Disa mendime rreth romanit “Misteret e Parisit te Vogël” të shkrimtarit Kristaq Turtulli

Nga  Fiqri Shahinllari

Sa mirë është kur shtijat krijuese të autorit të spikatur Kristaq Turtulli, thurin imagjinatën me fakte reale. Kështu rrëfimi bëhet   më i besueshëm. I tillë është romani me i fundit te tij me titull: ” Misteret e Parisit te Vogël “Shënimi i studiuesit Illo Foto lidhur me romanin është mjaft i goditur dhe unë nuk kam së cfare të shtoj më tej. Kur kam shkruar diku se, nëse Illua do të kishte filluar të shkruante më herët libra sic ka bërë dekadat e fundit, Shqipëria do te kishte një zooteknik më pak por do të kishtë një shkrimtar jo dosido më shumë.

 Shkrimtari tashme i njohur dhe i talentuar, Kristaq Turtulli , ma dergoi romanin para dy -tri javesh. Tok me falenderimin i premtova atij se do ta lexoja pas festes se Vitit te Ri 2018. Rrastisi qe me kapi nje flame gripi i rende dhe u vonova paksa por leximi me sherbeu si aspirine ndaj gripit. Nuk e ndjeva shume semundjen…

Ndaj tani  jam para kompjuterit per te thene ndonje impression modest e fare shkurt. Nuk po shkruaj per gjuhen e kuptueshme, stilin, kompozicionin e romanit nga ana e autorit, as per ndjenjat patriotike atdhetare te perfaqesuesve te Korces duke filluar nga Themistokli Germenji, Fan Noli e te tjere se i ka thene mire e bukur Illua e sidomos vete autori, por dua te vecoj dicka qe me ben pershtypje. Autori eshte futur ne lekuren e nje gruaje rrefimtare. Flet Stela Frasheri, alias Stela Gozhdaxhi dhe akoma  me tej alias K. Turtulli.

Duhet te njohesh mire psikologjine e femres pa te guxosh te flasesh ne emer te saj. Stela, “rrefimtarja” perfaqeson femren korcare, aq te emancipuar , te ditur e dinjitoze qe tok me burrat e tyre shetisin Europen mbare e marin prej Vjenes, Berlinit, Parisit, Venecies, Romes e Firences e ku ku di une se ku tjeter, kulturen, insrumentet muzikore,  sjelljen, menyren e jeteses, arkitekturen e ndertimit te qytetit e lagjve e shtepive madje  edhe farat e luleve qe I mbjellin neper bahcet e saksite  e tyre.Ne roman shpaloset letrarisht humanizmi i fisit Turtulli, perfaqesues dinjitoze te aristokracise korcare. Dhe perpara te del Korca e cila, sic shkruan diku bashkefshatri im, avokati dhe shkrimtari pjellor I virteve 20-30 te shekulli te kaluar, Kristo Floqi, ka qene qyteti me i pasur dhe me i bukur i Shqiperise se asaj kohe.

Korca  ishte   qyteti me i emancipuar shqiptar. Kush beri te tille? Familjet e fiseshme, me ndjenja te zjarrta patriotike, familje  te medha tregetare, qe kishin rrahur emigrimin dhe rruget tregetare.Ballot e organizuara ne Korce dhe bisedat midis intelektualeve  e specialisteve te ndryshem , midis diplomateve e konsujve, midis politikaneve jane dhene ne nje sfond te besueshem. Fashizmi, nazizmi, komunizmi qe gurgullonin ne ndergjegjen nderkombetare te popujve nuk mund te mos pluskonin ne ambentin e atehereshem korcar..Familjet e medha tregetare, burrat e grate e tyre jetonin per vete por edhe me hallet e per hallet e banoreve korcare. Me mjeshteri prej mjeshtri letrar Kristaqi ta sjell ne pellembe te dores forcen e grave korcare per te mbajtur lart frymen e lirise e te krenarise kombetareperpjekjet e tyre per iluminimin e emancipimin e metejshem te shoqerise sipas shembullit te “Parisit te madh”.

 Me terhoqi vemendjen edhe shpalosja e temave filozofike. U kenaqa me  biseden midis  Marko Kalemit dhe Ardian Gozhdaxhiut.

Nuk mund te rri pa thene dy fjale  lidhur me luften e klasave dhe mosmirenjohjen. Shkurt po them se shpesh stuhite politike jane ku e ku me te medha se stuhite e natyres pasi te parat veprojne ne ndergjeshe, ne shpirt e te dytat ne fizikun tend qe riperterihen e rregullohen.  Mbyllja e romanit te ben qe te mendohesh mire. Mosmirenjohja e molepsur me politike ben hatane ne shpirtin e njeriut. Kjut I hyn ne pune meshira perbuzese?

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s