Çikago: Njerëz dhe profesione

Nga: Skënder Karaçica
Shembull i mirë se si amerikanët nderojnë njerëzit e vet
Emri i Jerry Taft është i njohur në Çikago dhe në shumë shtete tjera që kufizohen me Ilinoisin në SHBA,një nga meteorologët në TV NBC7.

Për këto vite, amerikanët kanë përcjellë lajmet e ditës dhe paraqitjen e meteorologut Jerry Taft për kohën në Çikago në të gjitha stinët e vitit, që në ekranin e këtij televizioni ata përditë pa ia huqur e dinin se si do të merre dita e nesërme në qytetin e tyre.
Njerëz dhe profesione…për amerikanët ka një rëndësi të veçantë,ndonëse ata dinë të nderojnë ata për profesionet dhe punën që bëjnë në të gjitha nivelet e shtetit të tyre në Ilinois.
Para pak ditësh, metorologu i njohur në TV NBC7 në Çikago, Jerry Taft është pensionuar dhe në gjitha mjetet e shkruara dhe elektronike,qytetarët amerikanë e falënderojnë për punën e suksesshme të tij dhe i urojnë të gëzoi pensionin me të mirat e jetës.
Ndërkaq nëpër rrugët kryesore të qytetit të Çikagos shihet fotografia e meteorologut Jerry Taft dhe urimi i përzemërt nga kompanitë dhe organizatat e ndryshme që për këto vite të punës para ekranit,ata ishin pjesë e lajmit për kohën jo vetëm në këtë qytet por edhe më gjerë në SHBA.
Ky shkrim nga Çikago ka për qëllim të senzibilizojë kahet e jetës dhe të punës për njerëzit tanë në Kosovë dhe me gjerë në pjesët etnike shqiptare,se si duhet të sillemi ndaj njerëzve dhe profesionave,që me punën e tyre ata kanë lënë gjurmë në të gjitha rrjedhat e jetës.
Kështu duket modestia dhe respekti i popullit amerikanë për njerëzit dhe profesionet, thuhet nga Çikago.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s