Se kam qenë dikur i ri

Cikël me poezi lirike

Nga  Përparim  Hysi

1. Se kam qenë dikur i ri

Se kam qenë dikur i ri
Dhe kam patur bëma djali
Ndaj, tani, në pleqëri
Rrri e shkruaj këto vjersha malli.

Zë kujtoj një çast të bukur
Dhe e hedh atë në vargje
Pak trishtohem, bëhem turbull
Se me”çastet” mbush një magje.
Mbush  një magje plot me vargje
Plot me vargje dashurie
Dhe  mallngjehem nga ca ngjarje
Tash, në moshë pleqërie.

Pleqëria më s’duron
S’e mban dot mallin nga brenda
Dhe me vargje zë vërshon
Me ca dufte që ka zemra.

2. I thashë mikes unë dikur

I thashë mikes unë dikur
-Hiqe rroben që ke veshur!
Më tha:- Kjo nuk do ndodhë kurrë!
(Por ma tha me buzë të qeshur).

Por ma  tha me buzë të qeshur
Dhe e la me dykuptim
Ku duroja të”përqeshur”
Dhe e zhvesha me një frymë.

Bëri sikur më hapi “luftë”
Pastaj ra në prehërin tim
Dhe”beteja urtë e butë”
Të dy na çoi në vidhimë.

3.Pritja

Dielli,i “lodhur”, po largohet
Se do ikë e të “pushojë”
Po pse mikja po vonohet?
Mos gjësendi e pengoi?

Mos ketë ndodhur gjë  me të?
Që vonohet dhe s’po vjen
Vej e vij  si “film pa zë”
Dhe nga mendja jam ujem.

Errësirë.Tash u bë natë
(Veç dashnorët e duan natën)
Ua! Më duket ndjej një hap
Është ajo dhe më nxorrë “datën”

“Datën” se më doli frika
Dhe u mbusha unë me frymë
Se,tash nata mu si dita
Mbushur puthje e përqafim.

4.Ato buzë të trëndafilta

Ato buzë të trandafilta
Që i putha unë dikur
Që m’i kishte ajo, mikja,
Që më qe e nxehtë si furrë.

Putha buzët, po s’u ngopa
Se pas buzëve më qe gjiri
Dhe me miken pak” u rroka”
Se më dehu “eliksiri”.

Dhe i “dehur” siç isha
Me të shkova dhe më tej
Mos më pyesni me kë isha
Se më tutje nuk rrëfej

5.Lulja dhe gruaja

Dhe ngjan një lule me gruan
Aq sa ngjan një pikë me pikën
A nuk “fishken” e  “thahen” të dyja
Po nuk “u vaditën?!”

6. Dhimbjen

Dhimbjen dua ta nxjerrë nga shpirti
Por ajo si”bumerang” bie mbi mua
Tani e kuptoj sa ka vuajtur Krishti
Se aq po vuaj për një mike që dua.

Po ajo? Nuk di pse frikësohet?
(Si gogol mos i dukem, vallë?)
E shoh si në pranga tek robërohet
Nuk di si e mban brenda atë mall?

Se malli duket që në sy
(Sytë a nuk janë pasqyrë e shpirtit)
Ah, se sa po vuajmë që të dy!
Ndaj them që tani i kuptoj dhimbjet e Krishtit.

7. Ti

Ti je dhe trëndafil,por dhe zambak
Një lule si ti,gjëkund nuk e kam parë
Të lutem, moj lule,a nuk ndalesh pak
Se kam për të thënë veç dy fjalë?

Janë dy fjalë që ndajnë  një det të tërë
Janë dy fjalë malli që dalin nga zemra
Të shoh ty dhe shiko se si jam bërë
Se mallin që kam për ty, s’e mbaj dot përbrenda.

Afshin tënd vajzëror e ndiej,e shoh
Dhe bëhem,pothuaj, belbacak
S’ta them dot fjalën që obobo
Edhe si trëndafile, por  edhe si zambak.

8.Me ty

Me ty do ikja dhe në fund të botës
Dhe nuk do pyesja as për turp apo moral
Se për ty po më luan çargu i kokës
Turpi e morali le të shkojnë mu në djall.

Mos kujto se ç’them, jam i krisur
Jam aq i ktjellët sa një qiell pa re
Pas teje, moj mike, jam kondisur
Sa nuk më hyn në sy asgjë mbi dhe.

Me ty unë vë krahë e bëhem dragua
Herkuli? As që më hyn në sy!
Se aq shumë, se aq shumë të dua
Sa botën e përmbys për ty.

9.Ke “diçka”

Ke”diçka” prej vajze
Dhe “diçka” prej gruaje
Si vajzë më ke naze
Si grua më ke druaje.

Hir ke të dyfishtë
Si vajzë dhe si grua
Sado të shoh “likshtë”
Ja që ty të dua.

Si vesë mbi petale
Në  mëngjese prilli
Ndo vajzë apo grua
Për ty më dol syri.

Për ty më dol syri
Mazalla s’qetohet
Një mëngjes  prilli
“Diçkaja zbulohet”

10. Ky shtat
Ky shtat hirplot,ky shtat i derdhur
Më vë në ngasje e përgjim
Po syri që kullot azat dhe duke bredhur
Ndalon mbi shtatin tënd për”studim”.

Ky shtat hirplot që ka sharm e nur
Ky shtat që  kund unë nuk e kam parë
Më bën mua që të tregohem”burrë”
Dhe ta pushtoj këtë shtat me  mall.

Pasi e “pushtoj” vinë të tjera çapa
Si të gjithë”pushtuesit” vë domenin tim
Me mall të kujtoj tani që u plaka
Moj hirplote që dikur më dhe gëzim.

          Tiranë, 8 dhjetor  2017
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s