Poezi nga Mehmet Bislimi

Thyerjet në pasqyrë

 

Sirenë

 

fatin joshës kërkojmë

mbi krahët e këngës

butësisht shaluar

këngën për ty kërkuam

sykaltër si deti

Sirenë

kot nuk të pagëzuan

 

mes trëndafilash përkundë

këngë në grykë mbet

djep i ninullave plot

me dashuri

e

jetë

në kërkimin tënd

deti trazuar

me ty në gji

detit bëhet i qetë

Sirenë

 

Papandehur

 

tek lulishtja të takova

papandehur

mes hamendjeve s’u pendova

shtanga

desha

por dot

nuk u largova

 

mes lulesh

aromën e një luleje

mora

 

kujtime

 

mbi sipërfaqen kaltëroshe

si në pasqyrë

dukej portreti yt

kujtime të largëta

nga dallgët e jetës përmbytë

 

tani

ikën ato kohë

kur në bregun e lumit

portreti yt

buzëqeshje dhuronte

kujtime sa një det

kush nuk të adhuronte

kujtime

që përjetësisht

koha nuk i vret

 

Moshë e tretë

 

në rrudhat e jetës humbë e tretë

të rrudhur e të zënë ngushtë

para vetes

s’kemi nga ikim

janë

ligjet e jetës

 

moshë e rrudhur

moshë e tkurrur

në kohë

e me kohë

dashuri dhuroni

për botën hallemadhe

kujtoni

mos harroni

moshën me halle

 

Thyerjet

 

plagë të pashëruar

thyerje të pashtruara

peizazhe të lënduara

nga thyerjet

që rëndojnë

 

rëndojnë si guri

në zemër të malit

thyerje e zemrës së vashës

e zemrës së djalit

nga shkëndijat e para

të mallit

 

Përjetime

 

dashurinë skofiare

kush e ndien

më shumë

 

me të përjetuarit e veçantë

të bukurës së dheut

kush i këndon

 

me gjuhën e vet

më bukur se poeti

asaj

kush i flet

 

Muzat

 

muzat e mesnatës me joshje

në befasi i zura

më luten që t’i falja

jo

nuk i fala

në poezi i vura

 

ndjekja kishte filluar që moti

vërdallë të vinin mendtë e kokës

i zuri ai që ishte më i zoti

në gjirin e tokës

ku bima kokën kishte nxjerrë

idil e muzës

që nuk shterë

 

Fitores

 

në rrethim

shtrënguar

një rrethim krejt i errët

që pretendonte ta ndante

nga të jetuarit e vet

 

ajo e kuptoi rrethimin

qeshi

nuk bëri vaj

e vrau hilen prapanike

me buzëqeshje e saj

 

Pa dashje

 

pa dashje moj zogëz

të fyeva

të lëndova

i gjalli edhe mund të gabojë

që moti s’kam fyer askënd

sonte

do ngrysem me faj

 

ndihem i lodhur

i trazuar

diçka m’i gërryen mushkëritë

mbase fyerja që të kam bërë

ëh zana të marrtë

të mos ishim takuar atë ditë

pa dashje

 

Syzeza

 

mbi vegje mbeti syzeza

fatziun duke e qarë

fijet e pëlhurës u këputën

në rrugën e shpresës së humbur

ëndrrash kallë

 

pëlhurë e bardhë

dërrasë e vekut

kthyer në dërrasë varri

 

Syzeza

në botën përtej lotit

të kërkojë fatin e saj

jeta ka edhe lumturi

nuk ka vetëm vaj

pëlhurë e kuqe

pëlhurë e bardhë

 

 

Zürich, 2017

Mehmet Bislimi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s