Më mirë humbës e me Amerikën se fitues e pa Amerikën

Nga: Hysen Ibrahimi

Prozë

(Bisedë me një të huaj në anijen Rödby – Puttgarden)

Rrugës për në Gjermani, gjatë kohës sa isha në anije, pasi kisha drekuar, erdhi në tavolinë (që janë të përbashkëta për udhëtarët), një i huaj.

Është e lirë? – më pyeti.

Po, po, e lirë është, urdhëroni! – ia ktheva. Fillova të pija kafenë dhe me telefon në dorë po lexoja disa lajme në portale. Nuk shtrova edhe aq interesim për bisedë, por ai, si dukej, po.

Valët e detit janë të qeta, nuk ka lëvizje të mëdha anija.-m’u drejtua dhe shikimi i tij ishte nga dritarja e anijes, shikim ky që drejtohej edhe nga unë, sepse unë ndodhesha afër dritares.

Po, deti qenka i qetë dhe nuk ka valë. Do të arrijmë më shpejt në Puttgarden-i thashw ashtu, po as që e shikova në sy, sepse po lexoja një artikull.

Jeni nga Ballkani?-më pyeti dhe bëri përpjekje ta nxirrte një libër nga çanta e tij e dorës.

Jam shqiptar nga Kosova, vend i Evropës Juglondore-i thashë.

Aha, shqiptar qenke. I kam miq dhe jam gëzuar kur është njohur pavarësia e Kosovës nga vendi im. Por, punët nuk po shkojnë si duhet-e tha drejpërdrejt, si dëshmi se e përcjell situatën. Si mik juaji, vazhdoi bisedën, mund të them se ju shqiptarët keni pasur të drejtë më parë të ankoheni, se ishit nën zgjedhën e të huajve. Pengesa nga më të ndryshmet… Kjo nuk ju mohohet për të kaluarën, më tha.

Nga sa ju dëgjoj, ju qenkeni një njohës i mirë i politikës. – ia ktheva sikur doja me çdo kusht të dija më shumë nga ai.

Po, kam lexuar për shqiptarët dhe historia juaj më ka bërë përshtypje për rezitencën. Prej se ekziston shqiptaria, është përballur me vuajtjet, turturat, vrasjet, luftërat për të mbrojtur tokën e vet stërgjyshore e deri te çlirimi i Kosovës nga NATO-ja, më 12 qershor 1999, kur për herë të parë në tokën tuaj hynë forcat e NATO-s. – ma ktheu me bindje se vërtet ishte mik yni dhe donte të shfaqte atë brengë që e preokuponte.

Po, plotësisht pajtohem se kemi qenë të robëruar. Më vjen mirë që keni lexuar për ne. Do të doja ta di mendimin tuaj për ne shqiptarët pas lufte (1999), si mendoni?

Eee, tani është diç tjetër. Për këtë edhe desha të flas, si mik juaji. Pas çlirimit, qe 18 vite – vazhdoi bisedën – nën robërinë e kujt jeni ju shqiptarët, që nuk mund ta drejtoni vendin? Me korrupsion, hajni, vrasje, xhelozi, (mos)drejtësi, (mos)arsimim (kujtoj PISA-n), komunikimi ndërmjet njëri-tjetrit… Me këto ua keni hapur gojën Serbisë dhe anmiqve tuaj përreth (e që i keni të shumtë), se nuk jeni të zot dhe nuk dini ta drejtoni shtetin. Më parë keni pasur të drejtë të ankoheni, se keni qenë nën robëri. Tani kujt do t’i ankoheni ju shqiptarët, se po ju pengon në progres?! Kush ju pengon që ta duani njëri-tjetrin, të respektoheni reciprokisht, të merreni vesh ndërmjet vete, të krijoni kushte për përparimin e vendit, për të ardhmen e Kosovës dhe gjeneratave që po vijnë, kush, kush, ma thuaj? – m’u drejtua bindshëm dhe e ndiente se shqiptarët duhet të kthjellohen. Historia shkruan – prapë vazhdoi – e do të shkruajë se, shqiptarët inatin e kanë më të madh se bjeshka. Në politikë nuk ka inate.

E si do të veproje ti, po të ishe shqiptar dhe po ta drejtoje vendin? -ia ktheva dhe doja ta merrja një mendim të tij, pasi u binda se njëmend ishte mik yni.

E lehtë, shumë e lehtë. Do ta kisha dëgjuar Amerikën çfarë më thotë, sikurse që ka vepruar Ibrahim Rugova. Është aleati juaj dhe yni, më besniku, i këtij planeti.

Më mirë humbës e me Amerikën se fitues e pa Amerikën.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s