Vdiq dhe u varros në Nju Jork, patrioti dhe atdhetari Halit Nezaj

Në Nju Jork – SHBA,  ka ndërruar jetë, pas një sëmundje të pashërueshme, atdhetari, biznesmeni, një nga emigrantët e vjetër të komunitetit Halit Nezaj, njoftojë TV21 – Halil Mula.

Ai tha se  Halit Nezaj – ka vdekur në shtëpinë e tij në Clifton Park të Nju Jorkut, të shtunën mbrëma, më 20 janar 2018, i rrethuar nga anëtarët e familjes së tij.
Haliti vuante nga një sëmundje e rëndë dhe u nda nga jeta në moshën 85 vjeçare.
Halit Nezaj lindi me 12 Qershor 1933 në Shipshan të Malësisë së Gjakovës(Tropojë) në familjen e atdhetare të Nezajve, një familje e njohur në Historinë e Tropojës dhe të Kosovës gjatë të gjithë shekullit të 19-të dhe 20. Fëmijërinë Haliti e kaloi në vendlindje, ndërsa kur ishte 15 vjeç, familja, e detyruar nga presioni shtypës i diktaturës komuniste, kaloi në Kosovë. Edhe aty Halit Nezaj dhe familja e tij përjetuan vuajtjet e mundimet e sistemit serbo-sllav-komunist.
Haliti dhe familja gjetën qetësi pas shumë mundimeve dhe një kalvari të gjatë vuajtjesh, pasi arritën të emigrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1969. Familja Nezaj u vendos në Nju Jork, dhe këtu tregoi vlerat në fushën e biznesit, ndërkohë që u dallua në veprimtaritë Kombëtare të komunitetit shqiptar.
Halit Nezaj dhe Familja e tij dhe disa bashkatdhetarë të tjerë janë të njohur për sponsorizimin e Shtatores së Ali Ibër Nezaj, figurë e njohur Kombëtare në Lidhjen Kombëtare të Prizrenit.
Në librin autobiografik të Halit Nezaj ”Rrugëtimi i Përjetësimit të Ali Ibër Nezaj në Bronz”, janë edhe listat e donatorëve të shtatores si dhe përshkruhet rrugëtimi i shtatores, si lindi ideja, kush ishin sponsoret, komisioni etj.
Jeta dhe veprimtaria e Halit Nezaj, gjithashtu është përshkruar në librin e tij”Udha e Ëndrrës së thyer”. Ai është dhe sponsorizues i librit “Ali Ibër Nezaj” me autor Hamit Aliaj.
Familja preti ngushëllime të Martën me 23 Janar, në Shtëpinë mortore : “Pleasant Manor Funeral Home”
Ndërkohë varrimi i Halit Nezaj u bë ditën e Mërkurë me 24 Janar 2018, në kompleksin e varreve qytetare “Hope Cemetery in Hastings” Hudson, New York.
Halit Nezaj vdiq në shtëpinë e tij në Clifton Park të Nju Jorkut të shtunën mbrëma, më 20 janar 2018,  3 muaj mbasi i vdiq gruaja e tij e dashur Hyra më 30 tetor 2017.
Naser Osmani kumbara e tij ka lënë mesazh ngushëllimi për Halit NEZAJ duke e quajtur atë “My GODFATHER”
Vdekja e atdhetarit dhe patriotit Halit Nezaj na ka rënduar të gjithëve, thotë Osmani duke shtuar se :”. Halit NEZAJ – kumbara im, ishte ndër ata atdhetar në Amerikë që iu përkushtua lobimit për çështjen shqiptare e në veçanti lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Halit NEZAJ me pasion e realizoi vënjen e shtatores në Gjakovë të Ali Iber Nezaj – figurës së njohur kombëtare të Lidhjes së Prizrenit.

Halit NEZAJ ishte autor i librit “ Udha e ëndrrës së thyer” , ku përshkruan jetën e të parëve të tij në Tropojë, peripecitë e migrimit, familjarizimin me familjen time ( koha kur unë linda) dhe rrugëtimin drejt Amerikës.
Halit Nezaj të qoftë dheu i lehtë!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s