“Me Sytë e ëndjes” të Linditë Ramushi Dushku

Sokol Demaku

                 “ME SYTË E ËNDJES” TË LINDITË RAMUSHI DUSHKU

  -përmbledhje poetike në 96 faqe, botuar nga Shtëpia botuese Beqir Musliu Gjilan

Poetja e mirënjohur Linditë Ramushi Dushku na vjen si sihariq me përmbledhjne e saj poetike “Me sytë e ëndjes”, ku ajo përmes vargut shprehë atë që ndjen për botën që e rrethon. Poezitë e sajë përmbajnë fjalë zemre dhe shpirti.

Autorja edhe si e re është marrë me krijime letrare kryesisht me poezinë dhe si duket shpirti i saj krijues ka gjeturë vetën e tij në vargun  poetik dhe rrugën e vargnimit të vargut lirik sot. Por duhet thënë edhe ate se poezia është ajo gjini e cila  nuk njeh moshë, por se janë emocionet ato të cilat lindin te vet krijuesi për vargun poetik.

Ajo përmes poezive të saja sjell botën e saj shpirtërore, shpreh dashurinë e madhe që ka për njerzit e saj, e vend të posaqëm në lirikatë e saja ze natyra me bukuritë e saja dhe çdo gjë që e rrethonë ate e shprehurë me në menyrë mataforike për dashurinë.

Pra lirika e dashurisë zë një vend të posaçëm në përmbledhjen “Me sytë e ëndjes”,të Linditë Ramushi Dushku ku ajo me metaforën e përdodrurë me një mjeshtri mjaftë të hollë shprehë ndjenjat e saja të brendshme e këtë e verëjem që në fillim kur në poezinë “Drithërimë e hijeve të natës” poetja thotë:

Mbi mua përqafimi si lis i degëzuar gjelbrimi

Mes gushës e gjoksit avullon ajrin me frymë

Më pushton si litar që puth thuprat e bashkuara

Më palos si lulebardhë pa njolla.

Ate çka ajo ndjen, ajo e shpreh në mënyrën më origjinale të mundshme në vargun  e saj, varg i cili le shumë të kuptohet dhe të ndjehet nga që poetja shpreh përmes tij, e ndjen ajo dhe e latos për mrekulli me metaforën e përdorurë si e thash me herët me mjaftë mjeshtri që poetët me siguri ja kanë për lakmi dhe zili. E këtë mund ta hetojmë dhe përjetojmë më së miri tek poezia e radhës me titull “Mendafshi i bardhë” ku poeta thotë:

Gjoksit të kalitur si pemë e njomë

Ku çerdhe ndërtojnë dallendyshet e ngrohta

Lotojnë këto degë të holla stine

Marrin me vete edhe grimcat e kujtimeve.

Bazuar në poezitë e këtij vëllimi të Linditë Ramushi Dushku ne mund të konstatojmë se kjo na befason për të mirë me këtë që tham më lartë, pra me përdorimin me mjaft sukses në vargun e  saj të metaforës e ku përmes saj ajo pasyqron ndjenjat e saja të brendshme dhe ate çka ajo ndjen dhe ka ne vetën e saj. Një kolorit metaforik që nuk mund  ta gjejmë edhe tek shumë autor tjerë bashkëkohor sepse ajo këtë metaforë e gjen në ambientet ku ajo gjendet, në rrethin që ajo për çdo ditë e frekuneton apo më mirë të themi edhe ajo vet është pjesë e atij rrethi dhe e ndjen ate.

Është me vlerë ndjenja që autorja shprehë sepse ajo është plotë optimizëm në vargun e  saj, ate e shprehë në froma të ndryshme, e ndjen ate dhe ajo e shprehë përmes asaj çka ajo ndjen në shpirtin e saj. E mund të them se kjo është ndoshta ajo më e veçanta e poezisë së Linditë Ramushi Dushku. Ja çfarë thotë tek poezia “Melodi e këngës tënde”:

E ëmbël

Kjo kupë e qershisë së ndezur

Si valë ridhte nëpër damarë lëngu i saj

Shtati i hedhur

Rrjedhën përcillte plot guxim

Ndezur nga shkëlqimi syve

Zjarri lajmëtrar shpertheu

Duke lexuar poezitë e këtij vëllimi peotik por edhe duke kujtuar edhe poezitë nga përmbledhja e parë ”Mos hesht”botuar kaherë na del se autorja premton shumë në lamin e poezisë dhe se ka një afinitet në këtë drejtim ku lirika e saj është e ngërthyerë nga metafora lirike që asaj i jep mundësinë për një paraqtije sa me dinitoze të jetës së brendshme.

E këtë e shpreh autorja më së miri tek poezia e saj “Zëri i natës” kur ajo thotë:

Mbase lisat e shuajnë dhe zjarrin e oxhakut

Të bërë me tulla të reja

Edhe pullat e këmishës do të kishin

Qepje e vija të reja

Sikur bora do të mbulojë palgët e murrme

Do te rinonte veç atë që kërkova

A më duhet të bërtas

Apo veshët s´të dëgjonin kur të thashë.

Por gjatë leximit të lirikave të Linditë Ramushi ne do hasim në ndjenjat e autorës ku ajo përmes motivit të dashurisë, ajo me mjaft mjeshtri fiton mbi botën e brendshme dhe se çdo herë del fitimtare nga ndjenjat dhe bota egosite që sot është shumë aktive në jetën e përditshme. Ajo përmes vargut të saj arrinë të depërtoj thell në botën egoiste dhe se se ajo ka arritur të prezentoj misteriaet e kësaj bote dhe ajo në vargun e  saj reflekton vullnetin, dëshirën dhe atë ëndërren favorizuese për të mundur dhe dal fitimtar në stuhit e kohës, përmes vargut idilik që me metaforën e përdorur del shumë i fortë dhe e benë lirikën e saj  shumë të qendrushme.

Këtë do e gjejmë shprehurë për mrekulli terk poezia”Rrënqethej” kur autorja thotë:

Akoma ishte aty ku mbrëmë e pata lënë

S`e di pse s´e mora kur vetë ma patë thënë

Po ku e dija unë që drita e tij ishte kaq e madhe

S`e dija as se dita ia shpalos atë fytyrë rozë

Atë kallam të fortë.

Me shumë ëndje lexohen këto vargje ti quaj magjike të përmbledhjes poetike “Me sytë e ëndjes”, të Linditë Ramushi Dushku, një poete e re nga Gjilani. Një përmbledhje lirike e thururë në bazë të ndjenjave shpirtërore të autores. Vepër që nxjerrë në dritë shpirtin e bardhë të njeriut pa marrë parasyshë situatatë në të cilat ai ndodhet apo gjëndet. Kjo ndjenjë e shprehurë të bënë të mendosh se si poetja ka arritur të shprehë ndnjejat e saj përmes lirikës së nderthururë me ndjenjat e brendshme por edhe me ato që rrethojnë autoren, si natyra me bukuritë e saja, bota që e rrethonë ate, dhe emocionet të cilat, në vehte ngërthejnë jo vetëm ndjenjen e brendshme të autorës, por e bëjnë edhe më të fortë vargun në shprehje.

Këtë e ndjejmë më së miri në vargjet e poezisë ”Kur përshërisin fletët” kur autorja thotë:

U bëre fletë e shkeputur nga pema

Për të mbërthyer kokën e frytit

Si plis mbi flokët e rremosura

Me aromë të mbyllur.

Melodia e rënies së asaj flete

Fishkëlleu në veshin tim si ushtimë stuhie

Vargisur notat në telat më të rrahur

Si plumb i shkriråé n ë pjatë të porcelantë.

Por në vazhdën e vargëtimit të saj Linditë Ramushi Dushku na del se është shumë optimiste në jetë, në ate çka ajo e ndjen dhe se me plotë kuptimin e fjalës ajo përmes lirikës së saj krijon stilin e saj në artin e shprehjes së fjalës për jetën, dashurinë dhe lumturinë shpirtërore të njeriut.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s