Rrapo Hekali dhe pasardhësit e një fisi martirësh

Rrapo  HEKALI që nuk i tha dot Sulltanit”peqe”

 (ese)
“Rrapo Hekali dhe pasardhësit e një fisi martirësh”
Monografi  përgatitur nga NURI  PLAKU dhe ROBERT  HAMITAJ
Nga   Përparim   Hysi
      

          Në prag të vitit të ri 2018, me mua, ndodhi ajo që thotë diku RAINER MARIA RILKE: “Dhe tani mirëpresim vitin e ri me plot gjëra që nuk kanë qenë kurrë më parë”. Qeshë në  Fier dhe atje, miku im,NURI PLAKU, drejtori i muzeut të Fierit më bëri dhuratën më të bukur: më dhuroi  librin monografi”Rrapo Hekali dhe pasardhësit e një fisi martirësh”. Në këtë libër (është gati një libër tavoline),Nuri Plaku është një nga autorët. Bashkautor me të është Robert Hamitaj. Parë me  një sy të vëmendshëm, të dy autorët, sado të formimeve të ndryshme,sipas CV-së së tyre, pasi mbaron së lexuari monogarafinë (të paktën,kështu ndodhi  me mua), të duket se janë sinkronizuar në ata “vëllezërit siamezë”,që,sado nuk kanë dalë nga një plaçentë, janë  bërë të ngjashëm dhe nuk ke se si dallon njërin nga tjetri. Nuri Plakun e njoh si prozator,poet dhe eseist cilësor,kurse “siamezin” tjetër nuk e njoh fare. E njoh apo nuk e njoh, nuk ka rëndësi fare.Vet “siamezët” sikur flasin me një gojë dhe shkruajnë me një penë. Askund nuk thuhet:”… që ky libër me 5 kapituj të gjatë është shkruar nga njëri apo tjetri”. Dhe nuk ka vend për aluzione. Si një marveshje “xhetëlmenësh”, në mund të shprehem kështu.

*     *    *
Unë nuk jam historian,por si lexues dua të them mendimin tim për librin. Se ç’punë madhore kanë bërë autorët e kësaj monografie, mjafton të shohësh,arshivën që kanë shfletuar. Dhe mua,lexuesit, në këtë “rrëmujën familjare” të pragvitit,sikur më ranë një palë djersë,deri sa e mbarova. M’u duk, se të dy”siamezët”, kishin  vuajtur atë  sindromën e Demostenit që, tek  merrej me studime, kish qethur gjysmën e kokës,kur u mbyll në “vozën mitike”,për ta patur si shkak për mos dalë në sytë e botës. E kanë qethur apo nuk e kanë qethur  gjysmën e kokës,”siamezët” e kësaj monografie, të merret si një supozim imi, por diçka është krejt e vërtetë. Me monografinë në fjalë , ata si duke hedhur një gur, kanë vrarë dy zogj. Për mendimin tim që nuk është aspak subjektiv: e kanë”klonuar” jo vetëm Rrapo Hekalin,por kanë”klonuar” krejt fisin Hamitaj nga Hekali.
Natyrisht, emri i Rrapo Hekalit nuk është i padëgjuar, por monografia dhe autorët kanë bërë një”hop” cilësor,mbështetur në dokumente që jo vetëm heqin cergën që ka hedhur koha për këtë Hero të Kombit me përmasa historike,por vënë pikat mbi i.
                                                   *    *    *
Nuk ka njeri,sado pak të shkolluar,që të mos ketë dëgjuar për Rrapo Hekalin. E ka përfytyruar  atë me  atë thirrjen si britmë lufte:” kur thërret sa tundet mali”; e ka përfytyruar si një luftëtar që”sos s’e lufton për vete/po për gjithë vilajete”.
Historikisht, Rrapo Hekali është kryengritësi që i tha jo: Reformës së tanzimatit. Jo ,por jo me fjalë,por me  pallë.Por monografia e bën Rrapon jo dragua që bën hatanë,se është jashtëplanetar, por tregon se merita e Rrapo Hekalit është se është zgjedhur Komandant i kësaj kryengritjeje, jo duke i rënë gjoksit,por ka marrë  bekimin plebishitar të gjithë krahinës së Mallakastrës dhe më tej.

Rrapo  Hekali në monografi del vërtet si një komandant i zoti, por ajo që ia zbukuron karizmën është një fakt shumë domethënës:-Nuk është se i bie gjoksit dhe e bën atë vrimë. Duke skalitur portretin e tij prej ushtaraku të zot,  autorët kanë ravijëzuar tek Rrapo Hekali, sa trimin ,aq dhe altruistin. Në monografi madhështia e Rrapo  Hekalit qëndron,së pari. në thjeshtësinë e tij. Ai është aq njerëzor dhe aq altruist,sa,për hir të  bashkimit si forcë kundër pushtuesit turk, jo vetëm fal vrasësin e babait të tij, nga bashkëfshatari Mane Goxhaj, por e fton atë që familjarisht të kthehet në fshat.

Si  gjeneral që në luftë me armikun “zuri një gjeneral me shtatë tuje”, ai as hiqet dhe as  kapërdiset. Ai bëhet i bukur  dhe ka dashurinë e gjithë bashkëluftëtarëve se, siç thotë Ksenofoni:” Një gjeneral do të shihet me përbuzje, nëse e tregon veten  si më  të zotin e bashkëluftëtarëve”.  Tek e ndjek nëpër beteja, qoftë kur sulmon Beratin,qoftë në betejën me Isuf Sinjën apo  në beteja si në Greshicë e në sa e sa beteja, ku doli pallëlarë, ai del si një udhëheqës i madh.

Tzan Tze thotë:”Një udhëheqës i madh e kupton se nuk është mbi ndjekësit e tij.Përkundrazi: ai është thjesht njëri prej tyre”. Dhe pse ishte i tillë, ai kishte mbështetjen e të gjithë ndjeksëve të tij. Nëpërmjet këngëve popullore,del në reilef madhështia e tij si komandant ushtarak: i drejtë dhe i zoti. Nuk bën kompromis me armikun (kini parasysh,jo armik pontencial,por real), sa, po të bëjmë një analogji, të duket si një qingj të ngrihet e të luftojë apo të sfidojë, dhëmb për dhëmb jo një ujk,por një luan.

Duke parë në përgjithësi monogarfinë, zgjerohen dijet e lexuesit për këtë HERO TË MADH që i ka lezet ajo”britma që tund malin”, zë e kapesh pas tij dhe e peshon në”kandarin e historisë”, arrin në përfundimin  e bukur,se ndryshe nga shumë kryengritës me emër kundër Reformës të Tanzimatit, del jo më i veçanti,por dhe më i paepuri:-Kurrë nuk u tha”peqe” orvajtjeve tunduese të pushtuesit dhe, ndryshe, krejt ndryshe, nga të tjerët ( të tillë ,si:Gjoleka,Çelo Picari,Zylyftar Poda etj),ai,asnjëherë, nuk iu bind Portës së lartë. Në e zunë të plagosur dhe e burgosën në Manastir, ai nuk u dha dhe,pasi i prenë kokën, trupin e varrosën në burg dhe kokën në Stamboll. Është ai”pelgrinazhi” i dhimbshëm që ndoqi Ali Pashë Tepelenës,gati tridhjetë vjet më parë se të bëhej ky krim me Rrapo Hekalin. Dhe ka dhe një përkim tjetër me vlerë:” Dy shqiptarë,- thoshte Ali Pashë Tepelena,- janë shumë.”  Kjo qe dhe deviza e Rrapo Hekalit në luftë të paepur me pushtuesit dhe, ndaj,për të janë ngritur këngë që nuk e humbasin vlerën. Motua e tij” sos për mua a për ti/po për gjithë Shqipëri”,u bë lejmotivi programativ i RILINDASVE. Dhe kaq nuk është pak.
Tek e përfundoj përshtypjen time për “klonimin” Rrapo Hekali, kam mendimin personal: nga monografia Rrapo Hekali është një vitrinë e historisë në gjysmën e parë të shekullit XIX-të. Njëkohësisht, siç gjykoj nga monografia,qendra e garvitetir të luftës kundër pushtuesëve turq në këtë kohë, zhendoset nga jugu, mu në qendër të MALLAKSTRËS:
                                                          *     *     *
Rrapo Hekali  ka dalë nga dera e madhe të HAMITAJVE të HEKALIT. PEMA GJENEAOLOGJIKE e HAMITAJVE( sipas monografisë,domosdo), është si një rrap mbishekullor që,pavarësisht,furtunave të kohës ka qëndruar i fortë si trung, po se po,por me gjithë degët në gjelbërim. Nga kjo derë ka dalë Rrapoja që,për merita të mëdha, ka marrë atributin e krejt fshatit. Thotë diku,Pablo Neruda, nobelisti kilian:” Ka ardhur koha që secili prej kilianëve,të japë për vendin: fshatari-arën e tij; i pasuri pasurinë dhe vazhdon…”:Këto fjalë nobelisti i tha,kur në Kilin e tij, u vendos diktatura e Pinoçetit. I solla për analogji: DERA E MADHE E HAMITAJVE, duke filluar nga Rrapo Hekali dhe duke vazhduar me pinjollë të tjerë të kësaj dere me emër në MALLAKASTËR, në momente kruciale të historisë,jo vetëm kanë dhënë pasurinë që kishin trashëgim nga brezi në brez, por e kanë paguar me gjakun që nga meshekulli XIX-të dhe deri sa erdhi demokracia. Është pak paradoksale kjo” der sa erdh demokracia”. Është krejt e vërtetë. Ky realitet bëhet fare i prekshëm, mjafton të shkosh tek “varrezat e QAFËS së Kashit ku janë varrosur nacionalistët e rënë në luftë kundër pushtuesëve,  disa prej të  rënëve janë nga kjo derë. Jo veç kaq: ashtu si rrufeja që godit pemët e larta, diktaura goditi në emër të luftës së klasave, këtë DERË TË HAMITAJVE të RRAPO HEKALIT. Siç mendoj,”siamezi” nga DERA E HAMITAJVE,Zoti Robert  Hamitaj, me relikttet që ka dhuruar si  dokumente autentike e ka pasuruar monografinë;  këto dokumnente janë si”blice” të kohës apo si  një punim me bizë mbi “gjergjefin” e historisë.
Tek i mbyll shënimet për monografinë e “vëllezërve siamezë”, unë,sado nuk jam historian, s’kam si mos e vlerësoj punën  me aq përkushtim të tyre,  se më vjen ndërmend thënia aksiomë e TOLSTOIT të Madh që thotë për historianët.”Historianët,- thotë Tolstoi,- janë si shurdhët: u përgjigjen pyetjeve që askush nuk ua bënë. Dhe për ju lexuesit e kësaj eseje krejt modeste,se si ndihem pasi lexova këtë monografi kaq me vlerë, dua  t’u përgjigjem me fjalët e XHEJMS XHOJSIT që thotë:” HIstoria është një makth, ndaj po mundohem të zgjohem”. Jashtë këtij postulati, nuk kam seç them tjetër.Unë sikur “shpëtova nga ky makth” dhe,pasi u”zgjova”, shkrova këtë ese modesste. “SIAMEZËVE” për këtë vit:qoftë viti i bardhë dhe pena t’u bëhet plug.

              Tiranë,  3 janar 2018
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s