Poezi malli, për Shqipninë

Nga: Parid A.Markaj

 N’ ty mendoj, kur agon drita,
kur bylbyli mallshëm këndon;
n’ ty mendoj, kur soset dita,
terri botën, kur po e mblon…
Veç se ty, të shoh unë n’andërr;
veç se ty, çuet t’kam n’mendim;
ndër t’vështira, ti m’je çandërr;
për ty, i lehtë, m’vjen çdo ndëshkim. 
Tjera brigje, fusha e zalle,
unë kam pa, larg tue ba shtek;
e shikova unë tjera valle,
n’tjera lule syu m’u rrek…
Por nji fushë ma e blertë nuk shtrohet,
por nji mal ma bukur nuk rri,
ma i kulluet nji lumë s’diktohet,
moj Shqipni e bukur, si i ke ti!

N’ ty ma i bukur lulzon prilli,
janë ma t’kandshme stinë e mot;
n’ty bylbyli, ende pa le dielli,
i këndon, ma ambël, t’Madhit Zot.
Pa ty, lules s’ m’i vjen e mirë era;
pa ty, as pema fryt nuk më bjen;
mue, pa ty, nuk m’del prandvera;
pa ty, dielli qartë nuk m’shkëlzen!…

Dersa t’ mundem me ligjërue,
e sa gjallë me frymë unë jam,
kurr Shqypni, s’kam me t’harrue,
edhe n’vorr me t’përmendë kam!

Shqipe, shko ti n’ fluturim,

çoma mallin, n’Atdheun  tim!

Nju Jork (ShBA), 28 nëntor 2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s