Në panairin e librit prezantohet romani i ri i Klara Budës, “Pëshpërimë gruaje”

Romani Pëshpërimë Gruaje është një fiksion që i vendos ngjarrjet në vitet 80- të në regjimin totalitar shqiptar dhe trajton rrugën e individëve nga një kolektivitet mbytës drejt lirisë. Megjithe terrorin e friken ideali i lirisë, ka mbijetuar githmone edhe në diktaturat më të ashpra.

“ Të tulatur e të puthitur te njëri-tjetri dhe duke mposhtur dridhjen e trupave të tyre e mbajtur frymën, por pa shumë pushtet mbi një drithërimë tjetër që sinkronizonte rrahjet e zemrave të tyre dhe përhapej në rrathë koncentrikë nga vullkani përvëlues i Almës drejt virilitetit paqtor të Adrianit […] »

Vështrimi i Almës normalisht i flaktë, dukej sikur kishte humbur. Sytë e saj, për të cilën thuhej se nuk trembej, shprehnin frikë. Që nga momenti i arrestimit, një natë më parë, Adriani nuk kishte mbyllur sy. Atij nuk i kishin bërë asnjë pyetje për lidhjen me Almën, çdo gjë kishte ardhur papritur dhe ai nuk e kishte menduar se çfarë do të thoshte për marrëdhënien e tyre, por për asgjë në botë nuk do ta cenonte atë. Si pak të tjerë, ai qe ndërgjegjësuar se në atë sistem, të dashuroje, duke shpërfillur biografinnë, ishte në vetvete një akt rezistence…”

Sistemi që deshi të politizojë edhe dashurinë, ndjenjën njerëzore më antipolitike …[1]

Shënime mbi romanin «Pëshpërimë Gruaje» » të Klara Budës

Nga Mandi Gueguen[2]

Cila ishte jeta e rinisë shqiptare në vitet 80 të  atehere kur diktatura komuniste ishte në kulmin e saj ? Klara Buda, shkrimtare, gazetare dhe eseiste jep nje pamje me vërtetësi tronditëse tek romani « Pëshpërimë Gruaje». Aty në mënyrë mjeshtrore ajo pershkruan realitetin e veshtirë të një regjimi lirivrasës, ku absurdja arrin tju vërë në  gjumë por jo të shkatërrojë vullnetin për rebelim apo për tu shprehur.

Kloroformi, një substance e perdorur dikur si anestezik për operacione kururgjikale, kthehet në skenë, i përdorur për akte kriminale, dhe në rolin e tij metaforik (ideologjia) helmon ajrin që thith një shoqeri e damkosur/nekrotizuar në sjelljet dhe moralin e saj. Klara Buda zhvillon, me nje stil te denje për Kunderën, këtë metaforë gjate gjithe tregimit te saj, ku fati i heroines Alma përmbyset në menyre tragjike.

« E gjithe vlera e qenies njerëzore përqendrohet në aftësinë e saj për të tejkaluar vëtveten, drejt më të mirës, duke dalë jashtë vetvetes, duke qenë në tjetrin dhe si tjetri », shkruan Milan Kundera ne «Dashuri qesharake ». Kjo ide e përshkruan mirë « boshtin » e romanit të Klara Budës.

Dashuria e Almes nuk eshte sigurisht aspak qesharake, ajo eshte mbi te gjitha tragjike, por ajo i ofron kesaj te reje shqiptare, simbol i brezit te saj,  aftesine për të tejkaluar fatin dhe pergjumjen përreth, si dhe aftësinë për tu vete çliruar, qoftë edhe për një çast. Historia e vënë në skenë në këtë  libër tregon qarte qe diktatura megjithëse mund torturojë e të vrasë njerëz, ajo nuk arrin te çrrënjosë idealin e lirisë.

Ky roman therrës ka thellesi dhe dimension simbolik. Fati i pameshirshem qe godet personazhet,  i jep romanit nje ton pothuajse tragjik. Por, autorja nuk eshte mjaftuar me kaq. Permes vezhgimeve te heroines dhe miqve te saj, ajo shqyrton pyetjen e thelle, ekzistenciale që shqeteson  keta te rinj, qe duke i rezistuar presionit te uniformizimit kombetar, kane arritur te ruajne shpritin e tyre kritik dhe mendimin e lirë, pavaresisht çmimit te rende qe duhet të paguajnë për to.

Në këtë roman autorja portretizon personazhe te paralizuara prej nje çensure asfiksuese të mirëintegruar qe i frenon monologjet e brendeshme –  që përfaqsojnë mendimin e ndaluar – qe vdes sapo nis të verbalizohet në menjde (sapo fillon të materializohet permes fjalës. Kemi të bëjmë me një shoqeri të « kloroformuar », ku qytetarët shprehen ne menyre eliptike dhe duken sikur, pavaresisht vullnentit të tyre, ndodhen në një gjendje te dehur kolektive. Ky roman titullohet « Pëshpërimë Gruaje », pasi revolta individuale, femërore nuk arrinte të bëhej zë, duke qënë se zëri i vetëm është ai i Partisë. Po aq romanesk sa edhe i vertete, libri preke me stilin e tij orator qe perzien lirizmin me reflektime të holla mbi jetën e njeriut. Ai te jep deshiren ta lexosh me një frymë, po aq sa per te mësuar fundin e historise, po edhe per te zbuluar këta te rinj, djem dhe vajza, të lindur në momentin e papërshtatshëm dhe në vendin e gabuar, jashte llogjikës bashkëkohore dhe jashtë çdo llogjike njerezore.

Ky roman ne menyre te pashmangshme i kujton ketij brezi te mallkuar nje epoke me kujtime te renda, vuajtje, tronditje qe mbase disa i kane fshire nga memorja e tyre, por që te tjere mund ti « bluajne » ende me mendje. Ndërsa per brezin e ri shqiptar, të rritur ne nje shoqeri me zakone pak a shume perendimore, ky roman eshte nje menyre per te zbuluar se si kane jetuar prinderit e tyre. Diktatura komuniste ka marre fund qe prej 27 vjetesh ne Shqiperi, por ajo duket aq e largët ne kujtime, sa qe po behet si nje realitet absolutisht i paimagjinueshëm per brezin e sotem, dashurite e të cilit perballen me demone te tjerë.

Ky roman, nuk besoj se është për autoren një mënyrë për të larë hesapet me te kaluaren e saj dhe as ta rishpike ate, dhe kjo është arsyeja pse stili i shkrimit te saj nuk eshte thjeshtë purifikues. Historia e Alma Fishtes, eshte e veçante dhe tejkalon çdo imagjinate bashkohore. Megjithate, shume gra shqiptare te asaj epoke mund te gjejne vetveten ne fragmente te eksperiences se saj. Ajo qe ka rendesi  ne kete roman, është se ai hyn në mënyrë novatore në rradhët e veprave post – komuniste dhe se arrin ta sjell atë të kaluar të vështirë permes një shkrimi plotesisht letrar dhe jo thjeshte nje « dokudramë ».

I pritur mjaft mire nga kritiket letrare dhe lexuesit shqiptare, ky roman eshte konsideruar  tanimë si nje veper qe ka shenuar nje pike kthese ne letërsinë e nje vendit te vogel ballkanik, duke premtuar, sipas Rudolf Markut, kritik i njohur letrar, rilindjen e saj. Marku e pershkruan vepren e Klara Budes si : « autopsia e nje sistemi totalitar, riprodhimi i nje realiteti te ashper qe ne disa momente kthehet ne makaber…Megjithë nën një re kloroformi, lexuesi nuk bie gjume, madje ne te kundert, gjuha dhe imagjinata e tij  zgjojne kujtesën e anestizuar, duke i evokuar lexuesit nje realitet te pushtuar nga amnezia (harresa). Ky roman i mungonte letërsisë shqiptare ».

[1] Botuar ne Courrier des Balcans, me titullin Le Livre qui manquait aux Lettres Albanaises

[2] Gazetare Francë, në Courrier International & Courrier des Balkans

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s