Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara në diskutimin e rradhës për Kosovën

Raport special nga korrespondeti i INA në OKB, Beqir SINA
UN NEW YORK : Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sot paradite me kohën në Nju Jork, debatojë në mbledhjen e rradhës për situatën në Kosovë.

Sipas praktikës, debati zhvillohet në bazë të raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, për zhvillimet në Kosovë, në periudhën tremujore, prej 16 tetorit të vitit të kaluar, e deri më 16 janar të këtij viti.
Në këtë raport, i cili është publikuar më parë se të fillojë debati edhe në Internet, ndër të tjera, veçohet vrasja e politikanit, Oliver Ivanoviq. Aty thuhet se kjo vrasje ka shkaktuar shok dhe tmerr në Kosovë, në rajon dhe në komunitetin ndërkombëtar.
Sekretari Guterres, thekson se e mirëpret përmbajtjen e liderëve politikë pas këtij krimi mizor si edhe zotimin e Beogradit dhe Prishtinës se do të bashkëpojnë për evitimin e tensioneve politike.
Më tutje, në raport thuhet se Misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK, dhe e gjithë familja e Kombeve të Bashkuara vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Bashkimit Evropian për ta avancuar paqen, progresin dhe stabilitetin në Kosovë.
Beogradi zyrtar në këtë mbledhje u përfaqësua në nivelin e parë në rang me ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, i cili foli raportin Guterres dhe ngjarjet e fundit në Kosovë vrasjen e Oliver Ivanoviçit.
Guteres që është raportues i rregullt për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, tha Daçiç edhe në raportet e vitit të kaluar ka kritikuar ashpër Prishtinën zyrtare lidhur me tentativat e kësaj të fundit për zhbërjen e Gjykatës Speciale.
Kurse Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në fjalën e saj ka thënë se vrasja e Oliver Ivanoviqit nuk ka ndikuar në përshkallëzimin e situatës së sigurisë në Kosov, në baza etnike.
Këto komente ajo i bëri gjatë fjalimit të saj në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovë, ku tha se “Kosova vertet ka bërë ndryshime të mëdha por i mbetet edhe më shumë për të bërë”.
Çitaku po ashtu ka thënë se edhe qytetarët serb e edhe ata shqiptarë kanë qenë njëzëri që “vrasja e Ivanoviqit ishte pasojë e krimit të organizuar në veriun e Kosovës’.
‘Pavarësisht të gjithave që kanë ndodhur në të kaluarën, vrasja e Ivanoviqit ishte një rast që nuk përshkallëzoi situatën në bazë etnike. Në fakt, qytetarët por edhe mediet, shqiptare dhe serbe, kanë qenë njëzëri se kjo vrasje u bë si pasojë e krimit të organizuar në veriun e Kosovës. Sigurisht se zoti Ivanoviq ishte një figurë kontraverse. Por pavarësisht kësaj, ne nuk do të lëmë gurë pa lëvizur derisa autorët e këtij krim të sjellen para drejtësisë”, ka thënë Çitaku.
Ajo tutje ka thënë se Kosova gëzon liri më të madhe të fjalës sesa çdo shtet tjetër në rajon. “Kjo e arritur është meritë e madhe e gazetarëve. Ata asnjëherë nuk janë përulur para pushtetit dhe grupeve tjera”, ka shtuar Çitaku.
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pas raportit Guterres, diskutimit të Daçiç, dhe Çitaku vazhdojë të debatojë në mbledhjen e rradhës për situatën në Kosovë me diskutimet e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, përfshirë ambasadorët e SHBA, Rusisë, Kinës, Francës, Suedisë, Etiopisë, Kazakistanit, Hollandës, Cote D’Ivoire, Bolivia dhe anëtarë të tjerë.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s