URIME ME MIRËNJOHJE, I NDERUAR KOLEG E MIK KRIJUES, ADEM ZAPLLUZHA!

Adem Zaplluzha-Prishtinë…

Tani, kur po i shkruaj këto pak radhë, sjell në kujtesë një takim të paharruar, me kolegun e mikun krijues të palodhur e prodhimtar, Adem Zaplluzhën, pak vite më parë. Së bashku me të ndjerin Prof.Alfred Uçi-Akademik,  pas Shkupit, sollëm në Prishtinë disa kopje  të librit të tij të ri, kushtuar martirit të shkollës shqipe, Petro Nini Luarasi-“Mësues i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”. Pas ceremonisë së organizuar, nga Bashkia e kryeqytetit të Kosovës, na takoi dhe Ademi, që ishte duarplot. Ai më dhuroi rreth 20 libra të tij, për të cilët e falënderova përzemërsisht. Me sa më kujtohet, për ata shkrova diçka, në shtyp e në Internet. Në vazhdim të lidhjeve tona, Ademi më dërgoi një vëllim tjetër poetik, për të cilin bëra recensionin përkatës.

Por ky krijues i mirënjohur kosovar e ka vazhduar pandërprerje krijimtarinë dhe botimin e librave të tij. Ja, këto ditë ishte një befasi e këndshme pr mua, kur miku i përbashkët krijues, Luan Kurti,  më solli dhuratë  nga  Prishtina, një pako me 10 libra të tjerë, që  kanë autor Adem Zaplluzhën.

E di mirë, se meriton të bëhet shkrim i veçantë për këta libra të rinj, bile për secilin prej tyre. Ndërsa, kësaj radhe, po mjaftohem vetëm të tregoj se  titujt e këtyre vëllimeve poetike janë:

 “Portreti i lirisë”, “Një stinë delikate”, “Ishim të lumtur, si gjinkallat”,  “Lulëzojnë gjethet e ullinjëve”, “Pkëllimet e rrënjëve”, “Me pritni te balada e gurit”, “Trenet këtu gjithmonë vonohen”, “Te ullishat e vjetra”, “Teatri antik i kujtesës”  dhe “Telat e shirave”, i cili është libri i 151-të, në serinë e botimeve të tij.

E përshëndes, e përgëzoj dhe e falënderoj nga zemra, kolegun e mikun e nderuar krijues Adem Zaplluzha, duke i uruar: Shëndet të mirë, fatbardhësi e krijimtari të pandërprerë, gëzime e lumturi, vetjake e familjare!

Me shumë respekt:

Prof.Murat Gecaj, publicist e studiues

Tiranë, 2 nëntor 2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s