Njerëz babaxhanë

 (vizatime letrare)

Nga   Përparim   Hysi

 
Secili gjatë jetës njeh njerëz që,edhe mesoburra,kanë mbetur të qashtër si fëmijë.. Fatkeqësia jonë është se bëjmë sikur nuk i vëmë re dhe ca më keq: qeshim me qashtërsinë e tyre! Unë kam njohur  disa syresh dhe,nëse dikush zbulon  emrin e një njeriu të tyre, i kërkoj ndjesë , nëse preket apo ndihet si mënjanuar që,pa i marrë leje, lakoj  një të afërm.

                                            *  *  *
Nuk kam se si i filloj këto “vizatime”, pa skicuar portretin e një POETI TË BUKUR LIRIK, të ndjerit VEHBI  SKËNDERI!
Mua,- tregonte ai,- gjithmonë më hapnin probleme në punë. Më hiqnin nga puna dhe u bëra si ajo”delja e zezë” që kudo i ngjiteshin rrodhet… dhe një ditë shkoj dhe i them sime ëme:- Moj mama, mos e kam fajin vet unë që gjithmonë mua nuk më ndahen kusuret?!!!
                                              *    *    *
TUN MISHTAKU, me origjinë çoban(vllah), qe nga blegtorët më me emër jo vetëm në rrethin e Fierit,por i njohur deri në qeverinë e asaj kohe.Qe përgjegjës i sektorit të blegtorisë dhe,tek shtegtonte me dhëntë, aty pragviteve ’50-të shekullit të kaluar, u lidhi qenëve që ruanin stanin triskabuke.Ishin vite të vështira,ndaj u quajt shkelje e rëndë.
E paditën në gjyq dhe duhet ta mohonte veprimin,se ndryshe, shkonte në burg.Por jo: dhe në gjyq deklaroi:- Vetëm gënjeshtrën nuk e njoh unë,ligji të bëjë punën e tij! Qe njeri i nderuar dhe kështu kujtohet nga të gjithë ata që e njihnin.

*    *   *
Likon nga shtëpia e Halimit i ndante një copërruge rreth 500 metro. 500 metro,por Likoja për çdo të hënë, sa perëndonte dielli, mbrente qetë në qerre dhe i thoshte të shoqes:- Ika andej nga Halimi una, se do shkurtoj rrugën. Ky”shkurtim”ndodhte për çdo të hënë, se të martave bëhej  pazar atë kohë në Fier.
                                                *    *   *
Ferriku qe një nga më punëtorët në kooperativë. Në çdo punë,edhe në ato më  të rëndat, ai dallohej. Një ditë u bë një ceremoni e madhe në kooperativë. U mblodhën  dhe ja tek thërresin emrin e Ferrikut.
-Çfarë duan nga muana?- pyeti.
Hajde,Ferrik,- tha sekretari i partisë,- të ka dekoruar Presidiumi i Kuvendit Popullor me”Medaljen e punës”.

-Muana?
– Ty,or ty, se je punëtor.
Shkoi drejt presidiumit të mbledhjes( qe në mes të një sheshi të madh) dhe, tek e mori medaljen, tha:- Ore e di partia që unë kam qenë ca muaj me Ballin?!!!
Çasti qe  kritik dhe,ndërsa njerëzit nuk mbajtën të qeshurit, ndërhyri sekretari (në fakt qe zotëri burrë), e di, e di,po merre dhe  ta gëzosh.
-Aha,- tha Ferriku,- imëni e vë këtu. Dhe e vuri dekoratën mbi pallton e tij të vjetër.
                                                             *    *   *
Sektori i fshatit kish tre karrocierë dhe,ndërsa dy  hiqeshih si”shoferë makinash”, vetëm njëri prej tyre qe me të vërtetë babaxan.Ata “shoferët” vetëm shikon kuajët dhe karrocat,por punë nuk zinin me dorë.Ngarkesat dhe shkarkimet në karroca i bënin punëtorë të tjerë. Feçorri ngarkonte dhe shkarkonte karrocën vet dhe,çka e bënte më të bukur portretin e tij, qe fakti se bënte punën më të rëndë: çdo ditë do shkonte tek mulliri që ishte mbi 6 km larg (pra çdo ditë me ngarkesë të plotë : çonte drithë e sillte miell) dhe ngarkonte e shkarkonte po vet. Unë shpërndaja shtypin e fshatit dhe ngjitur me mullirin qe posta. I thosha Feçorrit:- Feçorr, merr pak gazetat atje tek posta.
– Nuk më paguan njeri për gazetat, muana?!!!

Ore,- ndërhyja unë me politesë,- por ti ngarkon e shkarkon  gjithë ata thas plot dhe të rëndokan gazetat!!!
– Thasët kam zanat una, gazetat t’i kam lënë tyja!!!
– Po si mik?- mundohesha ta zbusja unë.
– Miku dhe peshku njëherë e kanë lezetin.
                                                      *    *    *
Më së fundi, për të rritur të ardhurat për frymë në kooperativë, erdhën nga shteti një familje pres 10 zgjuaj bletësh. Erdhën dhe, ngaqë kushdo e lakmon mjaltin, duhej zgjedhur  një njeri i ndershëm për t’u shërbyer. Njëzëri propozuan Manon. Manua,- thanë njëzëri,- jo vetëm është i ndershëm,por dhe i fuqishëm dhe nuk guxon hajdut që t’i afrohet.

Mosniburra,- tha Manoja,- a doni me m’korit (ishte boshnjak) dhe me ma rrxue burninë. Se, valla, kurrë nuk jam marr me bletë.
– Do bësh atë që të thotë doktori,- tha kryetari. Doktori, qe fjala për veterinerin.
-Qebesa,- tha Manua,- barrë e  madhe dhe ça di veta.
Manua iku nga shtëpia dhe shtratin për të fjetur e ngriti tek bletët. Aty ia sillte bukën e shoqja. U shërbente bletëve sipas këshillave që jepte doktori…, por  ja që një ditë prej ditësh bletët vdiqën (për bletët nuk thuhet ngordhën). Vdiqën bletët,por dardha e paskësh bishtin  prapa.

Manon e çuan në gjyq. Atje, para trupit gjykues, Manoja tregonte se kish vepruar sipas asaj që i thoshte doktori dhe,nëse kish faj, le t’ia bënin ngarkim.
Sapo mbaruan me Manon, filloi doktori. Ky në ligjëratën tij spërdridhej për t’ia lënë fajin Manos. Tek dëgjoi që doktori po gënjente  trash, bëriti:-Ndal!
Trupi gjykues u  befasua. Ndal,-bërtiti Manoja,- se ky dejues asht tuj rrejt,sa qebesa,fjalëburrash, tash po e mbys me këto duar dhe  ju krejt damin ma shloni mue. Une as të drejtën nuk jam i zoti ta them me taman. Turpi gjykues, kur pa tek Manoja, njeriun e ndershëm, tërë dëmin ia ngarkoi doktorit.
 
                          Tiranë, 2 shkurt  2018
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s