Poezi të fundvitit 2017

Nga Përparim   Hysi

1.Dimri

Dimri vjen si i nxindosur

Dimri ka kohën e tij

Unë mbledhur,plevitosur

Dhe në gusht unë zë mbërdhij.

Dhe në gusht zë e “mbërdhij”

Punët s’i kam në terezi

Pleqërisë nuk  kam shtëpi

(Fajin nuk ma ka njeri)

Fajin nuk ma ka njeri

Epo ç’njeri? Fajin mua  nuk ma ka “bota”

Nuk mendova për pleqëri

Ndaj tani m’u thinj koka.

M’u thinj koka (s’bën para)

Koka bën e koka pëson

Përfundova me qera

Der në iks a ypsilon.

2. Ndonjëherë

Ndonjëherë,- thonë,- që e kam prishur

Se me vargje shkel”moral”

Si,- më thonë,- një burrë i thinjur

Na shkruan vjersha si të jesh djalë?

Zë na shkruan për dashurinë

Dhe nxjerr femrën “çipllak”

Për këto gjëra lër rininë

Nuk e sheh që,tash, je plak?

Unë ua kthej me politesë

Se unë qesh, se nuk qaj dot

Për dashuri,- u them,- kam “lincencë”

Nëpër vargje bëhem plot.

Mbushem plot dhe  harroj

Harroj halle,edhe derte

Dashurisë zë i këndoj

Si ta filloi atë”sefte”.

Dhe pastaj zë e këndoj

Për një femër,delifemër

Sikur me të zë e”flirtoj”

Ata plasin, kërkojnë emër.

Emër kurrë nuk xjerr në shesh

Unë për femrat kam respekt

Se më kot nuk kam “lincecë”

Dhe “tapinë” me hipotekë.

3. Çudi?!

T’i mora qerpikët dhe t’i bëra penë

Sa e sosa vargun, m’u shndrrove në mjelmë…

4. Unë

Unë, anijembytur që bregun  nuk e gjej

Ti bëhesh “nostrome”: këndej… këndej.

5. KOSOVARJA  AISHE!

Tmerret e luftës e sollën tek ne

Kosovaren e bukur me emrin AISHE!

Nga syri filxhan pikonin ca lot

Ankohej nga tmerri:- Po ku je,o ZOT?

Në votrat tona qemë,askujt s’i thamë “plaç”

Përse na ndëshkuan, me kuç e me maçë?

Ankohej e qante kosovarja Aishe

Për prindërit e vrarë dhe shtëpinë atje!

Shtëpinë ia kallën dhe prindërit ia vranë

Ca bisha dalëshpellash “alla Sllobodanë”

E vranë shpirtërisht të bukurën AISHE!

Ribërë si Feniksi, fitimtare u kthye.

6. Dikur

Dikur, kur qeshë  djalë,në shkollë,në Elbasan

Më desh një elbasane me syrin si filxhan

Por unë,siç duket, s’e pashë me këtë sy

Se me një fierake kisha rënë në dashuri.

E mirë qe elbasania, me synë e zi me bisht

Ç’e do që fierakja më kish verbuar tërësisht

Por ndodhi si ndodhi (asnjë prej tyre s’mora)

S’di gjë për elbasanen( fierakja nga Vlora)

Për vete, jam i lumtur, me timeshoqe,SIKËN!

Por ja që i kujtoj ca çaste që u “fikën”.

7. Në dritaren tënde

               “Dil pak në penxhere
                Që të shoh,se cila je?”
                        Popullore

 

Në dritaren tënde, mua më mbetën sytë

Sa del ti atje, më mbyten  gjemitë

Më mbyten gjemitë se deti ka dallgë

Mu në mes të dallgëve,klith si pulëbardhë!

“Klith” e klith pulëbardha sikur ndjen “rrezik”

Sulem ta shpëtoj,se kot nuk jam ashik.

Shkallët seç i ngjit nga dy apo tre

Se  më kot nuk”klithe”, kur dole atje

8.Një  mikeje

Mu si lepurushkë që më del prej strofkës

Ja,kështu më dole, nga kanata e portës.

Unë t’u qepa pas,si zoku i këlloçkës

Dhe as që pyeta fare, më nga sytë e botës.

Të vija unë pas teje dhe ruaja distancë

S’duroj thashë e theme(jo më the, të thashë)

Tutje- t’hu  me çap, ç’i re bulevadit

Copë m’u bën opingat, mua,hallemadhit.

Bëj  të them një fjalë,po ja që s’ta thashë dot

Veten ha me dhëmbë,kur mbylle  atë portë.

9. X…

Në ballkon nden  rrobat,sytë i mban nga unë

Unë i dalloj “lodrat” dhe më zë me shkumë.

NJë rrobë ra nga teli,ulesh dhe e ngre

Mu si luledielli, veç nga unë sheh.

Unë në vend qëndroj, të marrë vesh çfarë do?

Uh, po çfarë shikoj: prapë dukesh që”oh!”

Seç më ha me sy, si një e “uritur”

Më plaçin të dy, se s’jam i lajthitur.

Kapërcej ballkonin si një akrobat

Se kam “zakonin”, bukën s’e ha thatë.

I mbështeta buzët, mbi buzët e tua

Kur zu i thëthita, u  bëra dragua,

10. Faji

Fajin e ka plaku

Që s’e lë meraku

Dhe bën sikur s’sheh

Që “stërheq oxhaku”…

* botohen për herë të parë.

 

                   Tiranë, 26 dhjetor  2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s