Shpirti i popullit shqiptar është i lidhur përjetësisht me shpirtin e popullit amerikan

Nga: Hysen Ibrahimi

Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë

”Papa Klementi XI Albani”- Suedi.

Që nga kohët e vjetra të popullit shqiptar e deri në ditët e sotme, asnjëherë nuk ka lindur dilema që të mbahet përherë lidhja e vjetër shpirtërore me popullin Amerikan – lidhje kjo e cila ka dëshmi e qartësi – sepse ekzistenca e popullit Shqiptar në këto troje lidhet drejtpërsëdrejti nga përkrahja e presidentëve amerikanë si Lincoln, Roosevelt, Washington, Jefferson, Jackson, Reagan, Bush, Clinton, Obama, Trump.

Po të mos ekzistonin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jemi të bindur se nuk do të ekzistonte as populli Shqiptar, duke e ditur se me çfarë armiqsh kemi qenë të rrethuar dhe ende jemi.

Lirinë që sot e gëzon populli Shqiptar në të gjitha trojet etnike shqiptare, ia dedikojmë kryesisht dhe rrënjësisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kushdo që del kundër vlerave demokratike botërore të SHBA-së, ai nuk është në linjë me shpirtin dhe idealin e popullit Shqiptar.

Nuk do të ketë forcë as trillim që do të mund të na ndante me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka perënduar ajo kohë njëherë e përgjithmonë – se shqiptarët kinse mund të tradhtohen.

Viti 2018 është vit në të cilin e presin shumë sfida popullin Shqiptar dhe Kosovën, që rol udhëheqës dhe vendimtar, së bashku me ne, duhet t’i kemi patjetër Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me mbështetjen e fuqishme të SHBA-së, jemi të bindur se një ditë do të realizojmë ëndrrën e rilindasve tanë të vjetër dhe presidentit historik dhe shpirtëror të Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës – unitetin kombëtar shqiptar.

URIME DHE GËZUAR 2018!

ZOTI I BEKOFTË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS DHE POPULLIN SHQIPTAR!

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s