Bisedë me gazetaren beratase Mimoza Sinanaj

Nga: Sokol Demaku

Puna e gazetarit është investigim hulumtim ndërsa frymëzim mud të quhet ndërsa shkruan dicka të bukur këtë ta nxit vet qyteti i Beratit. Ky qytet sa më shumë e shikon më shumë frymëzon, të bën ta duash të punosh për të.

Më vjen keq që duhet të thëm nëse duhet të zgjedh një vend ku do të ëndëroja të ishte më mirë për mua dhe fëmijët emi. Nëse do të kishim mundësi që ky vend të ishtë po aq i mirë sa është edhe i bukur nuk do ta ndërroja me asnjë në botë, por në këtë vend mungojnë shumë gjëra që nga drejtësia që ka probleme deri tek mundësia për të qën i lumtur.

Trashëgiminë botërore pasaportën e së cilës e kemi marrë në 2008 duke pasqyruar çdo pjesë të kësaj kulture në lagjet muzeale, karakteristikat e Mangalemit, rrugicat, kalldrëmet, kalanë shekullore me historikun e saj, lagjen Goricë, pasqyrojmë thesaret e këtij qyteti, historikun e kodikëve, kam arritur të i përcjell botës këtë thesar kaq të bukur për më shum se 20 vite dhe fitbeku ka patur më shumë vizitor, më shum turistë, më shumë admirues.

BERATI KA PATUR SHUMË LULE KU BININ NË SY TRENDAFILATË PËRGJATË GJITHË LAGJËS MUZEALE

-Thotë beratasja, gazetare e medias TV Mimoza Sinanaj

945656_672051499479103_196977809_n (1)

Ju lutëm një presentim  të shkrutër. E lindurë dhe rriturë në qytetin e Berat, çfarë mund të na thuani për kohën e  rinisë suaj në qytetin Berat?

Kam lindurë në qytetin e bukur Berat në një familje me tradita. Familja Haxhialiu njihet për kontributin e saj që ka dhënë në breza në këtë qytet .Që e vogël jam rritur me dashurinë për qytetin, artin dhe kulturën, ndërsa në rini kam studiuar në gjimnazin me emër të qytetit Bab Dud Karbura një shkollë që ka nxjerrë breza të shquar. Ndërsa kam mbaruar universitetin Shkenca politike Administrim publik si dhe masterin me notën maksimale. Prej 20 vitesh kam punuar si gazetare në shumë media si ato lokale dhe në gazetën në Koha Jonë dhe në 2002 fillova Top Channel dhe gazetën Shqip. Edhe sot vijoj të punoj në një nga mediat kombëtare me emër Top Channel.

Lindë e rritë në Berat, por çfarë është ndryshimi nga dje? 

Nëse keni pyetjen dje për vitet para 90  kam bërë një jetë të thjeshtë ashtu siç edhe na e afronte sistemi socialist. Fëmijëria jonë e thjeshtë me lojrat nga më të thjeshta zakonshme lojra që sot ndoshta fëmijët e sotëm as nuk i mendojnë.Luanim me guralecë me litar me lojëra të sajuara këndonim në parqet me lule. Berati ka patur shumë lule ku binin në sy trëndafilat këto përgjat gjithë lagjes muzeale Mangalem. E vogël merrja pjes në festivalet shtëpia e pionierit,  këndoja vallëzoja por kam patur prirje për vjersha si dhe pikturë, ndërsa kam patur shum përzemër violinën …ndërsa në vijim rinia jonë e thjesht mernim pjesë në aksione por edhe zbor kam qën radiste kështu ishte sistemi në shkollën e mesme bëhej edhe stërvitje ushtarake një nga komponentët të sistemit. Mësim punë kalitje, ndërsa krahasimi pas 90 rinia fillimet e 90 u largua nga shqipëria për një jetë mëtë mirë pasi shumë kishin dëgjuar për jetën përtej detit por nuk kishin parë pothuajse asgjë çfarë atje ndodhte. Ndërsa para 90 jeta e rinisë ishte thjesht ku rinia nuk kishte ve çse një zgjedhje të mësonte dhe pak shumë pak argëtim, në vit mund të llogariteshin mbrëmje argëtimi rreth tre ose katër dhe kjo nën mbikqyrjen e reptë të mësuesve. Në ato vite nuk mendohej qëndrimi në lokale apo shëtitje në mbrëmje, kishte vetëm një kinema ku mund të shkoje i organizuar me shkollën ose prindërit. Kush arinte rezultate të mira vijonte fakultet sipas mesatares, ndërsa pjesa tjetër punësohej në Kombinat pasi në atë periudhë kishte fabrika, uzina, kombinat punishte etj. këto shtetërore. Ndërsa mund të shprehem se lexohej më shumë sesa sot. Të rinjt shkonin në bibliotekë flisnin për librat me pasion ndërsa sot teknologjia ka ndryshur disi ose larguar nga librat ky është mendimi im. Rrugën për në shkollë e bëja në këmbë përshkoja nga banesa ime e cila ishte dykatëshe me oborr me lule e portokaj, ndërsa këpusja një gonxhe trëndafili së bashku me shoqen time të cilën e kisha që në fëmijëri shoqe, shkonim çdo ditë në shkollë dimër verë duke kaluar përbri Osumit i cili në dimër ishte vërtet i ftohtë por nuk ndjenim atë ftohtësi. Berati ishte i bukur i magjishëm çdo mëngjes na dukej më i bukur. Përgjat lumit Osum kishte pëmë të mëdha Repe të cilët gjelbëronin pothuajse gjatë gjithë vitit.Ne përshkonim cdo ditë rrugën nga parku në lagjën Çelepia deri në afërsi të stadiumit të vjetër pra tek shkolla mesme Bab dudë Karbunara. Qyteti mëngjeseve ishte i gjallëruar gjithë nxitonin, shkonin punë shkollë .Ndërs sot nuk ka atë gjallërin e atyre viteve pasi nuk ka shum të punësuar ndërsa nxënësit nuk eknë atë entuziazmin për në shkollë. Dikur me uniforma të rregullta në shkolla gryksja e zezë, jaka e bardhë ndërsa sot ska të tilla, ka larmi ngjyrash dhe kudo fëmijë me celular me kufje .

Krahasim me para 90 më duket sikur fëmijët të rinjt e atyre viteve përkushtoheshin mësimeve nuk them që sot nuk mësojnë por janë më pak të vëmendshëm pasi teknologjia ka ndërhyr në jetën etyre i ka bërë më të mbyllur, jo të socialë jo të shoqërueshëm. Por përsa i përket qytëtit ka qënë i bulur i pastër dhe më shum lule .Sot ka disa ndryshime por jo bukurinë, thjeshtësinë e atyre viteve.

Përveç se një gazetare, aktivisate e qështjeve kulturore, do te ishte me interes te mësonim nga ju për rolin e juaj si gazetare në kulturë?

Duke qënë korespondente pra gazetare në terren i mbuloj të gjitha fushat. Kronika politike, kronik ezëzë por edhe kulturën. Në kulturë mund të them se kamë kontribuar duke përcjell  jetën kulturore të qytetit, ekspozita, koncerte, teatër çdo gjë që flet për kulturën .Me artin më lidhë ajo se familja ime është përbërë nga artistë, im at ka qën në veglën e trompës përvec punë së tij ai merte pjesë edhe në grupin artistik të qytetit si dhe në bandën e qytetit. Kulturë bën pjesë edhe trashëgimia e këtij qyteti, në jemi qytet që aderojmë në UNESKO. Trashëgiminë botërore pasaportën e së cilës e kemi marrë në 2008 duke pasqyruar çdo pjesë të kësaj kulture në lagjet muzeale, karakteristikat e Mangalemit, rrugicat, kalldrëmet, kalanë shekullore me historikun e saj, lagjen Goricë, pasqyrojmë thesaret e këtij qyteti, historikun e kodikëve, kam arritur të i përcjell botës këtë thesar kaq të bukur për më shum se 20 vite dhe fitbeku ka patur më shumë vizitor, më shum turistë, më shumë admirues. Megjithëse 97 solli një faqe të zezë për historin e qytetit të Beratit. Si gazetare për kulturën kam bërë një sërë reportazhesh për banesat karakteristike më restaurimin etyre si dhe për restaurimin e ikonave që janë një thesar i vërtet ku ky qytet me të vërtet mburret dhe se ka çtë tregoj. Është një qytet që sa më shumë të hulumtosh aq më shumë do gjesh thesare në fushën e kulturës e jo vetëm.

Keni kryer shkollën fillore dhe të mesmën në vendlindje përshtypjet e juaja për kohën e shkollimit tuaj.

Siç përmenda më sipër shkollën fillore e kamë bërë në shkollën 24 Maji, një shkollë e vjetër por që do të doja të ishte edhe sot. Ishte e bukur, ishte një godinë tepër e veçantë, por sot nuk egziston. Kam qën fëmijë çapkën që më pëlqenin mësimet por edhe lojrat, ndërsa tetëvjeçarja ka qënë në shkollën 28 Nëntori ku atje shkova për arsye se atje mësohej anglisht dhe kishte klasa sportive ashtu ishte sistemi shkollës në atë kohë. Ndërsa e mesmja në Bab dudë Karbunara e vetmja shkollë gjimnaz i përgjithsëm ku nxënësit duhej të shkonin me mesatare mbi notën 9. Gjimnazi kishte kritere tepër të vështira nëse mësoje dilte bursa në të kundërtën përfundoje punëtore në një fabrikë ose kombinat. Universiteti bachelor dhe master këto bëra në Tiranë. Për mua leximi mbajtja e shënimeve është gjëja që duhet të bëjë çdo njeri jo vetëm një profesioniste. Ndërsa nuk kanë munguar trajnime kurse nga më të ndryshme për të rritur aftësitë profesionale, besoj se ja kam arritur të jem profesioniste. Gjithsesi mendoj që dija ska fund, unë kërkoj më të mirën e mundshme nga vetja ime dhe do jem mike e ngushtë e librit.

Ju i jeni përkushtua gazetarisë, çka ju ka shty në këtë drejtim ta adhuroni këtë lami pune?

Që e vogël kisha prirje për të shkruar madje kam qënë fëmijë kur kam shkruar një stip skice. Ndoshta e ritur në familje të madhe më ka bërë përshtypje larmia e bisedave që shpaloseshin në familjen time. Një familje e madhe ka dhe problematikat e saj duke qënë i vogli i familjes nuk të vjen radha për të folur kështu unë dëgjoja por në shtëpi ishin motra dhe vëllezër profesione të ndrushme, pra më krijoheshin imagjinata nga më të shumë llojshme. Familja kishte situata nga më të bukurat ku ne mblidheshim në mbrëmje rreth prindërve pasi bisedonim mbi ecurin e ditës këndonim por ka patur edhe probleme të ndryshme këto shtonin kërshërin time për të shkruar. Kam bllokun e kujtimeve aty nisi fillesa e punës sime. Shkruaja me data, ditë ato çfarë mua më bënin përshtypje. Kështu vijova deri në shkollën e mesme ku edhe shkruaja hartime me tema nga më të ndryshme dhe profesori letërsisë më thoshte shpesh ti ke stil gazetarie. Dëshira dhe pasioni për gazetari u shtua pas 90 ku dhe ne mund të ndiqnim mediat e huaja ku përcilleshin lajme për emigrantët shqiptarë që kaluan në anën tjetër pra drejt Europës. Kështu në atë vit fillova hapat e parë të shkruaja për problemet hallet ngjarjet që shpaloseshin në qytetin tim. Fillimisht në gazetë pastaj në Tv Koha kanë qën vitet 1989 kur memijëra shqiptarë nga kosova u gjendën shqipëri erdhën edhe në Berat aty jam ndier tepër e përkushtuar pranë atyre fëmijëve aq të bukur por të braktisur, dikujt ia kishin vrarë e dikujt ishte zhdukur familja. Ngjarjet atmosfera gjithshka që shpalosej para meje më bënin që të doja me pasion këtë profesion. Doja që të isha zëri i qytetit tim i atyre njerëzve që kërkonin  të gjenin një zgjidhje të problemeve të tyre dhe më duket se diçka kam bërë duke u u gjendur në çdo kohë pranë tyre duke quar zërin etyre në instancat përkatëse, duke endjekur deri në zgjidhje problemin. Mendoj se qytetarët tek unë kanë gjetur njeriun që ata kërkojnë pasi më thërasin j onë emër por kjo është ajo gazetarja.

Profesioni i gazetarit nuk të bën të pasur por jam e qetë jam edhe krenare se duke qën e ndershme me veten mendoj se kam kryer detyrën time ndaj qytetarëve që më besojn. Bësoj se edhe qytetarët më kanë vlerësuar duke më propozuar që të jem nderi këtij qyteti propozim që vet kreu i bashkisë z.Petrit Sinaj ma dha në 2017 si njeriu i vitit .E kam dashur këtë pune dhe do ta dua sa të jem me jetë pasi kjo punë nuk është luks nuk ofron pasuri të jesh gazetar është edhe sakrificë por edhe një vlerë.

Nga e merrni frymëzimin ne punën e juaj? Çfarë ju frymëzon në punën tuaj?

Puna e gazetarit është investigim hulumtim ndërsa frymëzim mud të quhet ndërsa shkruan dicka të bukur këtë ta nxit vet qyteti i Beratit. Ky qytet sa më shumë e shikon më shumë frymëzon, të bën ta duash të punosh për të. Në punën e përditshme ka jo vetëm lajme, kronika të cilat paraqesin problemet e ditës por ka dhe histori suksesi e kjo të bën të ndihesh pjesë e tyre, të frymëzojnë dhe të bëjnë entuziast. Bukuritë e trashëguara dhe jovetëm ato muzeale por edhe natyrore bëjnë që cdo ditë në këtë qytet të ndihesh ndryshe të shkruash jo vetëm hallet eqytetiit por edhe bukuritë që ai shpalos për të tërhequr sa më shumë vëmendjne e ature që se kan shkelur po pse jo edhe të atyre që kanë shkelur njëher por ti nxitësh që ata të rikthehen sërisht pasi nuk kanë parë ende qytetin pasi ky qytet ka shumë për të treguar dhe nuk mund ta shohësh e prekësh në një ditë. Në punën time më tërheq një ngjarje, një dukuri duke investiguar dëshiroj ta çoj deri në fund pra të zgjithet problemi apo të zbulohet një ngjarje, këto dhe shum arsye të tjera më bëjnë ta dua profesionin tim më shum zemër. Është vështirë të jesh gazetare në një qytet si Berati ku ka mbizotëruar mendimi maskilist, por ja kamë dalë fal punës këmbëngulëse, fal pasionit, fal vullnetit dëshirës, fal  punës sime ditën natën në shi, borë, vapë kudo gjendur.

Ju jeni shumë aktive edhe ne jetën shoqërore dhe kulturore në vendlindjen tuaj në qytetin e Beratit çka ju shtyn në ketë drejtim dhe në çka më shumë është e angazhuar Mimoza?

Të jesh gazetare ke mundësi të njohësh shumë aspekte të jetës. Vetë ky profesion të jep mundësi të shkelësh në çdo cep të vëndit. Nëse edhe dëshira bashkohet me pasionin nuk lodhesh kurë. Kam marrë pjesë në shumë evente dhe në shumë aktivitet, konferenca, jam pjesë aktive e shumë trajnimeve si dhe duke ndihmuar në shtresat në nevojë apo ato vunerabël. Ndërsa kam parë nga afër shumë drama apo shumë problematika të  qytetarëve, kam dashur ti ndihmoj ndoshta humanizmi më ka shtyrë të bëj këtë punë, ka qënë një shtysë për të punuar si gazetare. Ndërsa jeta ime përditshme është ajo gazetarja e terenit por nuk mjaftohem vetëm me këtë unë vijoj edhe të investigoj, ndërsa ndodh të zbuloj një problematikë vijoj ta ndjek deri në zgjidhje kur arin të bësh diçka kjo të jep edhe atë kënaqësin e shpirtit. Shpesh më thon ti ndihmon shumë përse thjeshtë i them më pëlqen të ndihmoj ndihem e kënaqur, kjo më lumturon, kjo është arsyeja që punoj në këtë profesion.

Si e kalon një ditë Mimoza?

Thjesht ngrihem shumë herët në mëngjes, pas rutinës që ka çdo mëngjes përcjell birin tim në qëndër dhe vet nisem për punë. Gazetari fillon punën duke krehur institucionet kështu quhet në gjuhën egazetarisë. Ndërsa mar çdo ecuri nga burimet njerëzore të  institucioneve, shikoj e ndjek ngjarjet editës. Kafen më pëlqen ta pi vetëm në një lokal që preferoj të jet larg zhurmave me oborr ku ka lule, aty mbaj shënime çfar do bëj gjatë ditës, ndërsa pi kafen fillojnë  telefonatat ku unë do të lë takime të rëdësishme për ndonji intervistë që ka lidhje me situata ditës. Kështu vijon dita ime, bëj kronikën që kam përcaktuar ndërsa filmoj dhe shkruaj vet, i bëj gati nisem në shtëpi kështu filloj të redaktoj dhe ti nis drejt medjas ku unë punoj. Koha ime nuk mbaron këtu vijoj takime me kolegët kosultohem me ta. Berati qytet i vogël po ibukur kështu shkoj shëtitje tek të afërmit e mi ose në ndonjë lokal qyteti nuk ka shumë aktivitet mbyll shpejt rreth orës 19 kthehem në shtëpi. Kontrolloj gjithë emailet dhe ndjek regullisht lajme emisionet në tv e preferuara. Më pas gjej kohë të lexoj libër qëndroj me djalin vogël pasi imadhi ndodhet në universitet bisedoj më të një hër në ditë. Kështu mbrëmja është disi e qetë me darkën e lehtë dhe emisione TV. Nuk ka asgjë interesante, bëj jetë të thjesht pa shumë shpenzime kohe, mundohem të lexoj, më pëlqejn librat nuk e fsheh. Kur kam ndonjë projekt merem me përgatitjen e tij dhe ndjekjen e aktivitetit, por kur nuk kam gjej veten tek enciklopeditë ose përgatitja për ndonji reportazh kjo është pak a shumë dita ime.

Ju jeni gazetare por merreni edhe me shkrime dhe publicistikë konkretisht gazetare ne TV Berat Top Chanel, çfare momentalisht është më inetres për ju?

Më parë kam punuar në Koha jonë, pastaj në gazetën Shqip e nga 2002 punoj Top Channel.  Pra 15 vite televizion ku ke çfar të mësosh dhe mund të them ja edikoj ritjen time prifesionale. Po duke qënë  korenspondente në një Qark kam shkruar kronika politike e deri tek kulturore, kronikë e zezë, sociale etj. Shpesh pasqyrojë fushata kur vijnë zgjedhjet, personazhet politikë, deputetë etj por pse jo politika më pëlqen unë edhe për këtë degë kam mbaruar shkenca politike, por pasqyrimi i kronikave sociale janë edhe këto me interes për mua. Por unë kam pasqyruar edhe ato kulturore si dhe ato që përmbajnë historikun e qytetit. Por më shumë jam e prirur për tema politike, por jeta politike në këtë qytet shfaqet vetëm në momente fushatash, është tepër e vakët pothuajse jo aktive kështu prirem të merem me fushën sociale dhe atë kulturore, me reportazhin më pak e shumë më pak kronikën ezëzë. Kam pasion investigimet, kur nis një kronikë mbi një vëzhgim dëshiroj ta çoj deri në fund dhe shpesh një kronikë e kam kthyer në një problem duke i dhën aq shumë rëndësi derisa ka gjetur zgjidhje. Kjo ka ndodhur me problemin eurës së Goricës kur mbi të kalonin makina me tonazh të rëndë dhe ishte drejt shkatërimit duke mbajtur në fokus kronika arritëm ta zgjidhim si problem e sot ajo përshkohet vetëm nga vizitor jo automjete por nga këmbësor, po kështu problemet e fëmijëve në shkolla që nuk kishin godinë kam mgulur këmbë deri në ngritjen e godinës, ose problemet mbi shkatërimin e pyjeve ku kam ngritur shqetësimin der inë izolimin e firmave që kanë sjellë këto pasoja sa e sa kronika në dobi të qytetarëve dhe qytetit tim. Por nëse unë kam zgjedhur të jem gazetare unë skam zgjedhur të rri në një zyrë por të jem kudo ndodhur në çdo skaj duke qënë zëri qytetarëve të mi.

Çka ka botuar deri me tani Mimoza dhe çka pret lexuesi ne të ardhmen ga ju?

Shkrimet janë kaq të shumta sa unë nuk mundem të kem një shifër por mund të them kronika, reportazhe, personazhe nga më të vegjëlit deri tek më të mëdhenjtë, histori suksesi, kamë patur mundësi untervistoj president, ambasador njerëz punëtor të thjesht, njerëz më histori suksesi, politikan të gjitha kategoritë papërjashtim. Për të ardhmen mendoj të vijoj po kështu krijimtaria ime e larmishme gazetare tereni pasi aty gjej vehten, kam punuar edhe në studio duke intervstuar politikanë të partive të ndryshme por tereni është studioja më reale për mua aty unë prek nga afër atë çfar është evërtetë. Për mua gjithë llojet e kronikave po të pasqyrohen me vërtetësi janë interesante dhe besoj se do jenë edhe në vëmendjen e opinionit publik, e kam theksuar jam zëri, do jem zëri i qytetarëve të mi, hallet, problemet pse jo dhe historitë e suksesit të qytetit perlë ja vlen të punosh për të, ndaj e dua këtë prifesion se pse dua Beratin.

Një gazetar, poet dhe një punëtor kulturorë kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër.  Si është nga natyra e saj Mimoza?

Mimoza është natyrë inpulsive, kërkon të arrij gjithë çka, çfar mendon. Gjatë gjithë kohës mendoj se si të bëj jo vetëm punën por edhe të angazhohem me detyra të tjera të cilatë janë në shërbim të punës. Jam shumë aktive në jetën e përditshme, korekte e shoqërushme, jam tip shumë i sinqert ndërsa nuk hakmerem por kur ndjej që nuk është shoqëria që dua largohem me shumë kujdes. Jam shumë tip çiltër por nëse kuptoj që sinqeritetin ma marrin për dobësi unë jo vetëm i fshij si shokë por as qe marrë mundimin ti kem në shoqërin time. Jam tepër e dhimbsur me ata që vuajn i ndihmoj sa mundem, ndërsa kurrë nuk mburem për çfarë kamë arritur, por jam krenare për çfar jam. Nuk kërkoj të mëshirohem çdo gjë e arrij falë punës time, për këtë ndihem mirë.

“Roli i femrës shqiptare në botën kulturore  dhe gazetareske”, Sa është femra shqiptare aktive këtu?

Unë do flas paksa për Beratin, roli femrës në botën e kulturës dhe asaj gazetareske. Femratë në qytetin tim pse jo jan aktive kjo pas 2000 është më tepër e theksuar.Nuk ka qën e lehtë që vajza, gruaja të bëj jetë aktive pasi ka qënë jo shumë e lirë më parë, kanë qënë mendime disi patriakale për të. Por vajza, gruaja megjithëse asaj i lihet barra e familjes është aktive e gjejm në istitucionet drejtuese, e gjejmë në kulturë, në art, kudo. Po gjithësesi roli i saj mendoj është jo shumë aktiv gjithëmon vajzat vihen si fasadë për zbukurim, rallë ka vajza, gra që të jenë në krye të një institucioni, ato dhe në politikë përbëjnë përqindje të vogël por gjithësesi i gjejmë të angazhuara. Në gazetari nëse do ta shikojmë në aspektin si gazetare është aktive ne kemi mjaftë vajza aktive që punojnë gazetare madje guxojnë të npasqyrojnë realitetin pse jo edh të riskojnë pasi nuk është e lehtë si profesion. Por po të shohësh aktivitetin e gruas, vajzës në vendin tonë janë pjesmarrëse politikë në sipërmarje i gjen në institucione nga më të ndryshme, por përqindja e tyre është e pakët, mendimi im duhet më shumë pjesmarje pasi gruaja është forcë, ajo di të rrisë, të mbajë familje pra di të menaxhoj dhe shumë suskseshëm.

Ju jeni edhe nje aktiviste e dalluar në qështjet kulturore, çfarë është aktiviteti juaj në këtë drejtim dhe sa jeni e kënaqur me këtë që ju beni këtu në vendlindjen tuaj?

Unë jam aktiviste në drejtim të profesionit tim ku kam kontribuar për pasqyrimin e kulturës në kronikat e mia. Kultura është jo vetëm aktivitete që pasqyrohen por edhe përcjellja e zhvillimeve në fushën e trashëgimisë apo të artit, kështu përcjellim historikun e këtij vendi por edhe çfar ndodhë në ditët e sotme, pra kultura është vet jeta e një qyteti. Dërisa pasqyrojmë njërëz që kanë histori suksesi, kultura shprehet edhe tek të rinjt që përformojnë me këngët tradicionale të qytetit, me ata artistë që janë nderi i qytetit, më shkrimtarë tek promovojnë vlerat e tyre, unë ndihem pse jo e kënaqur kur marrë një autograf nga një shkrimtar me emër të cilin e kam pasqyruar si vlerë të qytetit tim. Por kultura e një qyteti pasqyrohet tek ato ekspozitatë në galerin e arteve, në skenën e Qëndrës kulturore, në gurët e qytetit, në muzeun etnografik, kutura është kudo në zemrat e qytetarëve që duan këtë qytet dhe që mbushin me frymë dhe i japin jetë .

Nëse do te kishit mundësi te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptarët, ku mendon konkretisht që duhet ndryshuar diçka ne dhe pse?

Nëse do më jepej mundësia të ndryshoja diçka dhe ku, unë do dëshiroja të ndryshoja jetesën e qytetarëve të mi, të kishte më shumë aktivitet, më shum dinamizëm në jetën e qytetarëve, rinia të kishte më shumë aktivitete konkretisht konkurse në të gjitha fushatë ku të shpaloste vlerat në fushën mësimit, artit, kulturës duke nxjerr edhe talente nga konkurimi mes të rinjve, ndërsa do të ndryshoja jetën e qytetarëve duke i ndërgjegjësuar se për të arritur çfarë dëshiron duhet të kesh guxim, të ngresh zërin me forcë të kërkojnë për të përmirësuar jetesën dhe jo të heshtin dhe të presin, por të kërkojnë të drejtën e tyre, deri sa ajo të bëhet realitet. Të kisha mundësi të ndryshoja fatin e atyre njerëzve që vuajn, unë nuk duroj dot njerëz që vuajn në skamje por dua që dhe të rinjt të punojnë, të mësojnë, studiojnë dhe të duan jetën. Pyetja është dhe pse sepse nuk mund të ndihesh i lumtur kur përreth teje ke njerëz që vuajn ndaj dua që të ndihmoj që të gjithë meritojne të jenë të lumtur, kjo është e drejta e çdo njeriu.

Sa keni njohuri për vendet Norsike konkretisht ato Skandinave me thesk në Suedin?

Kam njohuri vetëm nga mësimet pak a shumë i njoh këto vënde, di që kanë një nivel jetese shumë të lartë, pasi janë vende ku shtetasit jetojnë, punojnë dhe jetojnë shumë mirë, të lumtur dhe me shumë pak ose aspak probleme në krahasim me vendet etjera Europës. Ndërsa për Suedin nuk kamë shumë njohuri përveçse nga rrjetet sociale, googel, ku dhe kam lexuar në wekepedia për prapopullsin, jetesën, pozitën gjeografike, njoh pak pasi aty kam patur mbesën studente dhe ajo më ka folur se është një vënd i gjelbëruar, i qet dhe me njerëz tepër të mirë, të edukuar thjesht që duan jetën.

E lexoni revistën në shqip ”Dituria”që bothet në Skandinavi, cka mund te na thoni për te?

Me thën të drejtën nuk kam patur shumë kontakt me këtë revistë por nëse do ma sygjeronin do filloja të jem lexuese e rregullt pasi nuk kamë patur shumäe kontakte në këtë drejtim, jam sinqert në përgjigjet emia. Ndoshta duke njohur miq që jetojnë në këto vende do më bëjnë të shfletoj, lexoj këto revista për këto vende pse jo.

Nëse u ipet mundësia në çfarë profesioni do e gjente vetën më së miri?

Përvec gazetarisë kam pëlqyer shumë të jem violiniste kjo sepse babai im ishte muzikant i talentuar në instrumentin e trompës, madje nga që dhe vet nuk vijova të bëhesha violiniste kjo sepse rethanat ishin te tilla, unë mundësova një nga djemtë të mësoj pjanon dhe ai është shumë i mirë në këtë instrument muzikor, megjithëse vijon universitetin për juridik kriminalistik por pianon nuk ka lën asnji cast.

Do të meresha me politikë, kam studiuar në këtë fushë dhe më ka pëlqyer shumë nëse sdo isha gazetare do bëhesha politikane pse jo…por gazetaria është profesioni që edua vërtet me shpirt aty gjej vehten.

Përveç puneve gazetareske në TV, si e kalon kohën e lirë?

Këtë e kam thën edhe më lart në pyetjet tuaja tëk koha elirë unë shëtis bisedoj me ndonjë shok koleg bisedoj me miq nga më të ndryshme bisedat shëtis me fëmijët kur ata kthehen nga studimet lexoj libër merem edhe me lulet kamdisa qëmë pëlqejnë sidomos orkidea apo pema jetës kështu quhet lulja shpesh shëtis dhe me shëtitje quaj edhe kur udhëtoj në kanionet e Skraparit apo shëtis vizitoj vende të ndryshme brenda vendit edhe jasht tij ku nuk heq ndora kameran shkruaj në cdo vend mbaj shënime pasi kjo tashmë pjes ejetës .Lexoj shikoj shum emisione tv komunikoj me miq në rrjet social bëj jet aktive dhe më pëlqen kjo që bëj më mban në ritëm më jep for emergji për të jetuar.

Çka ju benë të lumtur dhe çka ju mundon më së shumti në jetë?

Të lumtur më bëjnë fëmijët e mi, ata më japin lumturi, gëzim, më japin jetë,të lumtur më bëjn takimet me të afërmit e mi, bisedat me miqtë pse jo, të lumtur më bën edhe një buqet me lule kur ma dhurojnë shenjë respekti, më lumturon çdo gjë e bukur që më rrethon pse ta fsheh edhe një fjalë e embël e sinqertë e thën nga një mik më lumturon. Të lumtur e ndjej vehten kur marrë vlerësime për punën time. Më mundon fakti që ndryshe shikojm jetën mundohemi të jemi të sinqert por shpesh nuk marrim atë që meritojm dhe shpesh më trishton, ndërsa mundohemi të japim më të mirën e mundshme, shpesh vlerësimi është jo real kjo më bën të ndihem jo mirë por kur nuk më bën pesimist.

Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetue sot?

Më vjen keq që duhet të thëm se duhet të zgjedh një vend ku do të ëndëroja të ishte më mirë për mua dhe fëmijët emi. Nëse do të kishim mundësi që ky vend të ishtë po aq i mirë sa është edhe i bukur nuk do ta ndërroja me asnjë në botë, por në këtë vend mungojnë shumë gjëra që nga drejtësia që ka probleme deri tek mundësia për të qën i lumtur. Këtu mungojnë mundësit për tu punësuar sipas aftësive profesionale, këtu duhet të merresh me politikë edhe kur ti nuk dëshiron, sepse nuk mund të shkosh aty ku ti ke aftësi punësimi, në këtë vend ka mungesa problematike në çdo fushë të jetës. Ndërsa do të doja të jetoja  po të më jepëj mundësi në vend të qetë ku dhe të shpalosja mundësitë e mia profesionale, ku do ndihesha mendoj e vlerësuar elumtur. Në Zvicer më ka pëlqyer, Angli pse jo dhe Suedi…ndërsa nuk kam humbur shpresën kurr nuk duhet thënë kurrr.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s