Votoni Ulqinin – Shqip e shqiptarçe !

Nga Uk Lushi – New York

Ulqinakët, në zgjedhjet komunale me 4 shkurt 2018, duhet të votojnë që Ulqini të qeveriset nga ulqinakët. Ulqinakët nuk duhet të bëjnë gabimin e tuzjanëve duke e deleguar qeverisjen e shtëpisë së tyre në Podgoricë dhe te partia e Milo Đukanović-it. Askush nuk mund ta menaxhojë shtëpinë më mirë se sa i zoti i shtëpisë që del nga votat e shumicës së robëve të asaj shtëpie. Ulqinakëve ju dëshiroj suksese dhe uroj që me 4 shkurt të tregojnë vetëdije, mençuri dhe zgjim.

Unë negativitetin nuk e pranoj si pjesë të zgjidhjes së asnjë çështjeje. Ulqinakët dhe shqiptarët në Mal të Zi janë popullata më krenare dhe ballënaltë në krejt popullin shqiptar, ndonëse të shtypur shumë dhe gjatë. Nuk ka asgjë prej negativitetit dhe dëshpërimit, drejtohuni thik përpjetë dhe bëhuni konstruktiv. Përdoreni konstruktivitetin si lëndë që e vë në lëvizje mobilizimin dhe angazhimin se e mira nuk do të mungojë shumë gjatë, e do dali në sipërfaqe. E drejta të jetosh si je është e drejtë themelore njerëzore dhe shqiptarët do ta fitojnë atë kudo jetojnë.
Prandaj komenti im është shumë i qartë, por ja por të të dekonstruktuar negativizmin dhe mospërputhjen e negativizmit tënd me realitetin, le të të rikujtoj që realitetet ndërrohen nga njerëzit. Dhe ato ndërrohen kur njerëzit merren me shumë me gjëra që mobilizojnë dhe bashkojnë, e më pak me gjëra që dekurajojnë dhe ndajnë ata.
Përhapeni farën e dashurisë dhe unitetit– edhe në tokën pa shi të mjaftueshëm– siç ke bërë dhe bën për tashmë 40 vjet. Kryet nalt dhe mëngët e përvjelura– me negativitet do të merremi kur të kemi kohë më shumë për zbavitje.
Sepse nuk është lehtë të jesh pip në këmbë kur populli shqiptar në Mal të Zi ballafaqohet me regjime si ai i ish- Jugosllavisë goditës dhe tash ky i Gjukanoviqit dhelpërak dhe djallëzor. Shqiptarët kudo dhe sidomos dy shtetet tona me qeveritë në Tiranë dhe Prishtinë duhet të jemi me shqiptarët e Malit të Zi më shumë sepse s’ kemi qenë krejt pak, që të mos them fare. Nuk ka mundësi të ndalet aktivizmi shqiptar derisa çdo shqiptar të ndihet i lirë të jetë shqiptar kudo.
Ded Gjo Luli, i Malësisë, Teuta, e plot figura të tjera paraardhëse të shqiptarëve janë nga perrreth ose nga Ulqini. Taulantët legjendarë. Kultura e Shasit. Gjon Buzuku. E tash në modernitet Hajrullah Koliqi, Simë Dobreci, Gjokë Dabaj, Nail Draga, Basri Çapriqi, Mark Gjonaj, Xheladin Zeneli, Richard Lukaj e qindra tjerë, që nuk po më kujtohen tash në këto çaste të shkurtëra. Plus le të ta kujtoj që Ulqini e ka varrosur dhe ruajtur varrin e Ymer Prizrenit për mbi 100 vjet dhe kur shqiptarët tjerë janë munduar të mos duken mos po u mbetet atyre ta bëjnë. Ulqini dhe shqiptarët e Malit të Zi janë copë krenare e civilizimit shqiptar dhe kështu vazhdojnë.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s