Pak “behar” në palcë të dimrit

 ( një cikël me lirika)


Nga  Përparim   Hysi
 
1. Mu  në dimër të moshës

Mu në dimër të moshës
Pashë një “luleshtrydhe”
Syrin e saj joshës
Ma shkel si një xhinde.


Del ajo nga klubi
Dhe synë keq ma shkel
Sikur jam “merhumi”
(Dil, o shpirt! Pse s’del?)

Nisem pas  asaj
(Të dalë, ku të dalë)
Dreqi të më hajë
S’e lë të më tallë.

Dale,luleshtrydhe,
Pa më ndalo pak
Se, ta dish, moj xhinde
Ende unë marrë “hak”.

 

 
2.Gjumi m’u çart

Dita ikën me ngadalë
Nata vjen e më pushton
NJë mendim më”ha” të gjallë
Sa dhe gjumin ma largon.

Për një çast më vë mbi prush
Zë më”pjek” me ngadalë
Dhe me shpresa seç më mbush
Për një mike kur qeshë djalë.

Zu e brodha nëpër vite
Veç nga shpresa që më erdhi
Eh, ç’më  bëre,o moj mike
S’mbylla sy e më zu helmi.

 
3.”HOJËZA” jote

“Hojzën” tënde mjaltë
Unë me”lugë” e hëngra
Dhe s’m ‘u duk e mjaftë
Hëngra sa u dënda.

Hëngra sa u dënda
Dhe tek këmbët u shëmba
Sado që u “shëmba”

Pse prapë ma  ka ënda?!!!
 
4. “Parfumi” i buzëve

“Parfumi” i buzëve të tua
Erë bari të njomë, larë nga një shi maji
Jam fshatar dhe këtë”lloj parfumi” e dua
Aq sa nuk e kam hiç kollaj.

Qe “dehës” ai parfum dhe më ra në kokë
Siç të dehë një shishe me verë të vjetër
Po ku ka çast  më”dehës” se sa kur u “kokolizëm”tok
Ndaj dua të”dehem” prapë një herë tjetër.

Se,ku ka më bukur, sa kur zë e “dehesh”
E  thith atë “parfum” si një i droguar
Pastaj nga”droga” zë e  shkrehesh
Se je”lodhur” duke”lëruar…”

 
5. Soditje

Hapur buzët si një gonxhe
(Kështu hapin lulet)
Sa të pashë, moj bukuroshe!
Syri mbi ty sulet.

 
Syri sulet i hazdisur
(ka kohë pa”kullotur”)
Përmbi buzën e ormisur
Ulet për t’u “çlodhur”

Aty prehet se gjen strehë
Ka gjetur rehat
Provoi buzët si i ke
Qenë të ëmbla mjaltë.

Mu si mjaltë pa vënë në zjarr
Ah, se ç’kënaqësi!
Edhe tash për to  kam mall
Mbushur nostalgji.

 
                  Tiranë, 29 janar  2018
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s