Pjesëtarët e Diasporës: Në zgjedhjet e Ulqinit, votoni SHQIP!

(DEKLARATË E PJESËTARËVE TË DIASPORËS SHQIPTARE, LIDHUR ME ZGJEDHJET LOKALE NË KOMUNËN E UQINIT )

Në zgjedhjet lokale për Kuvendin e Komunës së Ulqinit që mbahen me 4 Shkurt 2018, në listat votuese do të paraqiten 10 subjekte politike ( 8 parti dhe 2 koalicione).Subjektet politike shqiptare do të garojnë me tre lista zgjedhore: Forca e Re Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Koalicioni “Zgjohu Ulqin”, (lista e përbashkët të cilin e përbëjnë Partia Demokratike, Lëvizja Perspektiva dhe Lidhja Demokratike në Mal të ZI).

Këto tre subjekte politike shqiptare do të përballen me shtatë subjekte të tjera politike, ku një pjesë e tyre e quajnë vehten “parti qytetare” por në fakt ata janë parti sllavo-malazeze. Shprehim keqardhje që nuk u arrit një koalicion i përgjithëshëm i partive politike shqiptare apo garimi me një listë zgjedhore pasi që , sipas mendimit tonë, kjo do të ishte e vetmja mënyrë për tu kundërvënë partive të tjera , posaçërisht ndaj Partisë Demokratike Socialiste ( DPS) e cila në zgjedhjet e fundit(të vitit 2014) ishte partia më e votuar dhe muar numrin më të madh të këshilltarëve në KK të Ulqinit.
Sikur njeriu të mos jetë i informuar për rrjedhat e pushteteve lokale, fiton përshtypjen që të gjitha subjektet politike deri sot ishin në opozitë. Themi kështu, ngase i kemi të gjithë të virgjër para situatës aktuale politike a ekonomike.Për të nxjerrë konkludim, duhet të njohim edhe shkaqet e kësaj katrahure të listave zgjedhore të subjekteve shqiptare, të cilat drejtëpërdrejtë i shërbejnë avancimit të çdo liste sllavo-malazeze. Fjala bie, liderizmi i përjetshëm i kryetarëve të partive politike shqiptare bie deri tek averzioni i trupit votues shqiptar si dhe deri tek rrebelimi dhe devijimi i tij kah listat sllave, të cilat nuk arsyetohen në asnjë rrethanë. Dëmi më i madh që po i bëhet votuesit shqiptar është ai i sulmeve konstante ndërmjet listave shqiptare, ku këto të fundit do të duhej të kishin vetëm një kundërshtar, atë të partisë së pushtetit qendror.
Pasi që Komuna e Ulqinit funksionon me kompetenca të kufizuara dhe degët kryesore të ekonomisë kontrollohen nga Podgorica, atëherë për stagnimin dhe mos zhvillimin ekonomik të këtij qyeteti, fajtor kryesor është partia e Millo Gjukanoviqit (DPS) e cila udhëheq me pushtetin e Malit të Zi, gjatë 27 viteve të fundit,me ç’rast Ulqini qëllimisht është lën pas dore.
Shkrimi ynë u bën me dije bashkëvendasve tanë që ne nga larg e shohim shumë të dëmshëm votimin e subjekteve sllave edhe pse janë 1001 arsye që të mos justifikohet “patriotizmi” i partive tona nacionale.
Pra edhe përkundër mangësive dhe gabimeve të njëpasnjëshme të partive politike shqiptare, megjithate ne gjithnjë apelojmë tek votuesit shqiptarë në vendlindje se opcioni i vetëm i zgjedhjeve të 4 Shkurtit, është që të votojnë partitë shqiptare. Njëkohësisht,apelojmë tek partitë politike shqiptare që së paku fushatën parazgjedhore mos t’a drejtojnë kundër njëra-tjetrës por të përqendrohen ndaj rivalëve kryesor të tyre, të cilët janë në rend parë PDS-a, e pastaj edhe partitë tjera me programe sllave apo boshnjake.
Gjithashtu, deklarojmë haptas se ne do të përkrahim një koalicion eventual paszgjedhor vetëm ndërmjet subjekteve politike shqiptare dhe do të kundërtshtojmë rreptësisht koalicionin me partitë jo shqiptare.
I bëjmë thirrje votuesve shqiptarë që mos të bijnë viktimë e presioneve,shantazheve apo kërcnimeve të PDS-së,apo ndonjë partie tjetër, por me guxim, dinjitet njerëzor dhe vetëdije kombëtare të japin votën e tyre njërës nga tre listat shqiptare!
1. Xheladin Zeneli SHBA
2. Mr.Flamur Anamali SHBA
3.Dr. Sabri Osmani Austri
4.Dr. Selatin Kraja SHBA
5. Simon Shkreli Shqipëri
6. Xhevat Kraja SHBA
7. Adem Cukaj SHBA
8. Qemal Dushku SHBA
9. Sefer Avdiu SHBA
10. Tomë Shkreli SHBA
11. Zef Gjokaj SHBA
12. Musa Pali Zvicërr
13. Zija Kraja SHBA
14. Skender Xhurreta SHBA
15. Haxhi Zeneli SHBA
16. Nail Zeneli SHBA
17. Fatmir Kallaba SHBA
18. Safet Llolla SHBA
19. Mustafë Hidra SHBA
20. Gëzim Kurti SHBA
21. Ilir Mustafaj Norvegji
22. Gazmend Shaptafi Angli
23. Ruzhdi Bërkani SHBA
24. Guri Muça SHBA
25. Mustafë ‘Mike’ Bërkani SHBA
26. Sead Asllani SHBA
27. Arben Taipi SHBA
28. Selatin Meqikukiqi SHBA
29. Mahir Ujkashi SHBA
30. Samir Ibroçi SHBA
31. Hamit Llolla SHBA
32. Valdet Çobaj SHBA
33. Allmir Mustafa SHBA
34. Elvedin Rexhepi SHBA
35. Brahim Demiri SHBA
36. Bexhet Hoxha SHBA
37. Leonid Kovaçi SHBA
38. Agim Ceka SHBA
39. Ismet Shabani SHBA
40. Bekim Shabani SHBA
41. Ramo Pali Australi
42. Elez Demiri Kanadë
43. Fatmir Alaj SHBA
44. Sait Gjenashi SHBA
45. Vehbi Spahiu SHBA
46. Met Shaba SHBA
47. Agim Seferi SHBA
48. Hysen Mehmeti SHBA
49. Mirsad Salaj SHBA
50. Xhevdet Avdiu SHBA
Janar 2018
*Përgaditi Beqir Sina
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s