ME MIKUN TIM, IBRAHIM HAJDARMATAJ

Skicë:

Murat Gecaj

Pothuajse gjithë paraditën e sotme e kalova bashkë me kolegun e mikun e kahershëm dhe të pandarë, Ibrahim Hajdarmataj. Ai është nga fshati i bukur Zogaj i Malësisë së Gjakovës, ku tërë jetën ka dhënë ndihmesën e tij të pakursyer, në zhvillimin e kulturës dhe të arsimit, mësues e drejtor gjimnazi. Megjithëse shpesh vjen në kryeqytet, ku i ka tre djemtë e tij, me banim e në punë dhe vajzën në shkollën e lartë,  ai përsëri kthehet atje, ku i ka mendjen e zemrën.

Kur vjen në Tiranë, Ibrahimi takon mjaft miq e dashamirë, sidomos shkrimtarë e poetë dhe publicistë, pasi edhe vetë ka shkruar në shtyp, qysh në  rini e vazhdon të shkruajë në gazeta dhe të publikojë në Internet.

Kësaj radhe, përveç një detyre vetjake, për të bërë një konsultë mjekësore, e vizitoi Panairin e Librit “Tirana-2017”. Atu mori pjesë në përurime librash, si p.sh. të Berat Luzhës,  nga Prishtina dhe takoi botues, shkrimtarë e poetë, nga Shqipëria e Kosova, por dhe emigrantë në shtete të ndryshme të Europës. Ndër ta, përmendim shkrimtarët, publicistët e studiuesit e njohur, Bardhyl Xhama-“Mësues i merituar”, Viron Kona e Sejdo Harka, por dhe Ma. Sadulla Zendeli-Daja e Sokol Demaku, të ftuar nga Suedia ose poeten Rovena Shuteriqi, ardhur posaçërisht nga Athina etj.

Ndërsa ra sipari i këtij Panairi, sot Ibrahimi e kishte “pushim”. Prandaj lamë takim në lokalin “Bulevard”, afër ish-stacionit të trenit dhe pastaj bëmë vizita nëpër kryeqytet. Ndër të tjera, në kioskën-librari, pranë hyrjes kryesore të Bibliotekës Kombëtare, ku shërben Arta Zeneli, morëm disa kopje të librit “Mos ma fundos ëndrrën”, që na i kishte lënë poetja nga Vushtrria e Kosovës, Ermira R.Jusufi, bashkë me Xhledin Mjekun (Prishtinë). Gjithashtu, morëm librin poetik, “Ëndërr ishte…”, dhuruar nga Diana Zhiti (Angli). Të dyja këto autore i urojmë përzemërisht dhe u shprehim mirënjohjen tonë.

Pasi pimë bashkë nga një çaj, në lokalin “Migena”, në krah të Hotelit “Tirana”, vizituam dyqanin, kryesisht  me veshje popullore të Lekë e Drita Pecnikajt. Pastaj Ibrahimi shfaqi dëshirën që të merrte disa kopje të numrit të ri të gazetës “Nikaj-Mërtur’, e cila jepet falas nga redaksia dhe  kryetari i Shoqatës, po me këtë emër, Gjin Niklekaj. Ato do t’ua dërgonte lexuesve të interesuar, siç vepron dhe me librat e autorëve të ndryshëm, si në vendlindje, por edhe në Kukës dhe në qytetin e Gjakovës, që nuk i ka larg nga fshati i tij.

…Pa u zgjatur më tej, në këtë skicë modeste, nënvizoj se ishte kanaqësi  e veçantë për mua koha e kaluar sot, bashkë me kolegun e mikun Ibrahim Hajdarmataj. Ndarjen e bëmë, duke u përqafuar ngrohtësisht dhe me urimin e zemrës, që të shihemi përsëri, pa kaluar shumë ditë.

Tiranë, 20 nëntor 2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s