Moza qan për babin!

Kujtimit të mikut tim,HAJREDIN  NASUF NIKOÇI

Nga   Përparim  Hysi

Kaluan 6-vjet e tetë muaj
Dhe unë të kujtoj dhe qaj
Ja, pak nga pak, vjen viti i ri
Por nuk më gëzon shpirti (se nuk je ti)

Nuk je ti që ishe aq i mirë
BABI! Kishe një shpirt xhevahir
Mallkim nga ne, o moj vdekje e ligë
Na  e more Babin që t’u bëftë mu në grykë!

Dhe ike, o BABI, si  një dhimbje e madhe
Të gjithë, ne mbetëm si në alarme
Mamaja ulërinte me oh e ah
Se të donte dhe, tash, ka mbetur si me një krah.

Po ne, fëmijët, të mbetur si jetim
Duket sikur nga shtëpitë na kanë hequr çatinë
Çati qe për ne, sado kishim tonat familje
Po për secilin,njëherë rehat nuk flije.

T’u qep sëmundje e ligë dhe mjerisht nuk të faii
Babi! Ne të duam dhe na mbyti për ty malli
Qan Kimetja,Moza, Gëzimi,Agimi*
Ah, sikur të na shohësh! Na mbyti pikëllimi.

Na u prish gëzimi,BABI! Tek ne s’ka më gas
Sado që ti ke vajtur drejt e në PARAJSË!
Je në PARAJSË,se të ka zgjedhur ZOTI!
Ta dish, o BABI, i nxehtë  për ty na rri loti.

Ty të qau kushdo se ishe aq bujar
Se kë, o BABI i dashur,  nuk kishe ndihmuar.
Ndihmoje pa interes ( nga  janë e nga s’janë)
Se ti, o BABI, qe zemëroqean!

Njerëz të tu, po se po, dhe vëllezër e motra
Si vëllezër e motra,për ty, u bë gjithë bota
Ndaj që të gjithë më 1 prill të përcollën  **
Ah, sikur të na shihje,BABI, si grushti u mblodhëm.

Kanë kaluar 6-vjet dhe të tjerë, natyrisht, do kalojnë
Po ne, sa të jemi gjllë,kurrë nuk të harrojmë.
Me lot vijmë e lagim; I njomë do rrijë varri!
Se të kemi në zemra dhe  çdo ditë na bren malli.

*fëmijët e Hajredinit
** është ndarë nga jeta më 1 prill 2011.

                     Tiranë, 12 dhjetor 2017
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s