Aktori Mirsad Abazi në filmin e ri të regjisores Mrika Krasniqi “Prova”

Aktori i njohur Mirad Abazi do të luajë një rol të ri në filmin “Prova”. Filmi “Prova” i dedikohet 20,000 fëmijëve të Kosovës, të cilëve iu janë vranë prindërit gjatë luftës së vitit 1999.

Ky film zhvillohet rreth personazheve të gjyshit dhe mbesës dhe tramuat e tyre të pasluftës, luajtur nga Xhevat Limani “Ikonë e Aktrimit Shqiptar”, Liza Hoxha, Mirsad Abazi dhe Julian Biba.

“E veçanta e këtij filmi ishte që për herë të parë po drejtohem nga një regjisore grua. Dhe kjo ishte pjesa më e bukur, Mrika është një regjisore e veçantë dhe me shumë energji, ajo dinte saktë të na tregonte se çfarë duhet të luajmë dhe të veprojmë. Shpresoj të kemi sa më shumë regjisorë të kategorisë sikur Mrika Krasniqi.

Po ashtu, ka qenë privilegj që të jem përballë aktorit të madh Xhevat Limani. Në përgjithësi mund t’a quaj një eksperiencë e veçantë. Për në fund dua të them për diopin Ibër Deari që ka qenë një punë e palodhme për të, sepse shumë qartë na tregonte e na lehtësonte neve aktorëve që të jemi sa më shpirtnisht e të saktë para kamerës,” tha aktori Mirsad Abazi për Prishtina Press.

thumbnail

Filmi është prodhim i kompanisë Nil Production, me regji dhe skenar nga Mrika Krasniqi, fituese “Gruaja e Vitit” nga Kongresi Amerikan dhe “Artistja e Vitit” nga Komuniteti Evropian e Artistëve hebrej në Paris, Francë.

Aktori i mirnjohur Mirsad Abazi korri sukses me filmin “A Long Way Home” me regji të Ibër Dearit, i cili triumfoi në shumë festivale botërore dhe fitoi disa çmime, “Regjia më e mirë”, “Filmi më i mirë,” etj. Mirsad Abazi njihet për rolet protagoniste në filmat “A Long way home“, “My City Screams,” “Between Paradise and Hell” dhe në  shfaqen “Një shtrat plot me të huaj”.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s