Dy besimtarë

   Tregim

Nga  Përparim  Hysi

        Këtë tregim (ngjarjen e njoh prej kohësh dhe është krejt e vërtetë), e sjell enkas me rastin e festës së KRISHTLINDJEVE,sado që dy besimtarët e  mi janë të dy myslimanë. Kanë qenë myslimanë (tani nuk rrojnë më,se kanë qenë të moshuar) dhe besonin tek ZOTI. Unë vërtet nuk jam ithtar  i asnjë feje,por, megjithatë, them që ka një ZOT dhe ky është mbi gjithë fetë,kështu që po e sjell sot këtë ngjarje që ka lidhje me besimin tek Zoti.


          *     *   *

Rrapo Radostina, burrë reth të gjashtëdhjetave, këtë dimër (është aty në vitet ’50-të shekullit që iku),është si mbi gjemba. Shkurt: nuk i ka punët në terezi. Ka  filluar zi  e madhe buke dhe ky shëndre e ka çuar bereqetin ku nuk mban më. Muaji shëndre është i gjatë, pas tij vjen kollozheku dhe gjeçim ishalla shkurti që , sado i shkurtër,por “drutë” i pret gjatë. Aha,- thotë Rrapo Radostina,- po ngjaci kështu si shëndreu dhe kollozheku,shkurti më dërgoi në atë botë. Hambari u zbrazti, kuleta pa kacidhe dhe hidhu përdridhu përmbi qyramidhe,- shpotiti, në vend që të rënkonte. Shpotiti se Rrapoja, nga natyra, është fjalë e gas. Pastaj, e  la shpotinë veç dhe,pasi u kthjellua, tha:- Po kam qetë una.Kam Zylon dhe Balashin. Të martën (të martave bëhej pazari në Fier)  një t’i nxjerrë në pazar, paratë në kuletëz dhe, në mos i bëj si ajo plakëza e  marsit, mos më thënçin Rrapo Radostina. Do shes qetë dhe i them dimrit pirdhu me shëndre e me kollozhek. Qe i fjalës Rrapo Radostina dhe,sa thoshte, aq edhe bënte. Për të qenë në rregull me atë që bënte, molloiste  me vete: i shes qetë se kështu ka bërë ymër Zoti. Se pa Zotin,- thoshte Rrapoja,- as  nuk ka çfarë bën ropi.

Aq besimtar qe, sa nuk linte të xhuma (të premte) pa shkuar në xhami. Ca thënie nga Kuh’ani i kish mësuar  si përmendësh dhe,sa herë që niste një  muhabet, do ta niste po me Zotin. Në mbrëmjen e të hënës porositi të shoqen,Salushen:- Kur të ngrihesh në sabah (gjithmonë ajo ngrihej para të shoqit), një karroqe me tërshërë ua ndaj qeve,se do t’i shpie në pazar për t’i shitur,ndryshe na hëngri ky dimër. Bereqeti u sos dhe ka vajtur tek nuk mban më.

E shoqja kurrë nuk ai bënte fjalën dy,se i a dinte huqin: nuk ia hante qeni shkopin Rrapo Radostinës dhe ajo  jo vetëm e kish pranuar këtë”huq” të tij, por i rrrinte si me lepe-peqe.

U ngrit dhe vet Rrapoja më heret se zakonisht dhe, pasi e drodhi cigaren me terezi, shkrepi dhe tymosi. E shoqja vrapoi t’i sillte mëngjesin,por ai tymosi esëll. I dhimbej që do shiste qetë, por e kishte shtrënguar keqas këpuca. Nuk vuri gjë në gojë dhe i tha të shoqes:- Kafesë mos i hidh sheqer. Salushja e njihte mirë dhe, u mundua, ta zbuste:- Po nuk pihet kafeja farmak. Farmaku me farmak del,- i dha fund Rrapoja. Ia solli duke u dridhur dhe, tek doli nga dhoma, lëshoi një drithërimë:- Korba, na ruajë nga e keqja,o ZOT që të qofshim fal!

E gjerbi kafenë si, inatçe, dhe e la atje mbi tavolinë filxhanin me një gisht blozë, bëri “bismilah” tek doli nga shtëpia dhe hyri në kasolle. Shkoi, i fërkoi të dy qetë nga qafa dhe, pasi  i zgjidhi nga grazhdi, hyri mes tyre. Me dy litarët në duar, u priu qeve për në pazar. Zuri një vend të mirë (qe  nga të parët) dhe e dinte mirë:pazari i shtrenjtë është në sabah, në inqindi(pasdite) pazari është i lirë. Pas dy orësh, i shiti dhe i dha me kaullë( me garanci). Blerësit i tregoi dhe letërnjoftimin që,nëse qetë e tij kishin ndonjë”broçkull”, ai,Rrapo Radostina, i kthente paratë. Apo nuk qenë goxha para për atë kohë: gjysëm milioni lekë,or babam. Por nuk janë qe,- tha Rrapo Radostian,- por buaj e shkuar buajëve. Vetëm qetë e mi në tërë fshatin, tërhoqën makinën  shirëse. I  dhanë karar dhe, pasi i dhanë dorën njëri-tjetrit, Rrapoja,shkoi dhe i puthi të dy qetë. I kam si evlat,- tha dhe, aq u ligështua,sa lëshoi një lot. Epo qan dhe burri,- tha  Rrapoja. Paratë siç i mori, i bashkoi dhe me letrën e njoftimit dhe,pasi nxori mandilen nga xhepi, i mbështolli mirë e mirë dhe me”baulen” në dorë, u nis për shtëpi. Kur  qe i mërzitur, zakonisht, ia thosh ndonjë kënge si,për demek,punët i kam saffi në terezi. Nuk e mbante dot dhimbjen për shtijen e qeve dhe,aty për aty, ia tha këngës:” Të kafshojë mushkonja drejt e mu në ballë/ o ç’të gjeti, Loni, sikur qe nuslalë. Kënga e kishte të pickojë, por Rrapoja qe plot  nga marazi dhe dinte vet si e ngiste  avazin. Ia tha këngës dhe,aty për aty, u ndje keq nga barku. O burra tek hamëmi që ndohej aty pranë. Hyri dhe”baulen” e la tek parvazi i dritares. Zbrazi të keqen që e shtrëngonte dhe u dha këmbëve që dreka ta zinte tek shtëpia. Ishte si në një dynja tjetër. Sa hyri brenda, Salushja e pyeti:- Hë, e nxjerrim dimrin me ato lekë a jo?

Rrapoja zbriti nga qielli në tokë (donte që ta varte veten mu në sy të shoqes,se”baulja” mbeti tek hamëmi) dhe,aty për aty,th:-Dimrin dhe beharin tok. Sa doli e shoqja, tha:- E mora  vesh, o Zot! Kot nuk mallkojnë:- Ta pafsha mallin, para! Paskan qenë harram dhe,siç thotë hoxha,harrami nuk bëhet hallall. E drodhi tërë mllef dhe,ndërsa ishte gati ta hante veten me dhëmbë, dëgjoi një zëburri që pyeste të shoqen:- E Rrapo Radositinës është kjo shtëpi?- Si urdhëron,- tha Salushja.

– Është Rrapua aty?

-Këtu, këtu është,po ju urdhëroni brenda dhe shkoi i hapi  lesën e oborrit. Rrapoja pa nga dritarja dhe doli të priste mikun e panjohur. E priti dhe, si  i priu përpara,e futi në odën ku priste miqtë. E uli në anën e djathë të oxhakut dhe, pasi  zuri dhe ai vend, ballas, i uroi mirëseardhjen.

– Mirëse ke ardhur, nga të kemi dhe përse je munduar?-pyeti Rrapoja.

– Për të qenë,- tha miku,- unë jam çam,por banoj në  një lagje të Fierit. Më quajnë  Ahmet Çami!

-Qofsh shëndosh dhe mirëse të ka prurë Zoti këtu në kasollzën time,- tha Rrapoja. Më pyete,se përse jam munduar deri këtu? Është radha ime  të të pyes:- Mos të ka humbur gjëkafshë sot ty?

-Aha,- tha Rrapoja, sikur i kish punët fjollë,- mos e ke fjalën për ca lekë që humba sot? Po më humbën, or tynjatjeta,se më qenë harram . Dhe harrami,po nuk bëhet hallall dhe shkoi e vajti kjo punë.
Miku,pa  folur, nxori”baulen” nga xhepi dhe i tha:- I gjeta unë dhe ja tek i ke. Rrapoja i mori dhe ashtu siç ishit të mbështjella me shami,i  la mbi buhari (mbi parvazin e oxhakut). I mori dhe nuk i tha asnjë fjalë tjetër. Miku po rrinte si mbi gjemba dhe, provokoi, të ngrihej.
-Ke ardhur nga Fieri. Tani është kohë dreke dhe rri të hamë drekë,- tha  Rrapoja. Jo,jo,- ngulmoi miku, do iki sxe kam ca punë për të bërë. Mirë,- i dha dum Rarpoja,- dhe doli ta përcillte. Kur po ndahej, mikut nuk iu durua pa i thënë:- Ore.- i tha,- paske qenë paloburrë (burrë i keq), unë të solla gjithë ato para, se besoj në Zot dhe erdha e t’i solla,kurse ti nuk më the as të faleminderit.
Aha,- tha Rrapo Radostina,- në ZOT besoj dhe unë dhe Zoti thotë:- Harrami nuk bëhet hallall. Unë i paç në duar dhe m’u bënë harram, ti  i gjete (u bënë hallall për ty) dhe t’u bënë harram. As mos prit nga unë gjë, or mik,po udhë e mbarë  andej nga ke rrugën. Dhe u ndanë të zemëruar.

                             Tiranë, 23 dhjetor 2017
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s