Rudina Kopo rreth rritjes shpirtërore e intelektuale

Prishtina Press: Na tregoni pak më shumë mbi veten.

Kam lindur në të bukurën Shqipëri dhe kjo është një nga arsyet pse më pëlqen të udhëtoj, të eci, të fotografoj, të tregoj histori, etj. Kam studjuar Gazetari dhe Komunikim në Universitetin e Tiranës por më vonë vendosa se të mbushja jetën e njerëzve me pasiguri dhe frikë nuk ishte imazhi që doja të shihja te vetja ime. Kështu vendosa t’ia dedikoja veten dijes, rritjes mendore dhe shpirtërore, shëndetit, dashurisë dhe krijimit të komuniteteve më të mira. Për këtë arsye shkova në Tailandë dhe më vonë në Hollandë për të fituar më shumë dije dhe për të zgjeruar vizionin tim për një civilizim më të mirë të mundshëm.

Momentalisht jam një mësuese e teknikës së Meditimit Transcendental dhe po punoj drejt përmirësimit të shoqërisë. Gjatë jetës kam punuar dhe jam përballur me njerëz të ndryshëm nga rrugë të ndryshme të jetës. Kam punuar me fëmijë që nuk dëgjonin dhe flisnin, me persona të varur nga droga, me punonjëse seksi, gazetarë, studentë, etj. dhe nga secili prej tyre kam mësuar shumë dhe jam shumë mirënjohëse që i kam takuar të gjithë ata.

Më pëlqejnë gjërat elegante dhe ato gjëra që janë bërë me dashuri të madhe. Dashuroj të udhëtoj dhe deri tani kam vizituar rreth 25 shtete të ndryshme në Evropë dhe Azi dhe çdo vit vendos rekordet e mia personale për sa i përket të tejkaluarit të këtij numri. Dashuroj të njoh sa më shumë njerëz dhe të mësoj prej tyre të paktën një gjë. Jam e apasionuar pas zhvillimit të mënyrave më të mira të komunikimit të ideve dhe dëshirave me njerëzit e tjerë. I dashuroj gjuhët  e ndryshme dhe më është dashur të mësoj gjuhën time të parë, pas asaj të nënëns, rreth moshës tre vjeçare.

Prishtina Press: Me çfarë jeni duke u marrë aktualisht?

Pasi kam punuar që adoleshente me fëmijë, pastaj me të rinj që kishin vështirësi të ndryshme, më vonë me persona të varur nga droga dhe punonjëse seksi, me gazetarë, etj. vendosa se doja të bëja diçka më të madhe se aq, diçka nga e cila të përfitonte e gjithë shoqëria dhe nga e cila nuk do të lodhesha, nuk do të bëhesha e palumtuar apo e stresuar në ndonjë moment të caktuar të jetës sime.

Ky ishte momenti kur mora vendimin për të shkuar në Tailandë dhe për të qëndruar në një institut arsimor në mes të një xhungle tropikale dhe të mësoja se ka dije shumë herë më të larta e më të plota nga ato që ne kemi njohur deri më tani në sistemin tonë arsimor. Mësova mbi Shkëncën e Vetëdijes dhe si ta aplikoj këtë shkencë në jetën e përditshme për të mos u kapur nga rutinat stresuese të shoqërive të zhurmshme që shterojnë energjinë dhe potencialin e jashtëzakonshëm që ne të gjithë kemi brenda nesh.

Prishtina Press: Na tregoni pak mbi organizatën tuaj.

Që prej vitit 2015 jam duke punuar në rritjen e vetëdijes kolektive, përmirësimin e cilësisë së jetës, uljes së nivelit të stresit, përmirësimit të çdo fushe të jetës në shoqërinë shqiptare. Këtë po e bëj nëpërmjet organizatës Meditimi Transcendental i Shqiperise ku dhe unë punëoj, dega në Shqipëri e lëvizjes së MT botërore që ekziston që prej vitit 2013 me prezantimin e kësaj teknike nga zoti Hetem Ramadani (filantrop, biznesmen, bashkëshorti i sopranos Inva Mula) ndaj të cilit ndjej mirënjohje të thellë dhe gjej rastin ta falenderoj publikisht. Jap leksione mbi Meditimin Transcendental, zhvilloj kurse të ndryshme për të aplikuar në praktikë Shkencën e Vetëdijes në mënyrë që të jemi më të shëndetshëm në trup, mendje dhe shpirt, flas mbi natyrën e universit tonë dhe natyrën e qenieve njerëzore, mbi arsyet e shumta pse stresohemi, pse sëmuremi, pse nuk japim më të mirën nga vetja, pse na shterohen energjitë, etj.

Ndjehem mirë që kam ndihmuar shumë njerëz të nxjerrin më të mirën e tyre dhe të fillojnë të besojnë e të përdorin potencialet e tyre të jazhtëzakonshme dhe të veprojnë si qenie njerëzore të përgjegjshme që s’mund thjesht të fajësojnë shoqrinë ose rrethanat e jetës për të hequr dorë nga të qenurit vetja e tyre më e mirë dhe individë që japin për përmirësimin e shoqërisë.

img_20160719_185043

Prishtina Press: Cilat projekte në të cilat keni marë pjesë kanë qenë të preferuarit tuaj dhe pse?

Dy projekte janë të preferuarit e mi, projekti i parë dhe ai i fundit. Projekti i parë në të cilin kam punuar ka qen në vitin 2005 ku punoja sëbashku me të rinj të tjerë, një pjesë e tyre nuk flisnin e nuk dëgjonin, në vënien në skenë të pjesëve teatrale nga Shekspiri për të nxjerrë në pah talentet e këtyre të rinjve dhe për t’i angazhuar ata në jetën sociale. Nga kjo eksperiencë mësova se jo gjithmonë ke nevojë të flasësh për të treguar atë që ndjen. Të rinjtë u bënë kaq të aftë në aktrim saqë aftësitë e tyre flisnin shumë më shumë nga sa do mund të flisnin gojët e tyre nëse ata do mundeshin të shpreheshin me fjalë. Ky projekt u zhvillua në gjithë teatrot e Shqipërisë dhe pas dy vitesh trajnimi edhe në shumë teatro në Itali.

Ky ishte udhëtimi im i parë jashtë Shqipërisë, larg prindërve, në një shtet tjetër. Për herë të parë pash më shumë nga sa familja ime apo shumica e kushërinjve të mi kishin parë në gjithë jetën e tyre. Qysh prej atëhere nuk kam ndaluar kurrë së udhëtuari, takuari njerëz me aftësi të ndryshme dhe mësime për të më dhënë, së kërkuari mënyra të ndryshme të të jetuarit. Në këtë projekt mësova një mënyrë të re lumturie.

Ky ka qen një prej të preferuarve të mi sepse mësova, veç gjuhës së shenjave, edhe të jem deri diku e pavarur në një moshë të re, të mos kem komplekse për veten apo vendin nga vij, të jem spontane dhe të improvizoj, të mos e mar jetën shumë seriozisht, të qesh pa ndrojtje, të jem e lumtur dhe të pranoj këdo në jetën dhe zemrën time dhe të jem e hapur ndaj çdo kulture dhe risie. Pas këtij projekti nuk isha mjaftueshëm rehat në shoqërinë e zakonshme shqiptare dhe dëshiroja për familjen time të vogël dhe atë të madhe të dinte, të njihte më shumë. Të vinte ajo fazë ku secili prej njerëzve në këtë shoqëri të donte të ishte i përmbushur dhe i balancuar, jo vetëm financiarisht, por edhe intelektualisht dhe shpirtërisht.

Projekti i fundit është në fazat e para dhe është futja e teknikës së Meditimit Transcendental dhe aplikimi në praktikë i Shkencës së Vetëdijes në burgun e femrave në Shqipëri. Për mua ky projekt është të sjellësh liri mendore e shpirtërore aty ku nuk ka liri fizike. Gjatë një bisede telefonike me zotin Hetem Ramadani më pyeti: “Kush mendon se është më i lirë, ata brenda burgut apo ata jashtë?”

Prishtina Press: Cilat janë tri problemet sociale kryesore sipas jush?

  • Komunikimi– Prej një sërë arsyesh njerëzit janë të palumtur dhe të papërmbushur ndaj ata nuk kanë dëshirën dhe tendencën të përmirësojnë marrëdhënit e tyre dhe mënyrën si komunikojnë.
  • Edukimi– nuk është i bazuar në vetëdije (vetnjohje). Një sistem i tillë që nuk jep mundësi të njohësh plotësisht veten, nuk të mëson si të njohësh botën e jo më pastaj të merresh në të ardhmen me zgjidhjen e problemeve të saj.
  • Të mos bërit e gjërave që ke pasion– Nëse nuk i bën gjërat me pasion, veprijmet e tua nuk do të japin kurrë kënaqësi të plotë. Çdo gjë që bëjmë apo mendojmë është si bumerang. “Ç’të mbjellësh, do të korrësh”. 

Prishtina Press: Cilat janë vlerat më të rëndësishme për një lider?

Ndershmëria, dashuria, objektiviteti (aq sa është e mundur), transparenca, drejtësia, qetësia, vizioni për zgjerimin e lumturisë, besnikëria, të mos heqësh dorë, të gjesh balancë mes të qenurit pragmatik dhe të menduarit për ide të mëdha. Këto në opinionin tim, por çdo person mendoj se ka vlerat e veta që përshtaten më mirë me personalitetin dhe situatat në jetën e tij/saj.

Prishtina Press: Si mundet të përmirësojë dikush aftësitë udhëheqëse?

Fillimisht bëjani këtë pyetje vetes dhe të tjerëve. Përpiquni të pyesni për të mësuar dhe jo për të lënë përshtypje. Dëgjoni dhe qëndroni të uritur për t’u bërë qenie njerëzore më të mira dhe kjo do t’ju bëjë me miq, do t’ju japë hijeshi dhe përulësi.

Ji transparent së pari me veten dhe jepu të tjerëve lirinë të të thonë atë që mendojnë për pikat e tua të forta dhe të dobëta pa ndrojtje.

Shpërblejini/ lavdërojini njerëzit publikisht dhe personalisht  që janë humanë dhe që i mbartin gjithmonë vlerat e tyre kurdo që ju takojnë. Këtë bëjeni sa më shpesh që mundeni.

Bëjeni çdo situatë një situatë fitoreje për të gjitha palët. Kur mund të fitojmë të gjithë dhe të ndërtojmë marrëdhënie të mira edhe për të ardhmen, atëhere pse të fitojmë vetëm vet thjesht për të kënaqur egon tonë?

Ki durim. Nëse do kisha reaguar me impulsivitet do kisha zero miq, zero punë, zero njohje dhe zero lumturi.

Investoni në mirëqenien dhe në rritjen tuaj shpirtërore e intelektuale. Po njësoj edhe në njerëzit rrotull jush.

Jepni. Dashuroni. Bëni gjërat që ju mbushin shpirtin.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s