Krime në Kosovë ka bërë Serbia!

Nga: Skënder Karaçica

Serbia me formacionet e veta policore, paramilitare dhe ushtarake ka bërë krime të rënda ndaj shqiptarëve të pambrojtur të Kosovës (1990-1999)deri në shkallë të gjenocidit.

Zullumi shekullor serb arriti pikën e fundit në vitet kur për të mbrojtur popullin dhe në kërkim të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës doli para botës UÇK-ja me formacionet e veta ushtarake për ti thënë jo Serbisë vrastare dhe për logjistikën e saj për ,”Tokën e djegur”, dhe shfarosjen deri në substancë të shqiptarëve.

Të gjithë e dimë se formacionet ushtarake të UÇK-së nuk ishin të barabarta me formacionet vrastare të Serbisë,që në Kosovë kishte sjellë më shumë se 40 mijë trupa në mbrojtje të ,”Zemrës së Serbisë”, dhe të shpëtimit të serbëve që,përkundër aparatit shtetëror të Beogradit për një shekull nuk pati arrite që të bëjë balansimin me shumicën shqiptare në këtë hapësirë etnike.

Tërë bota demokratike është në dijeni se çfarë bëri Serbia me dorën vrastare ndaj shqiptarëve dhe Kosovës.Në vitin 1999 pas intervenimit të NATO-s dhe dorëzimi i logjistikës luftarake të Serbisë,u krijua mundësia dhe ideali shekullor i të gjithë brezave shqiptarë për liri dhe pavarësi dhe ndarja përgjithmonë me Serbinë.Tashti Kosova frymon e lirë dhe shtet i pavarur me synime për të marrë hisen e vet në BE dhe miqësia e përjetshme me SHBA.

Formacionet ushtarake të UÇK-së nuk kanë bërë krime lufte këtë e dimë të gjithë ne që jemi dëshmitarë të kohës më të rëndë në historinë e Kosovës,kur vinte nata e nuk na qelte mëngjesi i pasigurisë dhe motoja shekspiriane, “Të jeshë, apo të mos jeshë”. Serbia për këto vite nuk ka lënë pa lëvizur të gjithë gurët dhe arkivat e veta të shërbimeve sekrete,ushtarake dhe shtetërore që për Kosovën dhe UÇK të qetë në tovolinë matriale “arkivore-valide” për të dëmtuar dhe anashkaluar shtetndërtimin e Kosovës.

Dihet tashmë historia “juridike-politike” e formimit të Gjykatës Speciale që ka të bëjë me (krimet) e luftës në Kosovë nga formacionet ushtarake të UÇK-së(?), që në këtë fushatë është bërë shumë aktive Serbia me tërë arsenalin e vet institucional,vetëm e vetëm që Serbia vrastare pushtuese të barazohet me viktimën e pambrojtur shqiptare në Kosovë.

Për punën e kësaj Gjykata Speciale, Serbia i ka hapur tërë “arkivat-valide” dhe sipas zyrtarëve serbë ata qysh tash janë të gatshëm të afrojnë argumente për gjoja “krimet” e formacioneve ushtarake të UÇK-së ndaj popullatës serbe në Kosovë. Nuk ka asnjë argument të vërtetuar se UÇK ka bërë krime ndaj popullsisë serbe, prandaj në luftën e saj për lirinë e Kosovës kishin vënë rregullat nga e drejta ndërkombëtare e luftës që mos të bëjnë krime ndaj popullsisë serbe. Këtë të dhënë e dinë fare mirë edhe shërbimet sekrete ushtarake,policore dhe të institucioneve shtetërore në Serbi se UÇK-ja nuk ka vrarë as një serb të vetëm para derës së shtëpisë.

Krime në Kosovë ka bërë Serbia e jo UÇK-ja këtë le ta dinë mirë Ministria e Drejtësisë në Serbi dhe vetë presidenti Vuçiç,i cili para vetës ka marrë për detyrë kombëtare që të hedh dritë për “krimet” e luftës së UÇK-së në Kosovë dhe e fsheh krimin shtetëror të Serbisë që pati tronditur botën demokratike dhe popujt e lirë në BE dhe SHBA.

Krejt çfarë do të afrojë për Gjykatën Sepciale qarqet e njohura të Serbisë,Kosova nuk duhet të pranojë në asnjë mënyrë që UÇK-ja të marrë ndonjë (verdikt)nga kjo Gjykatë Ndërkombëtare me “arkivën-valide” që është përpunuar tash e një shekull kundër shqiptarëve dhe Kosovës në Beograd.

Djelmenia e Kosovës nuk ka se çfarë të frigohet para drejtësisë ndërkombëtare,ndonëse ata në vitin 1998-1998 i lanë katedrat e universitetit,familjen dhe librat dhe me pushkë në dorë dolën maleve vetëm për lirinë e Kosovës në luftë me formacionet ushtarake, policore dhe paramilitare të Serbisë e jo për të bërë krime ndaj popullsisë serbe. Kjo është e vërteta historike e luftës së drejtë të UÇK-së për liri, pavarësi dhe ndarja përgjithmonë me regjimin vrastar shekullor të Serbisë.

2

1

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s