Të pret Drenica e krejt Kosova

Nderim: Në 90-vjetorin e vdekjes së Shote Galicës-“Heroinë e Popllit”:

TE PRET DRENICA E KREJT KOSOVA!..

Nga: Remzije Gashi

Po flet legjenda, me legjendën,
bija, në ”gjini”, e paska vendin…
E shaloi atin Adem Jashari
e ne fluturim i shkon te varri:

“Çoju,”dada Shote”, në tirq galena,
trimëreshë e fortë, e bukur si zana!
Lidhe gërshetin e ngjeshe plisin,
veç sille shokën për rreth mjedisit!
Kam kapercye: me fushë, me male,
me kalë të bardhë, po dua që të marr...”.

Një zë u gjegj prej fundit të dheut:
“Kam 90 vjet në tokë t’ Skënderbeut…
Kush je, o trim, që paske ardhë?
Nipat e mi, më kan thirrë ”dadë””.

E ju gjegj trimi, në maje të kalit:
“Jam prej prej oxhakut trim,të Jasharit;
kam amanetin e të parëve,
të lypin sot: Kosova dhe Drenica,
krejt Radisheva e Azem Galica!”

Oshëtin Prishtina, me tupan’ e lodër:
Heeej, malet po hedhin ”vallen e Shotës”,
se prushi i mallit, na dogji për ty,

këtu ti ke nënën, ne të kemi bijë…
“Dadë”, mos i merr shpatë e allti,
se Kosova gëzon, liri e pavarësi!

Tiranë, 20 dhjetor 2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s