI Albani” p.sh: ky është një libër që flet për prapa skenat që janë zhvilluar në Konferencën e Londrës, këtu tregohet se çfarë pazare janë luajtur para se të fillonte konferenca dhe gjatë konferencës që u arrit me coptëimin e Shqipërisë.

1

Ky është një libër tjetër që bënë fjalë për ditët e sotme ”Rreziku i shkombëtarizimit” edhe këtu kam goditu në plagë.

Sepse, rreziku u ç’kombtarizimit, në jugun e Shqipërisë para tre vitesh ishin regjistruar 12500 familje shqiptare që e kishin ndërruar kombësinë nga shqiptar në grekë.  Po kështu kemi familje shqiptare maqedone, kemi malazeze, mund të ketë edhe këtu në Kosovë ndonjë që është kthyer në serbe (për këtë nuk jam i sigurt).

Ky është një problem shumë i madh nga i cili duhet të heqim dorë, duhet të jemi krenar që jemi shqiptar në kuptimin e mirë të fjlaës, ta duam vendin dhe të punojmë për ta konsoliduar Shqipërinë. E dyta, për fat të keq për shkak të dhunës e cila është produkt i përndjekjes së shumë shqiptarëve që janë në Suedi që janë mbi 60 mijë shqiptarë nga të cilët ka dal një shoqatë e shquar ”Papa Klementi XI Albani”. Nuk duhet të harrojmë gjuhën shqipe jemi duke u kthyer me origjinë shqiptare, unë jam tmerruar u them vij nga Ksamili kur dy familje të anës tonë shqiptare që unë i njihja të cilët kishin 15 vite në Greçi dhe u flisnin fëmijëve në gjuhën greke në plazhet e Shqipërisë. Kjo është e tmerrshme.

Dhe unë bëj apel që ti thirrim mendjes që të gjithë. Sepse tha njëherë në një takim ambasadori amerikan ”Greçia nuk hap shkolla shqipe, as Serbia apo Italia por nënën kush e pengon të flas shqip”?! Dhe unë them se janë nënat kosovare ato që e kanë mbajtur gjallë gjuhën shqipe dhe që gjithë bota u detyra ti kthej sytë nga Kosova dhe të na i jap të drejtat që i meritojmë sepse në qoftë se do e kishim humbur gjuhën nuk do të kishim këtë të drejtë.  Prandaj them që kjo që bënë shoqata e ”Papa Klementi XI Albani” është një mrekulli dhe është një fotografi, dokumentar, film, një mesazh që të shërbej për të gjithë të tjerët me qëllim që ne ti shmangim rreziqet që i vijnë Shqipërisë të paktën ato që varen nga ne.

Ato që varet nga tjerët  le të bëjnë atë. Por politika botërore në qoftëse dim të respektojm veten tonë, janë të detyruar të marrin drejtqëndrim. Në qoftë se ne grindemi me njëri tjetrin ata do të duartrokasin sepse midis këtyre në këtë Evropë ka plot që nuk na duan. Jo gjithë Evropa është pro shqiptare siç edhe e dim. Por,  ne do ta bëjmë pro shqiptare në qoftë se ne do të jemi të bashkuar dhe në unitet të punojmë për këtë çështje. Faleminderit.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s