LUKJA

LUKJA

     Tregim

Nga  Përparim  Hysi

 Lukja është shkurtimi i emrit Flamur,por unë, ngaqë  e kam patur edhe nxënës, edhe komshi, ndryshe siç qe regjistruar, e thërrisja Luke dhe, kështu e thërres dhe sot e kësaj dite,kur Lukja është bërë goxha burrë e familjar shumë i mirë. Nëse po shkruaj për Luken, kam arsye madhore. Nga përvoja ime 40-vjeçare në arsim, kam arritur në përfundimin e paluajtshëm; nuk është vetëm mësuesi që vlerëson nxnënësit, por janë edhe nxënësit që i vënë notën mësuesit. Dhe, tek shkruaj kështu, mos kujtoni se shkruaj me apriori. Jo. Përkundrazi.

Ndodh që nxënësit janë të pagabueshëm në notën që i vënë iks mësuesi, kurse mësuesi- për fat të keq, ndodh shpesh,- janë pak subjektivë në vlerësim në iks  apo ypsilon nxënës. Lukja, sado komshi me mua,qe nga ata nxënësit e ” avashtë” që nuk ia  thoshte  për mësime dhe  dallohej nga bashëshokët e tij  të klasës,se qe më i vogli me trup dhe ,veç kësaj, kurrë nuk e mbaj mend që të merrte pjesë ose në ndonjë lojë si të tjerët dhe as për ndonjë sherr apo indisiplinim tjetër. Shpesh herë,Lukja, më kujtonte  atë LULIN E VOCËRR të MIGJENIT që shikonte vetëm punën e tij. Në shkollë vinte për ditë, por mësimet s’i honepste.

Shkolla 8-vjeçare qe me deytyrim dhe LUKJA, pasi u reformua shkolla, qe në atë moshe, kur ENVER HOIXHA,tek diskutonte për këtë rfeformë (shkolla u kthye nga 7-vjeçare në 8-vjeçare), paskej thënë:- Po çfarë mësuesi a mësuees je ti, kur lë në klasë një fëmijë të klasës së parë? E tha Enveri, dhe, të paktën ashtu, flakë për flakë,paska kaluar dhe Lukja. Por nuk qe i vetëm ky. Se për ta sjell më afër atë” avashllëkun” e Lukes, e kam mbresën të gjallë dhe sot. Nga fshati ynë  (aty ku jepja mësim), shkoi të vazhdonte klasën e parë një fëmijë “handikapat”.

E vazhdoi në Tiranë klasën e parë dhe,kur u kthye,u ndodha atje. Nxori dëftesën dhe me aq sa kish “nxënë” në shkollë,lexonte pa ia bërë syri tërr: gjuhë shqipe -katër; këndim-katër; arthmetikë- katër dhe, kur përfundoi  së lexuari rekordet që kish  arritur atje, tha:- Mësuesja ime është budallaçkë. Unë me katra dhe në fund thotë:- Kalon klasën e parë!!!  Ku ta dinte ai,se porosia për të kaluar të gjithë  nxnësit e klasës së parë kish ardhur nga lart? Kaluan kështu klasën e parë dhe, sosin, papritur e pakujtuar në klasën e tetë. Them kështu se nga dyzet vjet në arsim, gjysmat e këtyre viteve unë i merrja nxënësit në klasën e tetë, se klasa e tetë kish provime lirimi në gjuhë-lexim dhe  matematikë.

   *      *     *

Me ne, mësuesët,ndodh diçka e çuditshme: mbajmë mend më shumë trazovaçët dhe këta që nuk ia thonë për mësim,se  sa të mirët e shumë të mirët. E kam provuar jo vetëm vet, por dhe me kolegë të tjerë të mi.  Qeshë me një koleg më të vjetër se sa unë, mësues shumë i nderuar në rrethin e Fierit, i ndjeri HAJRO KADAREJA. Qe pjesën më të madhe të kohës o drejtor, o nëndrejtor  shkolle në një lagje pak të “ashpër” dhe me autoritetin e tij si drejtues, i kish vënë në”binarë” ata trazovaçët ,që, po të gjenin shesh,e bënë përshesh shkollën. Shkolla ku qe drejtor HAJRO KADAREJA qe nga më të mirat në Fier. Si mësues cilësor, vitet e fundit,HAJRO KADAREJA qe emëruar si specilast për gjuhën e letërsinë në Kabinetin Pedagogjik të Fierit. Pikërisht, kur punonte në kabinet (qe me një këmbë për në pension),një ditë po ecja me të  dhe, befas, u rrëfye një djalosh dhe foli:- Drejtor (ishte fjala për Hajron),- tha djaloshi,- më mban mend?

Miku im,aty për aty, nuk e humbi toruan dhe i tha:- Dale! Më thuaj ke qenë nga të mirët apo nga ata,trazovaçët? -Trazovaç sa shok veten kam patur. Miku im, pasi e shikoi njëherë  mirë e mirë,pyeti:- Mos je ti,X…? -Doravet,- u përgjigj trazovaçi. Dy gurë bashkë nuk i lije,- tha drejtori,por qenke bërë goxha djalë tani. Drejtor,- tha djali,- bashkë me këtë mikun që ke, hajde se do t’ju qeras. Kur tha “do t’ju qeras”, vura re që  miku im sikur u drodh.

E kundërshtoi me shumë politesë ftesën e ish-nxënësit dhe u nda me atë shumë miqësisht. Ngaqë erdhi rasti i “ftesës për qerasje”, nuk kam se si mos shkruaj dhe dy fjalë për të ndjerin Hajro Kadare. Si të njohur të vjetër,e futa si me pahir një ditë në klub. Erdhi dhe sikur rrinte mbi gjemba. Jo më vonë se të nesërmen, kish zënë vend mu tek dera e klubit dhe më futi ai mua me pahir. I dukej vetja sikur hynte në borxh dhe nuk flinte rehat. Nuk ia gjeje shokun për të ndershëm dhe të përpiktë në punë:ishte si orë “Omega”. Në e solla në këtë tregimin tim, dua t’u them  lexuesëve se kështu ndodh në raportin mësues- nxënës.

Thashë që nxënësit i merrja në klasën e tetë dhe,sa i merrja, i testoja për t’i njohur. I vija të lexonin dhe,veç tyre, u bëja një orë dikitim. Sa kam vënë re nga përvoja ime, gjithmonë kishte një”skuadër” që nuk meritonin të ishin në klasën e tetë:as dinin të lexonin dhe gabimet i kishin të shumta. Unë jepja në tri paralele dhe,po t’i mblidhje këta të”avashët”. bëheshin rreth 15 të tillë. Natyrisht, që nuk isha magjistar që mund të bëja dhe ata si shokët. Në këta të” avashët” një vend “nderi” zinte dhe Lukja. Këtë kontigjent e trajtoja fare ndryshe nga shokët e tyre. Kur bëja diktim,këtyre ua jepja tekstin përpara dhe kishin për detyrë jo vetëm ta kopjonin pa gabime, por dhe të shkruanin bukur.

Në lexim letrar,ndryshe nga programi që kishin shokët, duhet të mësonin përmendësh” Himnin Kombëtar” nga Asdreni;”Gjuha jonë” nga Nailm Frashëri; “Gjuha jonë” nga Mjedja dhe fragmentin nga “Poema e mjerimit” nga Migjeni. Këtë e kishin detyrë të përhershme në lexim dhe,për çdo ditë në shtëpi, të kopjonin nga një copë leximi a nga gjuha. Këta (të”avashtët”) as që dinin gjë as nga sintaksa e nga gramatika dhe as nga leximi shpreshës e për figurat letrare. Veproja kështu,enkas për t’i vënë në punë që,nesër, kur të kalonin klasën e tetë mos thoshin:- Ja, kaluam kot. Kjo punë dha rezultat,por pati nga ata që as e vinin ujët në zjarr dhe unë e lija me provim në vjeshtë. Me provim në vjeshtë e lashë dhe  Luken, komshinë tim.

Ka qenë fundmarsi i vitit 1997. Unë punoja në Drejtorinë Arsimore  si inspektor për gjuhën e letërsinë dhe, ngaqë isha kthyer shpejt nga një kontroll operativ aty,në MBrostar- Ura ku banoja, kisha dalë e po rrija tek ullinjtë se ishte një ditë e bukur pranvere. Kodrat të mbushura me ullinj aty mbi xhade, duken si një aeropag apo  si një podium mbi fshatin poshtë xhades ku janë vendosur të gjitha shtëpitë e këtij fshati të madh.

I gjithë podiumi oshtin nga zëra dhe shumica e zërave vinin prej ish-nxënësve të mi që,për fat të keq, janë të armatosur deri në dhëmb dhe sikur presin ndonjë armik të zbresë nga qielli. Nuk kishte pamje më mjerane. Të “armatosurit” kishin në krye një nga ata,që miku im i ndjerë,HAJRO KADAREJA, i quante”trazovaç”. Ky, kapoja i tyre, tha:- Çuna! Sapo erdhën rrogat. U sulën të tërë dhe, sipas”meritave” zuri dhe po u jepte”rrogat” si “punëtorë nafte” në një nga ndërmarjet e naftës. Të gjithë qenë ish-nxënës të mi dhe,jo pa  shpoti, i them “kapos”:- Po unë a nuk jam “punëtor nafte”?
Ai, flakë për flakë:- Profesor, nuk është punë për ty se është e rëndë!

Duke shkëmbyer këto shpoti me ish-nxënësit e mi, shikoj që aty në xhade,kur merr kthesën për në fshat, zbriti një çift i ri. Kur i vështroj më mirë,vura re se “dhëndrri” që zbriti qe Lukja dhe,e reja, qe nusja   e tij. Qe ditë e bukur dhe nuk më bëhej të ikja,ndaj e zgjata dhe ca” vakancën” time. Kur shoh që”dhëndërr”Lukja,mbasi kish ndërruar lëkurën,kish vënë tri lopë përpara dhe i solli për kullotë aty, tek ullinjtë. Në dorë një transistor,kufje në vesh dhe qejf ,o qerrata! I la lopët në kullotë dhe u afrua aty,tek kuvendi i”burrave”. Duket xhëç e mundonte dhe,sa mbrriti,e zbrazi:

-Presor Papi( Lukja ta vrasësh dhe nuk e thotë dot fjalën profesor),tha:- Të kujtohet që më le në provim në vjeshtë,mahere për atë”kafshatën” (është fjala për “Poemën e mjerimit” të Migjenit që fillon me vargun”Kafshatë  asht,or vëlla, mjerimi/kafshatë që ngec në grykë e të zë trishtimi). Epo nuk e mësonjam dot dhe mirë bëre. Por tani një fjalë kam me ty,presor:- Ti je për provim në vjeshtë apo unë,Lukja?

Të gjithë u bënë kurreshtarë se Lukja nuk trazonte kurrë njeri,por ja që i kishte ardhur gjahu në shteg dhe nuk duronte pa e “vrarë”. Se ky,”gjah”,qeshë unë me budallallëkun tim dhe Lukja për të shpërndarë mjegullën, vazhdoi:- Ku i çove paratë e Suatit,presor? Suati është imbir që për 6-vjet punoi në Greqi dhe unë,presori i Lukes, si i mençëm i çova tek  Gjaliica dhe i shumëzova me zero. Dhe Lukja i”kafashatës” vazhdoi:- I hodhe në Gjanicë(lumthi që kalon mespërmes Fierit),presor dhe Lukja që le për vjeshtë,i thashë atyre:-Gjeni qishë e të faleni se Lukja nuk e ha atë kokërr ulliri.Unë drejt e në arkëz të kursimit dhe,siç e pe, udhëtoi me taksi,po kam dhe tri lopë,sado që ajo”kafshata” më la për vjeshtë. Duhet mendje, presor!Hë gjej paratë,po e le tët bir për kafshatën e bukës. Je për “provim në vjeshtë”,presor. E zbrazi batarenë dhe,i kënaqur, që më së fundi, e nxorri atë”kafshatën” nga gryka dhe ma la mua shul e shul. Podiumi shpërtheu së qeshuri dhe Lukja,sfidues, më tha:- Presor, na këtë “rajdon” e dorës se të përshëndes me  një valle dyshe! Më ikën lopët, mua, presor!!!

                                Tiranë,10 dhjetor 2017

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s