27 Vjetori i ri-vendosjes së Marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara

Nga Beqir SINA – New York
WASHINGTON D.C.: Më 15 Mars 2018, u mbushën 27 vjet nga rivendoja e marrëdhënieve diplomatike mes Shteteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, dhe ai që ka pasur fatin dhe nderin që të u shërbej me Zërin e Amerikës, këtyre marrëdhënjeve nga SHBA, rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike, ka postuar fotografite e nenshkrimit me 15 Mars 1991.

Dr. Elez Biberaj i shikon keto marredhenie si marrëdhënie të bazuara në vlera të përbashkëta, në avancimin e demokracisë dhe histori.
“Ndihma në demokratizimin e Shqipërisë, por edhe zgjidhja e çështjes së Kosovës, dhe më shumë të drejtat për shqiptarët në viset shqiptare i dedikohen më së shumti politikës amerikane, dhe natyrisht marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë” thote ai .
Dr. Elez Biberaj, Drejtori i Zyrës së Zërit të Amerikës për Euroazinë dhe ish-shefi i Shërbimit Shqiptar të Zërit të Amerikës, është nderuar nga Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, pesë vjet më parë me “Medaljen e Mirënjohjes” presidenciale të R.SH, për kontributin e tij, dhe shërbimin e Zërit të Amerikës, në demokratizmin e Shqipërisë, në ato vite.
Ai është njohur për kontributin e tij në demokratizimin e Shqipërisë dhe forcimin e marrëdhënieve të SHBA – Shqipëri, ose njeriu që 27 vjet më parë qëndrojë pas quintave të rivendosjes së këtyrë marrëdhënieve, i cili në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook,, ka rikujtuar me fotografitë e asaj dite këtë njëzetë e shtatë vjetor historik.
Rikujtimi i rivendosjes së këtyre marrëdhënieve, është si një mesazh urimi i njeriut që i shërbej më së shumti rivendosjes së këtyre marrëdhënive, po të kujtojmë këtu edhe rolin e tij në vizitën e ish Sekretarit të Shtetit James Baker në Tiranë.
Dr. Biberaj, prindërit e të cilit braktisën Shqipërinë komuniste në vitin 1951, thotë se ai kujton se të drejtat e njeriut dhe demokracia janë subjekt i diskutimit të formimit të tij, që nga mosha e hershme, dhe ai është intriguar nga historia dhe politika shqiptare që nga ajo kohë.
“Njëzet e shtatë vjet më parë – më 15 mars 1991 – Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria rifilluan marrëdhëniet e plota diplomatike – pas më shumë se pesëdhjetë viteve të mosnjohjes dhe vetëm tre muaj pas rënies së regjimit komunist shqiptar. Memorandumi i Mirëkuptimit u nënshkrua në një ceremoni në Departamentin e Shtetit nga Ndihmës Sekretari i SHBA Raymond Seitz dhe Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Muhamet Kapllani. Ceremonia u ndoq gjithashtu nga udhëheqësit e Partisë Demokratike të opozitës, Sali Berisha dhe Gramoz Pashko” shkruan Dr. Elez Biberaj në llogarinë e tij në Facebook.
Këtë ngjarje historike për diplomacinë e të dy vendeve e ka kujtuar vitin e kaluar edhe, Ambasada e SHBA-së në Tiranë. Ajo po nëpërmjet një postimi në Facebook në faqen e Ambasada e SHBA-së në Tiranë, publikojë edhe fotografitë e protagonistëve të atij nëshkrimi, kur u rivendosën marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
“Pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh, Ministri i Jashtëm shqiptar Muhamet Kapllani dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit Raymond G.F. Seitz nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi në Uashington, më 15 mars 1991. Në atë ceremoni, Seitz tha: “Marrëdhënia midis vendeve tona fillon me vitet e hershme të këtij shekulli, kur Presidenti (Woodroë) Wilson i ofroi mbështetjen amerikane shtetit të ri shqiptar. Marrëdhënia nuk u harrua kurrë nga mijëra amerikanët me origjinë shqiptare…të cilët mbajtën kontaktet me atdheun e tyre gjatë gjithë këtyre viteve.”, është shprehur Ambasada e SHBA-së në Tiranë.
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara
Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së e kanë pikënisjen më 28 korrik të vitit 1922, kur ende shteti shqiptar sapo kishte rikonfirmuar pavarësinë.
Vendimi për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ardhur natyrshëm pas vetos që presidenti amerikan Thomas ëoodroë ëilson vuri në konferencën e Paqes në Paris duke i rikthyer pavarësinë Shqipërisë.
Në kohën e Mbretërisë shqiptare, Mbretit Zogu i I-rë, ishte Presidenti pasardhës i Wilson-it, Warren Harding, i cili emëroi si ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Ulysses Grant Smith, i cili e nisi misionin diplomatik më 4 dhjetor 1922.
Ky simbas shënimeve historikë të këtyre marrëdhënieve ishte një diplomat që jo thjesht vuri gurin e parë kilometrik në një rrugë të gjatë të marrëdhënieve, por që ishte njëkohësisht i pari që ndriçoi shtetin amerikan se çfarë ishte Shqipëria, çfarë ishin shqiptarët dhe si mund ta ndihmonte Amerika Shqipërinë.
“Ky vend është shumë i varfër, njerëzit në përgjithësi janë të pashkolluar dhe të paushqyer, por çuditërisht përpara meje ndodhet kryeministri Fan Noli, i cili flet një anglishte harvardiane shumë më të mirë nga mua. Dhe, unë ndjehem keq përpara tij”, shkruan Smith, në kujtimet për punën si ambasador në Shqipërinë e atyre viteve.
Deri në vitin 1939 Shqipëria, ishte thjesht një komb i preferuar për SHBA-në aq sa dhjetëra amerikanë vërshuan në vendin tonë jo vetëm si diplomatë, por edhe si biznesmenë, themelues shkollash e deri në investitorë ekspeditash për të zbuluar pasuritë e nëntokës sonë.
Kjo do të vazhdonte deri në vitin 1939 kur Shqipëria e humbi pavarësinë e saj pas pushtimit të vendit nga Italia dhe largimit të Zogut nga vendi.
Ambasadori amerikan në atë kohë në Tiranë, Hugh Grant, i ofroi tre pasaporta amerikane Zogut: një për vete, një për mbretëreshën Geraldinë dhe një për Lekën e sapolindur, të cilat u refuzuan nga ai.
Ambasada amerikane në Tiranë u mbyll zyrtarisht në 16 shtator 1939, ndërsa diplomati Grant u largua më 27 shtator.
Me ardhjen e komunistëve në pushtet, rregjimit të Enver Hoxhës, diktatorit marksist leninist, u prishën marrëdhëniet dhe për 52 vjet asnjë diplomat amerikan dhe shqiptar nuk vuri këmbë në Shqipëri dhe në SHBA, madje Shetet e Bashkuara nga Enver Hoxha dhe rregjimi i tij u konsideruan si armiku i Shqipërisë.
Aqsa, rregjimi i Enver Hoxhës e shpalli Amerikën armikun numër një të popullit shqiptar dhe shtetin amerikan e cilësoi si xhandarin e botës, ose “Tigri prej letre” sic i quante ai SHBA.
Mirëpo me rëzimin e këtij rregjimi të egër komunist më 15 mars të vitit 1991 këto marrëdhënie u rithyen. Dhe diplomati i njohur ëilliam Rajerson do të bëhej ambasadori i parë amerikan pas rivendosjes së këtyre marrëdhënieve.
Vetëm 3 muaj pasi ishte rihapur ambasada më 21 qershor 1991 sekretari amerikan i shtetit James Baker do të vizitonte Tiranën. Më shumë se 500 mijë shqiptarë mbushën sheshin Skëndërbej duke i rezervuar diplomatit të lart amerikan një pritje madhështore, e cila mbetet edhe sot e ngulitur në memorien e të gjithë shqiptarve.
Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane do ta shënonin kulmin e tyre me vizitën historike të një Presidenti në detyrë të SHBA, Presidentit George W. Bush më 10 qershor 2007, e cila është edhe e para e një presidenti amerikan në Shqipëri, kur President ishte Alfred Moisu dhe Kryeministër Dr. Sali Berisha.
Pamjet e qytetarëve të Fushë-Krujës duke u shtyrë për të përqafuar presidentin Bush, i cili përballë entuziazmit të qytetarëve theu rregullat e sigurisë, do të ktheheshin në lajmin kryesor të televizioneve amerikane.
Sot, kur festohet 27 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, marrëdhëniet me SHBA janë më të mirat e mundshme që Shqipëria ka me një shtet, por nga ana tjetër janë këto marrëdhënie që i kanë dhënë një dimension tjetër kombit shqiptar në botë.
Aktualisht të dy vendet kanë marrëdhënie të ngushta diplomatike, ekonomike, dhe ushtarake si anëtare të Aleancës Veri-Atlantike.
Zyrtarisht pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë në 15 mars 1991, Shtetet e Bashkuara hapën ambasadën në Tiranë në 1 tetor, 1991 dhe ambasadori Kristofer Hill u emërua I Ngarkuar me Punë A.I. (ad interim), përpara se të merrte detyrën ambasadori Uilliam Rajerson.
Një ambasador ka ndërruar jetë duke qenë në detyrë në Shqipëri, Xhozef Limpreht, më 19 maj 2002.
Sipas renditjes nga ambasadori në detyrë eshte Donald Lu,
Donald Lu
Shteti nga vejn : California
Koha e qendrimit ne detyre ka perfunduar, por ka nje shtes mandati deri ne korrik 2018.
Këta kanë qenë ambasadorët e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri (burimi: ambasada amerikane) :
Aleksandër A.Arvizu (Alexander A. Arvizu)
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: korrik 2010 (u betua 10 nëntor 2010)
Prezantimi i letrave kredenciale: dhjetor 2010
Përfundimi i Misionit: gusht-shtator 2013
Xhon Uidhërs i Dytë (John L. Withers II)
Shteti i Rezidencës: Maryland
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: 28 Korrik, 2007
Prezantimi i letrave kredenciale: 25 Gusht 2007
Përfundimi i Misionit: U largua 18 Gusht, 2010

Mersi Ris (Marcie B. Ries)
Shteti i Rezidencës: Distrikti i Kolumbia-s
Zyrtare e Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: 18 Tetor, 2004
Prezantimi i letrave kredenciale: 30 Tetor, 2004
Xhejms Frenklin Xhefri (James F. Jeffrey)
Shteti i Rezidencës: Virxhinia
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: 3 Tetor, 2002
Prezantimi i letrave kredenciale: 22 Tetor, 2002
Përfundimi i Misionit: U largua nëe 2 Maj, 2004
Xhozef Limpreht (Joseph Limprecht)
Shteti i Rezidencës: Virxhinia
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: 7 Korrik, 1999
Prezantimi i letrave kredenciale: 8 Shtator, 1999
Përfundimi i Misionit: Ka vdekur në veri të Shqipërisë, 19 Maj, 2002
Mariza Lino (Marisa R. Lino)
Shteti i Rezidencës: Oregon
Zyrtare e Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: 2 Korrik, 1996
Prezantimi i letrave kredenciale: 4 Shtator, 1996
Përfundimi i Misionit: U largua në 20 Maj, 1999
Xhozef E.Lejk (Joseph E. Lake)
Shteti i Rezidencës: Teksas
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: 5 Korrik, 1994
Prezantimi i letrave kredenciale: 17 Tetor, 1994
Përfundimi i Misionit: U largua në 15 Mars, 1996

Uilliam E.Rajerson (William E. Ryerson)
Shteti i Rezidencës: Virxhinia
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm
Emëruar: 2 Dhjetor, 1991
Prezantimi i letrave kredenciale: 21 Dhjetor, 1991
Përfundimi i Misionit: U largua në 13 Tetor, 1994
Hag G.Grant (Hugh G. Grant)
Shteti i Rezidencës: Alabama
I emëruar jo karriere
Titulli: I Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm
Emëruar: 9 Gusht, 1935
Prezantimi i letrave kredenciale: 8 Nëntor, 1935
Përfundimi i Misionit: Forcat Italiane pushtuan Tiranën, 8 Prill, 1939
Shënim: Legata në Tiranë u mbyll zyrtarisht në 16 shtator, 1939;
Grant u largua më 27 Shtator, 1939.
Post Uilër (Post Wheeler)
Shteti i Rezidencës: Washington
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Titulli: I Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm
Emëruar: 26 Gusht, 1933
Prezantimi i letrave kredenciale: 28 Nëntor, 1933
Përfundimi i Misionit: U largua ne 1 Nëntor, 1934
Shënim: I autorizuar gjatë një ndërpreje të punimeve të Senatit
I riautorizuar mbas konfirmimit më 15 Janar 1934
Herman Bernshtajn (Herman Bernstein)
Shteti i rezidencës: Nju Jork
I emëruar jo karriere
Titulli: I Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm
Emëruar: 17 Shkurt, 1930
Prezantimi i letrave kredenciale: 28 Prill, 1930
Përfundimi i Misionit: U largua më 24 Shtator, 1933

Çarls Hart (Charles C. Hart)
Shteti i Rezidencës: Rrethi Kolumbia
I emëruar jo karriere
Titulli: I Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm
Emëruar: 27 Maj, 1925
Prezantimi i letrave kredenciale: 1 Gusht, 1925
Përfundimi i Misionit: Riakredituar kur Shqipëria u shpall një mbretëri;
Prezantoi letra të reja kredenciale: 13 Dhjetor, 1928;
La postin: 12 Dhjetor 1929
Shënim: I autorizuar gjatë një ndërprerje të punimeve të Senatit; I riautorizuar mbas konfirmimit më 17 Dhjetor, 1925

Ulises Grant-Smith (Ulysses Grant-Smith)
Shteti i Rezidencës: Pensilvania
Zyrtar i Shërbimit të Huaj
Title: I Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër i Plotfuqishëm
Emëruar: 22 Shtator 1922
Prezantimi i letrave kredenciale: 4 Dhjetor, 1922
Përfundimi i Misionit: U largua më 8 Shkurt 1925
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s