Unë e dua LASGUSHIN !

   (cikël me poezi)

               In memroriam, për 30-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Nga   Përparim   Hysi

1. Lasgush  Poradecit

Kush ta vrau shpirtin e bukur që lëshonte vetëm xixa

Për tërë jetës rrije strukur,sikur vije që nga BIBLA?!!!

Me kostumin e roitur,vije rrotull si një KRISHT

Me  një zemër të drobitur,vrisje natën; ndizje dritë!

Ç’mbaje fshehur në humnera(plot xehërorë që nuk i dhe)

Prisje “kohëra të tjera”…(plaç, moj vdekje, që s’e le!)

Bridhje vetëm i pangrënë, i mbështetur mbi një stap

Eh, sa fjalë që le pa thënë,se s’të la “hija faramak”

Se të ndiqte si tinzare,për të futur nënë lak

Bëje si s’e “shihje fare”, duke ecur nëpër natë.

Edhe flisje si me vete, ca lirika,ëmbël, mjaltë

Lagur me ujtë e Liqerit,  rrëzës së Malit të Thatë!

Ja, kështu, mbështetur stapit, si një shenjt e si një KRISHT

Me lirikat, pikzë të mjaltit, rron në zemra,përjetësisht.

              Fier, 25 prill 1999

2.Kujtimit të LASGUSH  PORADECIT

Përmbi stapin proverbial,engelndisesh buzë Liqerit

Mërmërit e mërmërit, ca lirika të njëherit

Këtu “hesht një lopatë”,atje”vdes një nosit”

E të gjitha “zhyten- mbyten” e tubohen në lirikë.

Buzët rreshkur “sulesh kroit” dhe pi “ujë të kulluaar”

Ku harlisen e dogdisen vasha”gushë e gjizbuluar”

E “mbolloisura” të dogdisë”, të ngopë era trëndelinë

Pa zu zemra të këndojë, si bilbil ka melodinë.

Pastaj,”merr shoqezen prej krahu”, dhe zë”zhytesh” në liqen

Velesh,çvelesh dashurisht dhe ringjallesh si një mjellmë

Muhameti pati Mekën,Krishti ka Betlehem

Ty s’të dilin, doje dy:Poradecin dhe Liqen!

Dhe aty të prehet shpirti, ty,LIRIKUT MADHËSHTOR

I PËRJETSHMI I DASHURISË! Mbi poetet:PERANDOR!

Në Tomor a në Olimp (thonë u mblodhën Perënditë?!!!)

Dhe i thanë Afërditës:- Shko dhe dorëzoja “tapitë”.

          Fier, 22 prill 2000

3. Vij në Pogradec

Vij në Pogrdec dhe zihem pak ngusht:

Më mungon LASGUSHI,por nuk je dhe ti MITRUSH!

Njëri qe si prushi,tjetri mu si zjarri

Unë zë hamendësosj:-Cili qe më i madhi?

Por flet vet MITRUSHI ( më shpëton nga halli)

Mos e vrit hiç mendjen:- Pa dyshim  L L A Z A R I !

          FLORIDA, 3 korrik 2002

4. Kur dal buzë Liqenit

Kur dal buzë liqenit (vendalinjtë i thonë:GJOL!)

Nuk e di seç ndjej pezmit,xhë më dhëmb në kraharor

Më kujtohem “mrëmërimat” e të madhit PORADEC

Them se diku do jenë”rimat” edhe mbushem debulesë.

Mërmëriste si me vete,po drejtohej për nga ZOTI

S’ishin rima, po “sedefe” si  malaksur pikaloti

Ishin rima dalë nga shpirti,se i ndjente thellë në zemër

Tek ay qe ngjallur KRISHTI! KRISHT ishte,pa la emër.

                Florida, 3 korrik 20o2

5. POETI- MBRET

BUDË a KRISHT… e MUHAMET

Që të tre, i përfaqëson vet

Ish i ditur, si AI!

Madhështor: si PERËNDI!

Dhe kullonte poezi

Me TË s’matej dot:asnji!

Jepini spektër prej ZEUSI

POET-MBRET është vetëm  LASGUSHI!

     Florida, 3 korrik 2002

6. Nga  LASGUSHI nuk ndahem dot

Nga Lasgushi s’ndahem dot

Vargu i tij: i ëmbël- mjaltë!

Dua t’i ikë, bot e bot

Por jam ngjitur si me zamkë.

Se më mbush me mërmëriam

Si ai? Rrallë,tjetërkush!

Shpirti mbushur plot me rima

Rima made in LASGUSH!

Më malaks me ujë liqeri

Tek në gjumë më nanuris

Fjalë e ëmbël-mjaltësheqeri

Mu në zemër më ujdis.

Mu në zemër më ujdis

Me të zë këndojmë tok

Aq me të jam lidhur”pisk”

Dhe të dua, nuk ndahem  dot.

Florida, 4 maj 2003

7.ÇOÇËRRI  i LASGUSHIT

Më dol”çoçërri” i Lasgushit,nga një blacë a  nga një ferrë

Edhe shpritin plot ma mbushi,për t’u çmallur një copëherë

Ja tek u shfaq”BABUSHI”, i mbështetur përmbi stap

Pa më thotë ky”ENGJËLLUSHI”:-Në Shqipëri, nisu me vrap!

Doja unë me të të çmallem, me POETNË E dashurisë

Dhe me vete zë e hahem (ç’shkruaj, e kam prej nostalgjisë)

Fjalajote,-them,- BABUSH mu në vesh të Perëndisë

Syri pak m’u rrëmbush, për POETNË e dashurisë.

               Florida, 22 prill 2009

* i dërgoi për 30-vjetorin e ndarjes nga jeta (12 nëntor 1987)

 

                      Tiranë, 10 nëntor 2017


Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s