Takim mbreselënës i fundvitit 2017

Skicë:

Nga: Murat Gecaj

Po t’i  numëronim takimet për kafe, gjatë vitit që po lemë pas, pra 2017, të një numri kolegësh e miqësh, të tubuar në grupin me emërtimin “Kompania levizëse…”(për shkak, se nuk kemi patur një lokal të caktuar, por  te “Bulevard”, “Migena”, “Dy kuajt “ etj. ), do të shënoheshin disa të tillë. Dhe, bërthama” ka qenë pothuajse e njëjtë, pra me 4-5 veta, nga kryeqyteti. Por  kanë ardhur edhe kolegë e miq nga rrethe tjerë, si p.sh: Durrësi  ose Tropoja, etj. 

Takimin e sotëm, ne e kishim të paralajmëruar një javë më parë. Megjithatë, secili nga ne, por  dhe ndonjë mik i yni, i cili nuk erdhi dot për arsye të përligjura, mori njoftim përmes Fb ose e-mailit të tij…

Pa e zgjatur, në orën 10.30, në një lokal modest, i Gazit, në “Unazën” e kryeqytetit, (ku takoheshim shpesh edhe me shkrimtarin e paharruar Skënder Hasko),u bashkuam 4 miq, ish-punonjës të gazetës “Mësuesi”, por dhe krijues e autorë të mjaft librave. Pra ishim: unë, Bardhëyl Xhama, shkrimtar, publicist e “Mësues i merituar”; shkrimtrari e publicisti i njohur Viron Kona dhe drejtori i një shkolle të mesme jopublike, publicisti e studiuesi Sejdo Harka.

Ashtu siç e tha bukur Bardhyl, ishin mbledhur dy gëzime në një ditë. I pari, ndërsa deri para një muaji, ai vetë “krenohej”  se ishte bërë stërgjysh, kohë më parë, sot i njoftova me kënaqësi miqtë e mi, se edhe unë renditesha pas tij. I dyti, kishte të bënte me dhuratën time modeste edhe për ata, librin më të ri, “Si ujëvarë bjeshke…”(Tiranë, dhjetor 2017), kushtuar 55 femrave poete e shkrimtare dhe veprimtare, nga Shqipëria e trojtet tjera amtare, por dhe disapora në shtete të ndryshme të botës.

2.Botimi-Kompania, 29 dhjetor 2017

Nga e djathta: M.Gecaj, B.Xhama, V.Kona e S.Harka

Në kohën, kur ne po trokisnim gotat ose ato “shishkat” me raki, që na i sjell Bardhyli rregullisht, përshëdetjen dhe urimin e parë e kishim nga Gazi, përgjegjësi i lokalit. Pastaj na mori në cel.,  nga Durrësi e na përshëndeti, miku i përbashkët, arsimtari veteran e autor librash, Kadri Tarelli. Ndërkohë, u  tregova miqëve të mi se mbrëmë më mori në cel.,miku  ynë, Ibrahim Hajdarmataj, nga fshati Zogaj i Malësisë së Gjakovës (Tropoja) dhe m’u lut që t’i përshëndesja miqtë e tij, në këtë tubim.

Ashtu si në takimet tjerë të këtij viti, por dhe ata të mëparshmit, në bisedat tona zunë vend: Familjet, krijimtaria e botimet e pandërprara, lidhjet që kemi me kolegë,  miq e dashamirë, si në Shqipëri, Kosovë e trojet tjera amtare, por dhe në emigracion, në shtete të ndryshme të Europës dhe deri në Amerikë e Kanada.

Kështu, ato më shumë se dy orë, kaluam si pa u ndjerë dhe  secili nga ne ndjeu kanaqësi dhe nuk u dëgjuan ato “ankesat shëndetësore”(ha,ha), të cilat i përmendim rëndom, sidomos, përmes celularëve ose kompjuterave.

…Për ta fiksuar këtë takim mbresëlënës, pra në kujtim të tij, ne bëmë  disa fotografi. Dy prej tyre po ia bashkëngjes kësaj skice modeste: Një rreth tavolinës sonë dhe një para lokalit, kur po ndaheshim, me urimet e bardha, për Vitin e Ri 2018, si për njëri-tjertrin  dhe familjet tona.

Tiranë, 29 dhjetor 2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s