Një cikël me poezi: “Pragviti 2018”

Nga  Përparim  Hysi
 
1.Mesazh politikanëve dhe qeverisë
 

             (nga një pensionist)

I mbërdhirë nga dimri i egër, i kërrusur pleqërisë
Politikanëve u shkruaj letër ( ca më shumë:qeverisë!)
Mua pensioni nuk më del dhe në punë unë  u sëmura
(Dil, o shpirti im, pse s’del? Do spitali 7 lëkura!!!)


Mbi dyzet vjet kam  punuar,imeshoqe po kaq vjet
Por pensioni i”rrëngjuar” dhe jetojmë për ibret,
Nuk i njohim hiç qejfet, kemi rrojtur veç me nder
Pleqërisë filluan sikletet,sa pensioni hiç nuk del.
Ne e dinim që punonim,kujdestar do kishim shtetin
Dhe të mirë kishim pensionin der sa jepnim “selametin”
Mirëpo puna erdhi ndryshe dhe pensioni minimal
Ne në xhep s’kemi kacidhe, mezi shpirtin e mbajmë gjallë.

Kur ju shoh të veshur “shik” dhe më mbani “ligjërata”
Zë e bëhem unë  nevrik; kini shpirt të zi si nata!
Po ju pyes:- A kini prindër? Pensionistët a i shihni?
Dhe beharin ua kthyet dimër ( Jini në vete a s’jini?)

Zutë e vutë pasuri… Pupu! Se ç’listë e gjatë?!!!
As që pyesni për njeri,sa dhe ditën na kthyet natë.
Në kuvend luani”teatër” ( se për  ne e bëni sherrin)
Ne nuk kemi zjarr në vatër, ju me pasuri zutë ylberin.

Për të gjithë kam një dëshirë:- Dua t’ju shoh para  drejtësisë
Se jini kthyer mynxyrë( Ju? Turpi i Shqipërisë!)
Populli do veç qetësi, juve ju pëlqen veç zhurma
Dhe uroj për këtë vit  të ri: të pandershmëve u humbtë vula!

                           31 dhjetor  2017
 
2. Viti i ri  2018
       “Kjoft mallkue kush qet ngatrrime
Ndër kta vllazën shoq më shoq
Kush e ndan me fjalë e shkrime
Ça natyra vet përpoq…”
NDRE   MJEDJA
Erdhi  viti 2018 dhe ta ketë këmbën e mbarë
Shqipëria të buçasë jetë,edhe viti krejt i bardhë!
Të jetë i bardhë e pa tenisone, populli s’do sherre e zhurmë
Mallkuar qoftë që me”devocione”,popullin kush të kthejë në turmë!

Populli s’është as  i majtë dhe asi djathtë,populli do paqë e qetësi
(Ku dallon djalli nga djajtë? A s’ kanë derrat një turi?)
Popull  ruaj drejtgjykimin, mos beso “kaviet ” arkaike”
Dhe besoje,Përparimin:-Lufta bëhet për karrike!

Për karriken e pushtetit  që është kthyer në”mollësherri”
Pse ia dinë mirë kimetin,tym e flakë Parlamenti!!!
– Mor rrugaç,- bërtet dikush; dil këtu, po ta mbajti?!!!
-Plaç,or plaç, or karabush! Shiko se m’ka hip inati!

Pa shikoni! S’ka më turp! Deputetë të dalë nga shpella
(Duan”luftime trup me trup”,aq sa më kap e vjella.)
Na turpëruan para botës, nuk kanë erz dhe as kanë nder
Le t’i qërojmë me anë të votës! Le të shkojnë mu në esfel!

 
                           1 dhjetor  2018
 
3.Deri kur?!
Rrapo Hekali fali gjakun e babait
At GJERGJ FISHTA fali gjakun e vëllait.
Shtet gjumash! Çohu nga gjumi!
Deri kur do vrasë kanuni?
Sa familje nën frengji
Mbyllur gra, mbyllur fëmijë.

Pse u kthye në vend “MESJETA?”
Ku është ligji? Pesë lekë jeta.
Nën frengji dhjetra familje
S’pyet kanuni, në ka ligje.

Një”stafetë” e gjitha turp
Shteti turpin ha me bukë
Dhe kanuni e rrit kurbën
S’del askush që t’i presë rrugën.

Shtet! Të kam lënë në porvim në vjeshtë
Mos i zërë me dyllë ata veshë
Kur kanuni  fare të vdesë
Veç atherë shtet të përshëndes!

 
              2 dhjetor   2018
 

4.Letër deputetit

Na këputi malli;- Ku  je, deputet?
– Si të vete puna? Si je me shëndet?
Mes nesh qe”dje”,kur kërkoje votën
Po më nuk u pe (ndryshe ktheve”rrotën”)

E di. Je i zënë. Eh,se sa probleme!
(mua më hanë brirët veç për thashë e theme)
Hop bëre në jetë (dyqane e vila)
(Për vilën deklarove:”Dhuratë nga kushërira!!!”)

“Kushërirën” e njoh: made in ryshfet!
T’m’i gëzosh që,oh! Rrofsh, o deputet!
( ma bëj hallall, mua mendjeligut)
Mezi pres të dalësh ti para VENTTINGUT!

 
              4 dhjetor  2018
 

5. Përgjigja e deputetit  *

Unë e di mirë që ti më ke inat
Se, mor vargaxhi,ke qenë kandidat **
Ke  qenë kandidat dhe, ngaqë nuk fitove,
Zure kundër meje këtë letër shkrove.

Vila që  kam unë ( më është dhënë “dhuratë)
As nuk pyes për ty; të pjerdhë mu në varg!
Më kanos me votën? As që e dua  fare
Pse i kam “WAN DAMËT” që”gjuajnë” nëpër lagje.

Cipëplasur si ti, nuk më lënë rehat
Kam ngritur padi: drejt e në gjykatë!
Bën mirë, vargaxhi, ta mbyllësh atë gojë
Se ti e di mirë: të keqen s’e  harroj.

Ti veç thur vjersha (kot i bie legenit)
Por fati i POETIT,kudo bishti i qenit
Deputet kam qenë e deputet jam
Sa të kem “liderin”, ti plas e bëj”bam!”.

 
* përgjigja është e supozuar
** kam qenë kandaidat për deputet në zgjedhjet   e para pluraliste(1991) si përfaqësues i PD dhe nuk fitova.
5 dhjetor   2018

Tiranë,  6 dhjetor  2018

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s