Kthehuni aty ku duhet të jeni, në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës

Nga: Skënder Karaçica

Kur të gjithë në Kosovë po merremi me vetveten, Serbia vërtetë po merret me Kosovën…!

E shihni se në çfarë deregje kemi mbërri, kërkush nuk e ka menduar dhe as që e dëshiron të mendoj për kohën Kosovë as në tokë e as në qiell.

Leni lojën e fjalëve, kthehuni dhe qëndroni pip në këmbë, sepse orët e jetës po trokasin në ndërgjegjen tonë!

E kemi pas dhënë fjalën e madhe, veçsa të çlirohemi nga Serbia dhe të na vjen Liria e Kosovës, do të bëhemi bashkë dhe bashkë në shtetndërtimin dhe Udha jonë kombëtare në[ BE dhe në miqësi të përjetshme me Amerikën!

Dhe, tashti, çfarë po ndodhë…?

Jemi bërë pikë e pesë, partitë politike në fronte të ndara,të përçarë deri në derën e fundit sa nuk ka se ku shkon më keq.

Pse kështu… nuk i kemi pasë këto fjalë para orës vrastare të Serbisë fashiste të Millosheviqit. Mbase kemi harruar se sa të përgjakur që ishim në Kosovë!

Kur ne po bëjmë lojë fjalësh, hasmi pranë gradhit po na shikon me buzë në gaz! Kështu sot e këtu, Serbia dëshiron të na shohë duke ia kthyer shpinën njeri-tjetrit. Nuk i patëm fjalët dje e pardje të përçarë e në hamëri politike dhe jo vetëm kaq… Kështu, Kosova, nuk duron lojë fjalësh dhe hilet tona…!

Dhe, tashti, kthehuni aty ku duhet të jeni në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s