Publikohet kalendari me veshje kombëtare për vitin 2018 nga shoqata “Labeatët”-Ulqin

Nga Beqir SINA – New York

Kalendari është i financuar nga Komuna e Ulqinit, dhe përfshihen foto të veshjeve kësaj treve

ULQIN : Pasuria dhe shumëllojshmëria e veshjeve popullore shqiptare që u fotografuan për herë të parë në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të njëzetë, vazhdimisht kan zënë vend në studimet, ekspozitat, revistat, reportazhet, librat pullat postare, karatolinat e vitit te ri dhe kalendarët.

Izolimi tradicional i shqiptarëve nga pjesa tjetër e Evropës bënë që veshjet popullore të shfaqnin tipare të veçanta dhe shpesh të rralla, të cilat mahnitën udhëtarët e parë evropianë, do të shkruante studiuesi i madh, Robert Elsie.

Një kalendar i tillë, me fotografitë e vajzave dhe grave shqiptare me veshjet popullore i cili pëlqen të tregojë disa nga visaret më të çmuara të këtyre veshjeve, që është tani pjesë e një kalendari me 12 fotografi për këtë vit 2018, është me të vërtet mahnitës mbasi ai na tregon disa nga veshjet brilante të përzgjedhura me kujdes nga botuesi i këtij kalendari.

Kopertina e kalendarit, i cili prej vitit të ri 2018, është në treg – jo pa qëllim ka zgjedhur flamurin kuq e zi me shqiponjën me dy krena, sepse na tregon Shqipërinë e bashkuar.

Është, Flamuri ynë kombëtar në kopertinë që ju paraprin ketyre veshjeve dhe që simbolizon një vit të ri ku shqiptarët, duhet të jenë më të bashkuar shpirtrisht dhe fizikisht.

 

26551159_1908132375883544_1440067919_n

Më pas, ai shfaqet me veshjet shumë ngjyrshe ku dominojnë në veshje edhe simbolet tona kombëtare sidomos Shqiponja me dy krena.

Një fotografi ajo e muajit Gusht, është pothuajse tërësisht karakteri i fortë i këtij kalendari, ku në mes veshjes flamur kuq e zi me shqiponjën me dy krena, qëndrojnë dy veshje tjetra tepër simbolike, atë të veshjes së sokoleshës dhe atë të fisnikërisë së vajzës në mes të vend banimeve më të hershme të kësaj treve.

Pamjet e tjera përfshijnë veshje kombëtare nga trevat shqiptare në Mal të Zi, me veshje nga Kosova, Shqipëria dhe Çamëria, të cilat janë siguruar prej Shoqatës “Lebaetët” e cila ka organizuar aktivitete të ndryshme por një nga aktivitetet e fundit të kësaj shoqate ka qenë ai edhe për  kalendari 2018 me veshje kombëtare nga trevat shqiptare në Mal të Zi, me veshje nga Kosova, Shqipëria dhe Çamëria..

Flower Avdiu e cila është pjesë i këtij kalendari i tha  INA-s, se :”Bukurinë e veshjeve dhe vajzave tona duhet ta prezantojmë sa më teper.Gratë dhe vajzat shqiptare kanë qenë ato që kanë pasë një mision të çmuar në ruajtjen dhe kultivimin e këtyre veshjeve.Sot këto vajza dhe këto veshje qëndrojnë fizikisht dhe shpirtrisht në  kalendarin e Vitit të Ri 2018, me shpresë se ky vit do të jetë një vit sa më i mirë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen”.

Ndërsa, shtoi ajo me zonjën Servete Kastrati, realizuam për të paren herë sfilaten me këto veshje në Shas të Ulqinit dhe pastaj më lindi idea që me këto veshje të punoj një kalendar i cili do të ishte një zbukurim në vehte për shtëpitë tona.

Luljeta Avdiu Cura, e cila thirret Flower, ka përfunduar studimet në vitin 2006 në Shkodër për gjuhë dhe letërsi angleze.Në të njëjtin vit punësohet si profesoresh e gjuhës angleze pranë shkollës fillore “Bedri Elezaga”në Katërkollë.Krahas punës si punëtore e arsimit asaj i pelqen të merret edhe me aktivitete kulturore.

Me iniciativen saj në Ulqin dhe një grupi nismëtar ato kan themeluar shoqatën”Labeatët”, shoqatë e cila merret kryesisht me aktivitete që kajnë të bejnë me ruajtjen e vlerave dhe trashëgimisë kulturore dhe janë realizues e këtij kalendari me veshjet e bukura popullore -Kalendari me veshje kombëtare për vitin 2018.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s