“Një udhëtim në fluturim me ndjenjat” të MINA ÇAUSHIT

Impresione nga një libër me lirika
Nga  Përparim   Hysi


Pa e filluar shkrimin, po them atë që,zakonisht, thuhet në fund: jam i mpresionuar nga ky libër i Mina Çaushit. Kur e pyetën një të moshuar se ç’është jeta për ty, ai u përgjig:- Jeta është një rrugë,për disa e shkurtër dhe për disa e gjatë,por unë,- tha i moshuari,- që rrugën e pata të gjatë,them këtë:-Hyr  nga një derë dhe del nga një tjetër. Jam afër e gjatë me atë thënien e atij plaku të mençëm,por, kur lexova  poezitë e Mina Çaushit, kam për të shtuar dhe diçka: poetët me vargjet e tyre jo vetëm e zgjasin rrugën e jetës,por, në  një farë mënyre, i japin jetës një kuptim edhe më të plotë,por edhe më të bukur.


                    *     *    *

Mineja (enkas për lexuesin se  autorja është femër dhe mos e konfodojnë me Minai),është një poete e shprehjeve të aty për atyshme. E ndjen poezinë dhe me vrap zë e shkruan. Tek i dhashë fund këtij vëllimi (ajo është autore e 14 librave), më vjen ndërmend,nobelisti rus, Boris Pasternak, një nga poetët më  në zë që,për çudi, nobelist u bë nga romani”Doktor ZHIVAGO”, si mjeshtër i vargut, thotë:- Poezia është fishkëllimë që shpërthen në çast apo krisje akulli në stuhi.

Nuk i referohem më kot kësaj thënie,se si fishkëllimë është, në tërësi, poezia e Minas. Nuk ka gjëkund shtirje apo “spërdredhje” për t’u hequr para lexuesit se ja: nëse nuk më lexoni mua dhe u bë kiameti. Pikërisht, pse  është e “atypëratyshme”, poezia e saj është jo vetëm e pranueshme,por edhe e pëlqyeshme. Veç kësaj që thashë më lart, MINA ÇAUSHI, nuk e zgjat  dhe ca më tepër:ta stërgjatë poezinë. Ashtu si dy fjalë që ndajnë detin, me pak strofa tek MINA ÇAUSHI do gjeni poetin.

Për të dalë nga retorika e thatë imja, në “poezitë e njoma” të  poetes,po sjell disa  poezi të saj si referenca të asaj që shkruaj. “Kur futesh ti, në zjarrin tim/ Sikur shkreptin një vetëtimë/ Atëherë  jeta merr kuptim.(Vetëtimat e jetës).

Ose, fare me pak vargje,MINA ÇAUSHI, sikur e “vizaton” botën reale:” Nuk ka botë tjetrë/ të më besoni/ Bota reale është këtu/Kur flas e qesh e më dëgjoni/Bota reale jini ju.

Duke shkruar shkurt,poetja rreh  me pulsin e kohës dhe të lexuesit, njëherësh. Ajo e di mirë që lexuesi,tanimë, është bërë”qibar” dhe e ka më lehtë që të merret me kompjuter, lap-top apo ajfone  dhe godit në shenjë: shkurt dhe jep mesazhin. Duke vepruar kështu, bëhet më e pranishme tek lexuesit dhe siç më tha “Në promovimet e librave të saj, atje, në Kamëz,ku jeton,ka një pjesëmarrje të madhe,sidomos, nga nxënësit e shkollave. Unë,- tha Mina,- ua kam  mbushur bibliotekat plot dhe nuk ka kënaqësi  më të madhe, se sa ajo kur nxënësit e shkollave recitojnë poezitë e mia.”

Dhe vërtet është një shpërblim apo sadisfaksion i madh për çdo autor,se vetëm lexuesit janë  ata që i vënë notën cilitdo autori.

Duke mos i zgjatur poezitë,MINA ÇAUSHI, sikur ka bërë pronë të saj, një thënie bukur dhe me vlerë të një prej Poetëve më të mëdhenj të  botës,lirikut të bukur rus,SERGEI ESENIN që thotë:- Poezia nuk duhet zgjatur më shumë se tri katër strofa.

Ndonjëherë, poezia e MINA ÇAUSHIT e jep mesazhin si sentencë. Mjafton të lexosh poezinë “Puthja vendimtare” ku,pasi i jep puthjes disa atribute ( janë,me sa kujtoj, dhjetë të tilla), tek përfundon, thotë:” kur të japësh puthjen/ duhet të mendohesh/ që më pas, e dashur/ ti mos pendohesh.

Ka disa poezi të tilla ku mesazhi të jepet në dorë dhe, kur gjykoj për këtë çiltërsi të rrallë të saj, nuk ka  se  si mos më shkoj mendja në atë që ka thënë shkrimtari i madh francez,GUSTAV FLOBER që thotë:- Autori në veprën e vetë duhet të jetë si PERËNDIA: kudo i pranishëm dhe askund i dukshëm.


                     *      *    *

Se sa jetësore është poezia e poetes,tregon,veç tjerash dhe kjo poezi “ÇIfti i përparuar”. Si për të prishur atë”konfort lirik” që e ka si”kostum për librin”,autorja ta çon buzën vesh më vesh me këtë poezi. Që mos bëhem i bezdisshëm,është historia  e një çifti të porsamartuar dhe,kur,sipas traditës,pritej “njolla e gjakut” mbi çarçaf, nusja rrëfehet se ka”ngrënë bakllavanë”( këtë metaforë përkëdhelëse përdor autorja) dhe  “dhëndri i përparuar” shpon gishtrinjët dhe njollos çarçafin. NJë “delikt” që kapërcehet me urimin:-Të trashëgohet!

Janë  ca poezi të autores që, patjetër, duhet t’i thuash të tëra,se,po veprove ndyshe,poezia zhbëhet.

Më ndiqni!

                               Pa fjalë

                         Papritur, mes nesh,

                         Fjalët u ndërprenë.

                         Ndihej vetëm…

                         Frymëmarrja jonë e thellë

                         Si notari që çan me pash

                         Detin e gjerë…

Ndonjëherë,poetja,sikur loz me vargun  dhe mbaron poezinë me një pyetje retorike.Kjo pyetje i jep vlera të epërme poezisë:

                            A e gjeni?

                   Shishen e birrës e piu gota,

                    Të gjithën… sa e thau.

                    Kur u ndanë me njëra- tjetrën

                    Gota, përse qau?!

Ose, a e zbërtheni dot aluzionin tek kjo poezi?

                         Birra dhe vera

                    Shishen e birrës që ta pi,

                    Dua që ti të ma dhurosh

                    Për mirësjellje, verë do kesh

                    Sa të notosh…
                *    *   *

Kur i shoh në tërësi lirikat e këtij libri, s’kam si mos ndalem veçanërisht tek ndonjëra,si:”Mungon një fjalë””U dogjëm nga shikimet/ u lodhëm nga qortimet/u lodhëm duke pritur/kokën khejmë në të ikur/ sa e bukur qe prekja/ buzët na plasën nga etja/ nga puthjet e nxehta u treta/ u trete dhe ti për mua/Mungoi veç fjala:- Të dua!

Tek qëndroj tek këto vargje seç bëj një analogji me atë që ka thënë NIÇe tek”Kështu foli Zarathustra”:- Duhet të bëhesh gati  të djegësh veten tënde, brenda flakës tënde; se si mund të bëhesh i ri, pa u bërë,së pari,hi?

Dhe nuk  kam se si i mbyll këto impresione, pa cituar për lexuesit poezinë” Jetoje çastin”.

                                       Jetoje çastin

                            Si era e dimrit që troket mbi xham

                            Ashtu trokite ti në shpirtin tim

                            Tani në afshin tënd dua të futem

                             Të më pushtosh pa fjalë,ashtu si di.
::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

                              Dhe kur “ritmika” jonë në qetësi do të bjerë

                              Ktheu që  ta jetojmë këtë çast dhe njëherë.

MINA ÇAUSHI me lirikat e saj më bindi që  t’i zë besë  asaj thënies me vlerë  aksiome të POETIT të madh grek,JORGOS SEFERIS që thotë:- Trualli i poezisë është në zemrën e gjithë njerëzve.
MINA ÇAUSHI është vitale dhe, me siguri,është duke përgatitur për botim ndonjë libër tjetër. Unë e uroj:-Me të tjera!
 

                                  Tiranë, 17  dhjetor 2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s