Mesazhi i urimit për të gjithë shqiptarët nga Ambasadoret shqiptare në SHBA

Nga Beqir SINA – New York

NEW YORK CITY : Koncidenca e 7 vjetorit të miqësisë së tyre në Facebook, grave Ambasadore shqiptare në SHBA, ka sjell për këtë vit edhe një urim të veçantë, që Viti i Ri 2018, me shpresë  të jetë një vit sa më i mirë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.


Ndërkohë, që fotografia e përbashkët është realizuar vitin e kaluar kur ato u takuan në Nju Jork, bëhet fjalë se Ambasadoret Shqipërisë dhe Kosovës biseduan gjatë për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellët në shumë fusha të politikës së jashtme mbarë shqiptare.
21764770_1737633976249410_2708710664483552084_n
Gratë Ambasadore shqiptare në SHBA, prej 2015, po përfaqësohen në Organizatën e Kombeve e Bashkuara në Nju Jork, me  Ambasadoren Besjana Kadare dhe në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, me Abasadoren Teuta Sahatçiu, dhe po me dy ambasadore të dy shteteve tona nga e ashtuquajtura “Diplomacia e grave” ambasadore në botë, në Washington me Ambasadoren e R.Sh. Floreta Luli-Faber dhe Ambasadoren e R.K. Vlora Çitaku.
Këtu në New York, e para- që e mori këtë detyrë si femër diplomate, e cila është edhe për herë të parë në historinë e diplomacisë shqiptare, në OKB, në Misonin e Përhershëm të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në New York, prej se kur Shqipëria, u bë anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është Ambasdoria Besiana Kadare.
 Ndërkohë, po me gradën Ambasadore, në një detyrë të rëndësishme diplomatike, aq sa ndoshta edhe detyra e Ambasadores së Shqipërisë në New York, është edhe ajo e përfaqësimit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës të Ambasadores Teuta Sahatqija, e cila është dhe e treta femër diplomate nga Kosova- këtu në New York, pas Ambasdores Arta Rama dhe Ambasadores Vlora Çitaku.
21105423_1703607149652093_2118140178327537542_n
 Ambasdorja Teuta Sahatqija, e cila është Konsulle e Përgjithshme Republikës së Kosovës, në New York, së bashku me diplomatin Ylber Kryeziu– Ministër Këshilltar dhe Konsullen Albana Bylykbashi- Fatmir Zajmi, Inis Demiri , Liridona Malota dhe Butrint Ymeri, me Ambasadoren Vlra Çitaku kanë përfaqësuar denjësisht Kosovën, ne takimet e tremujore në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara duke promovuar diplomacinë e kosovare në një detyrë më të rëndësishme diplomatike, aq sa është dashur ta “kapitullojnë” diplomacinë serbe ndaj Kosovës, me përfaqësuesin e tyre të përhereshem në këto takime Ministrin e Jashtëm Ivica Daçiç.
Ambasadorja Sahatqia në statusin e saj në rrjetin social Facebook ka shkruar : Urime dhe Gëzuar Vitin e Ri 2018!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s