POETË JANË ATA QË OFROJNË NJERËZIT DHE KULTURAT

Sokol Demaku

        POETË JANË ATA QË OFROJNË NJERËZIT DHE KULTURAT

               -nga manifestimi Ditët e letërsisë suedeze mbajtur në Shkup

U përshendet në mënyrë madhështore ky evenement kulturor-letrar nga Ambasadori i Suedisë në Shkup Mats Stafansson si dhe nga Kryeparlamentari i Parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferi

Në organzim të Shtëpinë botuese ”Shkupi” nga Shkupi, dhe në bashkëpunim të Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni nga Borås i Suedisë, nga data 31 tetor deri ne 4 nëntor 2017 në qytetin e  Shkupit u irganizuan ”Ditët e letërsisë suedeze në Shkup”, në të cilin manifestim ishin pjesëmarrës poetë e shkrimtar suedeze, poetë, shkrimtarë dhe përkthyes shqiptar me punë dhe banim në Suedi, poetë dhe shkrimtarë shqiptar nga vise të ndryshme të Maqedonisë.

Manifestimi preznetimi i Letersisë suedeze filloj me Orën e madhe letrare mbajtur në Librarinë e Çarsisë së vjetër në Shkup, ku u prezetnua poezia suedeze dhe ajo shqipe e krijuar dhe kultivuar në mërgim si dhe në Maqedoni.

Miqtë nga Suedia i priti dhe përshendeti Editori i Shtëpisë botuese ”Shkupi” Azam Dauti i cili u dëshiroi mirëse ardhje ne qytetin e Shkupit dhe se ata duhet të ndjehen sikur në shtëpitë e tyre, pastaj për mysafirët nga Suedia që ishin në numër Krsitin Bjarnadötter, poete, shkrimtare me prejardhje nga Islanda, që jeton dhe vepron në qytetin Göteborg dhe një herësh edhe Kryetare e Shoqatës regjionale të shkrimtarëve Qendra në Göteborg, Anna Matsson, poete, romansier si dhe përkthyese, Brita Stenberg, poete, noveliste, gazetare nga Veriu i Suedise nga qyteti pitoresk verior Malå, Anna Holmström Degerman e lindur në qytetin verior suedez Jokkmokk, e rritur në Umeå, poete, noveliste dhe prozaiste, Anxhela Ziso poete e re nga Borås, Bahtir Latifi, poet dhe novelist, Hamit Gurguri, shkrimtar, përkthyes dhe poet si dhe autori i këtyre rreshtave Sokol Demaku, gazetar, poet, novelist dhe përkthyes.

Orën e madhe letrare ne Librarinë e Çarsisë së vjetër në Shkup e hapën fëmjët e shkollës fillore ”7 Marsi” nga Çair të cilët së bashku me mësuset e tyre kënduan këngën e Nënës dhe me këtë u hapë Ora e madhe letrare. Ishte kënaqësi që në mesin e potëve mysafirë ishin nxënesit e shkollës fillore dhe ata recituan poezi për mysafirët e largët, nga veriu i largët nga Suedia.

Në këtë Orë të madhe letrare titulluar ” Ora poetike suedezo-shqiptare” në kuadër lexuan poezitë e tyre mysafirët nmga Mbretëria Suedeze në përkhtim në shqip nga përkthyesi dhe peoti hamit Gurguri ndërsa në shqip lexuan poetë nga Suedia, Hamit Gurguri, Sokol Demaku, Emine Hoti e nga vendësit me poezitë e tyre për nje publikë madheshtore qe ishte në num,er të madh lexuan poet me renome si Rrahim i Gani, Fadil Curri, Sami Sherfi, Sadije Aliti, Rexhep Bajrami, Semine Hasani, Daut Dauti si dhe nxënës të shkollës fillore ”7 Marsi”nga Çair i Shkupit.

Në fund Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni nga Borås i Suedisë u ndau Mirënjohje poeteve të suskesshëm nga trevat shqiptare në Maqedoni si dhe nxënësve të shkolles ”7 Marsi” dhe dy  mësuseve të klasave që e madheshtuan ”Orën poetike suedezo-shqiptare”. Në fund organizatori i këtij manifestimi organizoj koktej për të gjithë të pranishmit si dhe nxënësit e shkollës ”7 Marsi” për të cilët shprehë falenderim të madh për ata qe e begatuan këtë evenement të mash letrar në Shkup.

E veqanta e dtëve të letersisë suedeze në Shkup ishte prezentimi i lnbrit suedez përkthyr në gjuhën shqipe nga autor apo me mirë të themi përkthyes të ndrsyhëm e që si duket kohëve të fundit ka berë jehonë të madhe në opinionin shqiptyar në Maqedoni e krejt kjo falë Shtëpisë botusese ”Shkupi” nga Shkupi me editor Azam Dautin, një njohës i mirë i letërsisë shqipe dhe editor i suksesshëm në botimin e librit shqip në maqedoni dhe ka vite një nder editoret me të suskesshem në prezentimin e librit nga gjuhë të ndsrsyhme në shqip në Maqedoni.

Ishte mbushur me miq të librit dhe fjalës së shkruar Salla e Komunës Çair, me miqë të Shtëpisë botuese ”Shkupi”, adhurues të librit, gjuhës dhe klulturës shqipe, intelektual, shkrimtar, poet nga qytete të ndryshme të Maqedonisë, të cilët kishin shprehurë intersimin e tyre për të dëgjuar miqt nga veriu i largët për përvojën e tyre mjaft të pasur në lamin e shkrimit dhe prezentimit të librit për lexuesin.

Këtë evenement letrar me përmasa nderkombëtare e madhështonte edhe me tepër pjesëmarrja në te e Ambasadorit fuqiplotë të Mbretësisë së Bashkuar të Suedisë në Shkup Mats Stafansson, pastaj e Kryeparlamentarit të parë shqiptar të Kuvendit të Maqedonisë në këtë sesion Talat Xhaferi, si dhe punëtor kulture dhe adherues të letrave të shkruara.

Në fjalen e tij editori i Shtëpisë botuese ”Shkupi” Azam Dauti tha se ky evenement i sotëm është një ditë e shenuar për librin shqip dhe letersinë shqipe pasi që në marrin pjesë poet, shkrimtar, adhurues të fjales së shkruar, udheheqë poltiko shoqërore dhe perfaqësues diplomatikë dhe se besoj kjo do jetë një gurë them,eltar i një veprimtaria për të ardhmen në prezenmtimin e letersive botërore për lexuesin shkupjan dhe me gjerë.

Me këtë rast u paraqitën pesë tituj nga gjuha suedeze përkthyer në gjuhen shqipe nga perkthyesi Sokol Demaku, të cilët tituj në Suedi janë vlersua me çmime për vlerën letrare dhe artisike që kanë. Keto ishin tre tituj nga romansieri i njohur suedez Jonas Hasen Khemiri, “I thërras vëllezerit e mi”, “Gjithçka që unë nuk mbaj mend”, Syri i kyq” pastaj romani i romansieres së njohur suedeze Maria Frensborg “Zemërimi, Frika dhe Premtimi” dhe nga Lena Andersson “Mëkatimi”.

Se pari për të prnaishmit tha disa fjale¨përkthyesi i këtyre romaneve e ku u ndal ne jetën dhe vepren e autorëve, ku permendi se romani i Jonas Hanes Khemiri “Gjithçka që unë nuk mbaj mend”,në vitiun 2015 ka marrë “Çmimin Agust”të cilin çmim e ndan e përditshmja e qyteti Borås “Borås Tidning” (Gazeta e Borås), pastj fadil Curri bëri një veshtrim të hollësishëm për romanet e publikuara nga Shtëpia botuese “Shkupi” dhe përkthye nga Sokol Demaku.

Në vazhdim para audisencës u paraqit shkrimtari, publicisti dhe përkthyesi Hamit Gurguri, ku për të prnaishmit foli rreth romaneve të cilat ai e ka perkthye nga suedishtja në shqip e bëhet fjalë për dy autor mjaftë të njohur suedez që kanë bërë zë dhe nam edhe në letersin botërore e këta janë autorët Aust Strindberg me romanet e përkthyera ne shqip nga Hamit Gurguri “Dhoma e kuqe” pastaj romanet e autorit shumë të njohur ne letersin suedeze por edhe botërore i cili i kushtoj një rëndësi mjaftë të madhe një brenge qe edhe sot ne po na mundon e kjo është brenga e mergimit e ky është Vilhelm Moberg me romanet e tija “Imigrantët”, “Ardhacakët”, “Ndertuesit e rinj” dhe “Letra e fundit në Suedi” romane të përkthyera me përkushitm nga Hamit Gurguri në Gjuhën shqipe.

Pas këtyre prezentimve për auditorin e pranishëm poetet suedeze recituan poizitë e tyre në gjuhën suedeze me një përkthim, të përkryer dhe lexim adekuat nga Hamit Gurguri.

Ishte mahnitëse paraqtija e poezise suedeze dhe gjuhës suedeze për një audiencë të tillë ku besojm e se kjo do jetë vetme një fillim i një bashkepunim i të ndersjellë. Pati edhe poezi shqipe nga poet shkupjan por edhe nga ata ne mërgim.

Këtë evenement qe shume të pranishëm e quajten nderkombëtar dhe me të vertetë ashtu ishte e përshendeti Ambasadori fuqiplotë i Mbretërisë së Bashkuar të Suedisë Mats Stafansson i cili në fjalën e tij tha se ka pranuar më kënaqesi ftesën nga Shtëpia botuese ”Shkupi” që të jetë i pranishëm në këtë evenement letrar të organizar nga kjo Shtëpi botuese së bashku me QKSH ”Migjeni” nga Suedia. Ai tha se me këtë shtëpi botuese ka një bashkëpunim shume të frytshëm.

Stafansson tha se është shumë më rendësi që libri të depëroj në çdo pjesë të shoqërisë e kur është fjala për këtu mendoj se Shtëpia botuese “Shkupi” por edhe përkthyesi Sokol Demaku kanë bërë një pune me vlerë në këtë drejtim dhe se jam i mendimit që duhet të ketë një bashkëpunim mes Shkupit, Tiranës dhe Prishtinës që ky libër të shpërndahet gjithandej. Ne si vend nordik dhe që kemi traditë në lexim do jemi mbeshtetës të kësaj ideje dhe ndihmojmë në këtë drejtim.

Edhe Kryeparlamentari shqiptar i Parlamenetit të Maqedonisë Talat Xhaferi përshendeti këtë venement të ditëve të letërsisë suedeze në Shkup, i cii mes tjerash tha s ene kemi nevojë për evente te tilla në menyrë që edhe Gjuha shqipe të zejeë vendin  që meriton në mesin e Gjuhëve. Mendoj se ky bashkëpunim dy palësh mes letërsisë suedeze dhe asaj shqipe inicuar tani nga Shtëpia btouese “Shkupi” dhe Qendra Migjeni në Suedi duhet përkrahë dhe mbështet e unë jam një nder ata që do jem bashkë me ju që të eci përpaar dhe të kemi edhe më shumë venete të tilla edhe këtu në Shkup por edhe ne në Suedi të prezentojmë letërsin dhe gjuhën tonë.

Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni nga Borås i Suedisë për mysafirët e lartë që e madheshtuan manifestimin ”Ditët e letërsisë suedeze në Shkup” kishte përgatitur dhurata speciale për ta. Kështu Ambasadorit të Mbretërsisë së bashkuar të suedisë iu dhuran dy palë veshje kombëtare shqiptare një për burra dhe një për femra që do jnë në koleksionin e Ambasadorit Mats Stafansson, punim i artizanales Emine Hoti, anëtare e QKSH Migjeni, si dhe simbolin i QKSH Migjeni, një kristal me gravurë të Flamurit Kombetar dhe tri shkonjave të para të alfabetit shqip e mbishkrim Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni – Borås.

Edhe për Kryeparlamentarin Talat Xhaferi, QKSH Migjeni kishte përgatitur një dhuratë të tillë simbolin i QKSH Migjeni, një kristal me gravurë të Flamurit Kombetar dhe tri shkonjave të para të alfabetit shqip e mbishkrim Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni – Borås.

Të dy mysafirëve të veçant autorët e librave të përkthyera u dhuruan egzemplar të tyre si dhe tituj të botuar nga ata çka u pranuan me kenaqesi nga të dy.

Ishte një takim madheshtor me udhëqjen e Institutit të Trashegimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Ku delegacionin nga suedia e priti Drejtori i këtij Instituti Skender asani së bashku me bashkëpunëtorët e tij. Skedner informoi të pranishmit se Instituti është i pavarurë dhe se ka bërë punë të madhe ne publikim e katalogut të botimeve nga viti 2007-2015, me botimine  revistes shkencore  “Studime albanalogjikle” me 12 numra, pastaj 14 libra autoriale e dokumentare krysisht nga punëtorët shekncor të Institurit dhe se ky Institut tha se është i vetmi në republikåen e Maqedonisë që merret me ruajtjen, kultivimin dhe avancimin e trashegemisë kulturore-historike të shqiptarëve në këtë pjesë të Ballkanit.

Në revistën shkencore “Studime albanologjike” trajtohen studime nga gjuhësia, letërsia, etnologjia, historia dhe demografija.

Ditët e letësisë suedeze në Shkup u përmbyllën me një vizitë në Unievsitetin me të ri në vend, në Unievsitetin ”Nëna tereze”, ku me ketë rast u organizua një tryez bisede mes poeteve, shkrimtarëve dhe përkthyesve ku u prezentuan të arriturat në këtë drejtim por edhe pengesat që paraqitne në rrugëtim të poeteve, shkrimtarëve dhe përkthyesve. Ishte me vlerë konstatimi se me përkthimin e librit nga suedishtaj në shqip është shkuar shumë përpara, ndërsa me përkthimin e lbrit shqip në suedisht por jo vetëm në gjuhën seudeze pothuajse është ngelurë në vend për të mos thenë se nuk është bërë asgjë, por u tha edhe kjo se intersimi i enteve kulturore dhe atyre që kanë përgjegjësin për këtë mungon dhe sot është kjo gjendje që kemi.

U tha se edhe ne këtë drejtim duhet një angazhim dhe se përkthyesit tanë janë të gatshëm qe ti hyjnë kësaj pune që tani, por duhet mbeshtetja e organeve kompetente kulturore.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s