Profesorë!

Profesorëvë të mi në ish-Normalen e Elbasanit

                         (poezi jubilare)

Nga    Përparim    Hysi

Nuk di kë të përmend  prej jush më parë?
Se ju ishit që të gjithë: të  m r e k u l l u e s h ë m!
Nuk e mohoj: Ju dua dhe për ju kam mall
Dhe bëhem krejt i  p a r e z i s t u e s h ë m!

Dua që të vij e t’jua puth ato duar të rreshkura
Se ishit si shenjtorë që rrezatonit urtësi
Ah, sikur ta dinit: ato duar sa më janë të shtrenjta
Zë e i puth ato duar me mall e dashuri.

Por ç’them kështu? Mjerisht, nuk jini gjallë

Po për mua, gjithë jetës sime, gjallë do jini

Vij e puth pllakën e mermerit të bardhë

Atje, në banesën e fundit, ku tash rrini.

Kam nderim e mall për secilin: emër për emër

Se veç nga ju,PROFESORË, jam ai që jam

Të dashur e të shtrenjtë ju kam mu në zemër

Dhe ju dua aq fortë, sa dua nënën  dhe baban.

Sot është 1 DHJETOR- DITA e NORMALES!

Mjerisht,NORMALEN e kanë mbyllur

Por ju jini gjallë si të vini prej baladash

Dhe me  praninë tuaj, përqeshni shtetarët mendjemykur.

Që prishën e  sakatuan “FIDANISHTEN E ARSIMIT MBARËSHQIPTARË”

Dhe “UNIVERSITETIN” e parë e kthyen në hiç!

PROFESORË! Brezash ju do rroni gjallë!

Secili prej jush,për mua, ringjallet si KRISHT!

* Normalja e Elbasanit është hapur më 1 dhjetor 1909.

 

                     Tiranë, 1 dhjetor  2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s