Eli Kanina: Librat “Kur flasin zemrat…” nga Murat Gecaj dhe “Nuk ka moshë dashuria” nga Përparim Hysi

Skicë:

Nga: Eli Kanina

Shkoj drejt tyre, si më e vogël. Edhe më e vogël ndihem, kur ata hapin gojën e nisin të bisedojnë. Kanë kaq shumë të thonë, sa unë nuk habitem, që janë kaq aktivë dhe shkruajnë e shkruajnë, secili në stilin e vetË. Jeta i ka hedhur e pritur, përvojat e tyre janë të shumta, nga profesionet dhe miqësitë e tyre, sa ata duken si kronikanë të historisë, të letërsisë, të personaliteteve, me të cilët kanë bërë një copë udhë-jete ose i kanë hasur në punët e tyre…

1.“Kur flasin zemrat…”, është një libër, që u botua në  dhjetor 2016, me autor Murat Gecaj. Të tjera projekte mban kësaj here në duar profesor Murati. Si publiist i kujdesshëm, perfeksionist deri në ekstrem për gjithçka rreth tij, më dorëzon me kujdes dhuratat e tij:

Revistën periodike kulturore Dituria, të QKSH “Migjeni,  në Borås-Suedi, me një vajzë të bukur në kapakaun e parë(mbesa e shkrimtarit Viron Kona), me artikuj letrarë dhe informativë për veprimtarinë e kësaj Shoqate.

Surpriza e dytë është, të shoh e lexoj një pjesë nga libri i ri, në dorëshkrim, i profesorit. Ky libër, do të jetë një dhuratë tjetër, që ai u bën lexuesve e miqve në përvjetorin e radhës. Tashmë, kjo është kthyer në traditë, sepse pena e tij nuk ndalet së shkruari dhe gazetaria e tij nuk ka moshë pensioni.

Ajo, që nuk i ndahet nga mendja, nga biseda dhe mban me krenari në duar, është gazeta e vendlindjes “Nikaj-Mertur”, botim periodik i Shoqatës atdhetare, shoqërore e kulturore, me këtë emër. Dhe, kur profesori flet për krahinën e origjinës së ti, biseda rrjedh si gurra e bjeshkëve, me kujtesën si qeleshja e borës mbi maja, të pacënuar nga mosha. Duke treguar, ai ngrihet e lartohet me krenarinë e një mali, për atë që ka jetuar e punuar, si bir i saj…

2.Në muajin gusht të këtij viti, Përparimi botoi një libër me lirika, që u rri “si qershia mbi torte”, veprave të mëparshme. Bisedat e tij të mençura e plot “perona ironike”, fabula domethënëse dhe metafora të qëlluara, e bëjnë kuptimplotë titullin, që ka zgjedhur për librin: “Nuk ka moshë dashuria”. Urime penës dhe faleminderit për kushtimin e veçantë, Perparim!

Ndoshta, punët e detyrimet e ndryshme nuk më mundësojnë, shpesh, takime me këta dy miq krijues. Por e di mirë që, nëse do të piqemi, çastet e kaluara së bashku nuk janë kurrë një “kohë e humbur”…
Shëndet dhe penë të palodhur, uroj për ju, profesor Murat Gecaj dhe Përparim Hysi!

Tiranë, 24 nëntor 2017

 

Advertisements

One thought on “Eli Kanina: Librat “Kur flasin zemrat…” nga Murat Gecaj dhe “Nuk ka moshë dashuria” nga Përparim Hysi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s