Sfidat ndaj dhunës

Nga: Fran Gjoka

QYTETARIA DHE BASHKËPUNIMI MES INSTITUCIONEVE.

Dhuna është fenomen sa social aq  edhe social-psikologjik. Si formë e ushtrimit të forcës për të dëmtuar dikë tjetër emocionalisht, psikologjikisht  dhe fizikisht ,ajo fatkeqësisht është e pranishme ende në shoqërinë shqiptare në tërësi, në shkollë  dhe në institucionet tjerab  të edukimit ,e pse jo,edhe në nivelet e ndryshme të shtetit  dhe më gjerë.

Ne kemi një mision  fisnik dhe detyrim edhe moral  që këtë dukuri negative të një shoqërie  me demokraci edne të vrishtë ta njohim në shumëanshëmrinë e saj, ta analizojmë  në thellësi  duke u  munduar të gjejmë burimin, të përcaktojmë pasojat dhe mbi këtë bazë të marrim masa për ta parandaluar atë. Së paku  të ulim ndjeshëm intensitetin dhe pasojat. Fatkeqësisht, dhuna është e pranishme në mjaft raste në komunitet, në institucione të shtetit dhe në kompani e firma private ,në rrugët dhe rrugicat  e vogla në thellësi të pallatateve ,në familje …

Aq më e papranueshme është ajo edhe në shkollë.

Shpeshherë ,përceptimi  për dhunën  është i kufizuar .Dhuna ,më së shumti ,përceptohet si e tillë vetëm në rastet e ushtirmit të  forcës fizike  të një idnividi apo grupi social  ndaj një individi ose grupi tjetër social ,që në raste ekstreme ka kosto  të lart që shprehet  edhe me humbje jetësh për shkaqe  ta pamotivuara që në media  përdoret  rëndom termi  “për arsye banale”.Në pamjen e saj të vërtet  shuna shfaqet në formën e dhunës insitucionale ,sociale ,ekstreme ,seksuale ,emocionale e psikologjike  në tërësi ,fizike dhe fizike ekstreme etj.Asnjë  nga institucionet nuk është realisht i imunizuar  nga format e dhunës.

Natyrisht në mjedise e insitucionet të ndryshme ,ajo ka dinamika të ndryshme .Vetëm  për të krijuar një përceptim  më të plotë për elementët  dhe format e dhunës  në tërësi ,le t’u referohemi  politikës ,ku dhuna “qarkullon” me shumicë .Për shembull,raste të dhunës shfaqen vertikalisht në të gjithë piramidën e shtetit .Më e theksuar  është ajo në ato institucione ku përkeqësohen  marrëdhëniet ,ku fryma e grupit rëndohet si pasojë e përpjekjeve të drejtuesve  për të shfrytëzuar pushtetin deri në abuzim të tij,me qëllim “që të disiplinohet” puna në insitucion apo ndërrmarrje.Po kështu ,e përhapur është edhe dhuna sociale  , “viktimat” e së cilës janë  kryesisht fëmijët dhe adoleshentët  e tërhequr nga jeta e grupit ,që rrinë disi larg shokëve  dhe shoqeve në shkollë dhe në mjedise  të tjera shoqërore .Për arsye nga më të ndryshmet ata nuk integrohen me mjedisin  psiko-kulturor  ku e kalojnë kohën  dhe rriten.Jeta e vetmuar është tipar dallues  i këtij grupimi .Fëmijët  të kësaj natyre  ndjehen keq psikologjikisht dhe emocionalisht,ndjehen disi të huaj në vendin e tyre .Po kështu ,dë dukshme janë dhe rastet  e dhunës fizike të shprehur në përdorimin e forcës  se një individi ose grupi  ndaj një individi dhe grupi tjetër social.Është e pranishme në komunitet ,në familje ,ndaj fëmijëve dhe bashkëshortëve  dhe individëve të tjerë të pambrojtur .Jo më pak e pranishme është dhuna fizike  edhe në shkollë,në isntitucionin e vetëm të edukimit që jep arsim dhe edukatë në mënyrë të organizuar.

Me format e dhunës emocionale ,që shprehen  virtualisht ,pothuajse jemi  socializuar në njsë masë të caktuar të gjithë.Rëndom shohim ose jemi në rolin e atyre që e ushtrojnë këtë dhunë ku punojmë  dhe jetojmë.Fjalët ofenduese qe e dëmtojnë emocionalisht bashkëshortin ose bashkëshorten,nxënësin,punonjësin,shokun  e shoqen etj,na shoqërojnë në të shumtën e herës .Siç duket një formë e tillë dhune ,kur krahasohet  me dhunën që të dëmton fizikisht ose që padrejtësisht e hedh punonjësin në rrugë,nuk ka ndonjë peshë të madhe në jetën e individit tek ne.Ndonëse  në një shoqëri të lirë dhe me demokraci të zhvilluar  edhe kjo dhunë është e papranueshme .Dhunën  e tyre intelektual  përpiqen ta “kompensojnë”  me forcën e pushtetit  të pushtetit  të përkohshëm që mund t’u jetë dhënë për çdo lloj kontributi ,me përjashtim  të atij profesional e kulturor në tërësi.Elementët e dhunës fizike  përdoren  në familje ndaj fëmijëve dhe jo vetëm,nga baballarë dhe të rritur,që e përdorin alkolin dendur dhe deri në atë masë sa kjo kategori  bëhen vartës ndaj ndaj pijes.Sa më shumë alkol që ata përdorin aq më të dhunshëm shfaqen në familje.Pjesët e grupimit të kësaj dhune janë edhe baballarët dhe bashkëshortët që mendojnë shpesh herë negativisht për sjelljen e fëmijëve dhe grave të tyre.Niveli i ulët kulturor dhe formimi i pakët qytetar,diferencat  e mëdha në disa raste  mes çifteve  dhe xhelozia më së shumti si fenomen se sa si realitet ,i bën një kategori burrash të dhunshëm.Në psikikën e tyre sundon forca dhe kultivimi i frikës ,në vend të logjikës  dhe të arsyes.Ai që e trazon shpirtin e qytetarëve sot tek ne,është varfëria ,pamundësia  e një  për të siguruar kushtet minimale të jetesës si dhe problemet  e mëdha që kanë  me pronat ku në mjaft raste vepron “Maliqi” dhe jo ligji,ku pronarët pa prona janë bërë e po bëhen padrejtësisht me prona.Në pamundësi  për të gjetur zgjidhje nga strukturat përkatëse të  shtetit  dhe të shoqërisë ,njerzit dalin jashtë kontrollit ,nuk i kontrollojnë emocionet e tyre.Në këto kushte sjellja agravon dhe bëhet,siç po ndodh pothuajse përditë,konfliktuale  dhe me pasoja.Dhunën seksuale e ushtrojnë kryesisht individët  me deformime dhe çrregullime narciste të personalitetit .Ata janë kryesisht maniakë dhe shumë të rrezikshëm për shoqërinë.Më përjashtime shumë të rralla ,dhuna në të gjitha format e saj nuk ka efekte pozitive ,pavarsisht  se ku  dhe ndaj kuj ushtrohet.Imagjinoni një dejtues shkolle ose institucioni,i cili nuk di ose komunikon me të me punonjësit ,që nuk ka aftësi t’i menaxhojë mirë punët ,që në vend të logjikës,argumentit,dhe arsyes përdor mosaryen  unin dhe forcën e pushtetit  provizor ,që bie viktimë e deformimeve  që mund të marrë ose merr nga “shoqet dhe shokët” e saj,që i shikon nga lart dhe  nga larg vartësitë ,mësuesit ,kolegët  dhe nxënësit:Çfarë ndodh në të tilla kushte?Pa u ndjerë frytet e përçarjes ,e frymës  që nuk o shërben punës,kultivohet autoriteti i rremë  dhe mungesa e mosbesimit  mes individëve  dhe palëve ,ndërtohen marrëdhënie  të ndera etj.E keqja është se kjo frymë dhe formë drejtimi  ,e shorehut në  formën e dhunës institucionale ,përcillet deri tek punonjësi më i thjehstë ,deri tek vartësit  më të largët  dhe tek nxënësit .E gjitha kjo e dëmton punën dhe vetë personat  që “vishen me kostume” të tilla të përkohshme të autoritetit  false  dhe të dal tahsmë  nga moda.Në shkollë dhunën ndaj nxënësve  që e përdorin  mësuesit me formim të dobët ,sidomos profesional.Në pamundësi  për të komunikuar me adoleshentët me gjuhën  e tyre ndodh  që mësues  të veçantë bëjnë presion  përmes  notës tek nxënësit ,i shohin ata me një farë përçmimi dhe në pozitat e njeriu që,sipas tyre ,i di të gjitha ,paçka se një grup nxënësish dhe studentësh  mund të dinë më shumë  se mësuesi ose pedagogu i tyre.Ku bëhet  mësim me të meta ,ku individë  dhe grupe  nxënësish nuk merren me punë  gjatë mësimit ,ata bëhen  “shkaktarë” të prishjes  së mësimit.Në këto kushte për ta  “displinuar” klasën vepron mësuesi autoritar ( jo me autoritet)  dhe përmes  dhunës “vendos” kush  qetësi ,ose i duket atij  se e arrijnë një gjë të tillë ,paçka se pasojat  mund të jenë  aq të mëdha sa ky lloj mësuesi  nuk i parashikon .Fjala vjen një konflikt i pamunduar mund ta çojë shtrirjen e tij  në familje,rrjedhimisht ai sjellë shumë pasoja  për të gjithë palët.Në familje  dhuna ndaj fëmijëve  kultivon dhunë e cila transmetohet ,si rregull edhe tek brezat pasardhës .

Dhuna fizike ,ndryshe nga arsyeja  dhe komunikimi i hapur ,kultivon  frikë dhe ankth  që e dëmtojnë shumë personalitetin  dhe karakterin e fëmijëve  në formim e sipër.Të gjithë kanë detyrime për mënjanimin e dhunës:shkolla,familja,shoqëria civile ,institucionet  shteti e strukturat e tij,shoqatat që veprojnë  etj.Ne duhet të ndryshojmë  pak e përditë mendimin  se dhuna  është mesjetare ,se civilizimi  dhe qytetaria  nuk e pranojnë  atë.Po ndryshuam  mendimin do të krijojmë baza për tu fokusuar  më mirë  në kultivimin e vlerave  të një demokracie  pa dhunë.Në mes të këtyre institucioneve shkolla  dhe familja kanë shumë përgjegjësi dhe  detyrime,se ato duhet të veprojnë  në mënyrë të kualifikuar  dhe së bashku për ta arritur qëllimin  për të cilin po flasim.Gjykoj se ka ardhurqë,krahas   përmirësimeve në sistemin  e punës  së shkollës dhe fakulteteve  të mësuesisë ,të hidhen hapat e para për trajnimin e prindërve ,pasi ata kanë shumë të meta në njohjen e moshës ,të mënyrës  së sjelljes dhe të komunikimit sidomos  me adoleshentët.Vetëm shkallë-shkallë  klima do të zbutet dhe shoqëria do të emancipohet .Për rrjedhojë edhe dhuna  do të pakësohet dhe me kalimin  e kohës do të shkojë drejt  zhdukjes.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s