Çfarë i ka ndodhur qytetit?

Autori: Alketa Maksuti Beqari

E djeshmja ishte ditë e ngrohtë, verë vjeshte.

Të gjithë gazetat, rrjetet sociale, televizionet të përqëndruara tek ” halli” i vitit. Njerëzit u tërhoqën nga e përditshmja e tyre, qyteti ra në një qetësi, sa rrugët u boshuan krejt dhe kalimtarët numëroheshin me gishta. Makinat ishin të parkuara dhe përqindja e ndotjes së ajrit thyeu rekord në 27 vite demokraci.

” Halli” elektrizoj dhe izoloj gjallërinë qytetase.

Unë ecja në këto rrugë të boshatisura dhe pse ishte mesditë dhe dielli kishte hedhur në atmosferën e qytetit rreze si në verë.

Telefoni lëshoj tingujt që sinjalizonin një thirrje. E nxjerr nga xhepi dhe e hap. Ishte Ai. Pas kaq  kohësh i dëgjoj zërin.

  • Çfarë i ka ndodhur qytetit? – më pyeti direkt- Nuk është as 1 Janar që qepenat janë të ulur e lokalet të – shtoj i shqetësuar.
  • Qytetit i ka rënë ” Halli” – i shpjegova – Lajmet nuk rreshtin duke informuar kohë pas kohe situatën që po kalon ” Halli”.
  • Të lutem, më gjej një vend ku të pi një kafe dhe një dhomë në hotel të Jam shumë i lodhur. – më tha kërkesat e tij me zërin që tregonte gjendjen.
  • Vështirë për hotel, sepse janë mbyllur pjesa më e madhe, ato pak të hapura janë të zëna nga të huajt e deleguar nga BE dhe Amerika. Kafen e zgjidhim, është më lehtë – i shpjegoj.
  • Të lutem, as në luftën e dytë botërore nuk mbylleshin hotelet dhe kafenetë, më gjej zgjidhje. – më flet edhe me zë më të
  • Tek hoteli përballë lulishtes së madhe kati i parë shërben kafe, madje edhe në ambjentet jashtë – i shpjegoj. – pas disa minutash më ke aty.

Më falenderoj dhe e mbylli telefonatën.

U nisa tek hoteli që për fatin e tij e kisha afër.

Qëndrova tek porta e jashtme në pritje.

Nga larg, Ai sa më pa më përshëndeti duke lëkundur dorën në ajër.

Sapo ishim në distancë dy centimetra më përqafoj si të isha shpëtimtarja.

  • Kafe se jam i dërmuar
  • Mirë

Hyjmë në salloni i hotelit dhe dalim nga veranda, njerëz, njerëz, njerëz.

U pamë në sy se u shokuam!

  • Pas meje! – i thashë.

U bind.

Tavolinat ishin të gjitha të zëna, tavëllat e duhanit të mbushura me bishta cigaresh. Bordurat e lulishtes të zëna me njerëz që flisnin më shumë me shenja e sy.

  • Po shkoj të marr dy kafe, ti ulu këtu pranë pishinës – i thashë duke i treguar një vend bosh tek cepi.
  • Mund të më tregosh si është halli i ” Hallit”?

Qesha.

  • Studio fytyrat e njerëzve rreth teje dhe do gjesh pë – iu shpjegova.

Me kujdes pa shqetësuar të pranishmit e shqetësuar nga ” Halli” i zënë iu afrova banakut dhe porosita dy kafe. Banakieri pa buzëqeshur dhe në heshtje si të ishte në ceremoni varrimi i përgatiti kafet dhe mi dha në një tabaka të vogël.

Në kthim për tek pishina, prapë me kujdes pa shqetësuar të tjerët iu afrova shokut të prej disa viteve. I afrova tabakanë. Ai mori kafen duke mos fshehur gëzimin.

  • Më duhet të pushoj, dua gjumë! – foli tek gjerbte kafen.
  • Shkojmë tek studio ku punoj – i sugjerova- ka krevat, të mirë madje dhe dyshek për çlodhjen e trupit.
  • Ikim! – tha prerë.

Vendosëm filxhanët në tabaka. Ecëm me kujdes mes hallexhinjëve që qanin ” Hallin” në heshtje dhe pa ndarë cigaren nga buzët e kafen e hidhur. Tek banaku lashë tabakanë me pagesën dhe dolëm tek porta e hekurt që ndante bulevardin me hotelin.

Kalimtarët ishin rralluar më shumë.

Dielli rrezëllitëte gjethet e zverdhura dhe të kuqeremta të pemëve anash bulevardit. Kaluam nga krahu tjetër i parkut dhe vazhduam pa folur deri tek studio e punës time.

Hapa derën dhe e ftova të hynte brenda.

Fotografitë rrethonin gjithë ambjentin. Aparatet fotografikë, pasqyrat e reflektimit të dritës gjithçka fliste për punën dhe profesionin tim.

I dërrmuar nga lodhja Ai u shtri në krevat dhe gjumi e mbërtheu sakaq.

Unë mora jastëkun dhe batanien tjetër dhe u shtriva tek podiumi ku modelet qëndronin përballë dritave.

Ai flinte. Kishim kohë pa u takuar.

Tani jemi të dy.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s