Kush po bën modë në Shqipëri!?

Opinion nga Endrit Hoxhaj

Me çfarë shikojmë në rrugë, parlament, zyra… dhe po ashtu dhe në rrjetet sociale, vemë re një zhveshje në përgjithësi të njerëzve. Shpesh herë ose mos të them në shumicën e rasteve, shqiptarët kanë veshjen që nuk kombinon fare me ambientin ku ata nodhen. Kjo dukuri vjen si keqintepretim dhe krahasim që shqiptarët bëjnë me më të famshmit ndërkombëtarë, që shohin dhe ndjekin në rrjetet sociale. Pëlqejnë diçka, e porosisin dhe e veshin pamenduar nëqoftëse është për ta apo jo!

Thjesht e bëjnë se shikojne Rihanën, Rita Orën ose personazhe të fushave të tjera me famë botërore. Vitet e fundit, vëmë re, që edhe njerëzit e thjeshtë, të cilët s’janë shumë të informuar rreth modës, pëlqejnë të mos jenë vetvetja në veshjen e tyre. Madje kemi vënë re një degjenermim tek veshja e këngëtareve shqiptare dhe më gjerë, duke ngatërruar veshjet me tabunë e degjenerimit.

Më e keqja e gjitha këtyre gjërave është se dhe ata pak stilistë që kanë mbetur në Shqipëri, vip-at po i kthejnë në rrobaqepës të tyre. Duke mos i lënë që stilisti t’u japë këshilla dhe t’i veshë klientët e tij, ndodh e kundërta, ata u tregojnë se si t’i veshin. Ndërkohë, kjo vjen për shkak të veshjeve që ata shohin tek të famshmit në rrjetet sociale, duke harruar më kryesoren, s’e s’janë as në përmasat e tyre.

Në Shqipëri u bë kohë që nuk ka organizime të mirfillta fashion shoë ose fashion ëeek, gjë që ka sjellë edhe problemet e lartpërmendura. Për sa kohë shqiptarët ndjekin atë që s’është për ta, stilistët s’mund të bëjnë atë që duan ose më saktë puna e tyre mbetet në atelie apo në fotografi.

Ndryshimi do të vijë në momentin kur njerëzit të kuptojnë të jenë vetvetja në veshjen e tyre, pasi veshja është komunikim pa fjalë. Duhet të kuptosh të veshësh atë që të përshtatet në ambientin që të rrethon. Ka ardhur koha të shkosh te stilisti dhe të dëgjosh këshillat e tij… Në bazë të veshjes çdokush tregon kush është… Mbi të gjitha në mungesë të një stilisti, çdokush të krijojë stilin e vet, ku të ndihet komod e në trend me kohën dhe jo të blejë diçka vetëm se e ka veshur një person i famshëm!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s