“Ai është i gjallë!” – Vizitë në Kompleksin Memorial, Adem Jashari në Prekaz – Drenicë

Nga Beqir SINA – PREKAZ 11 SHKURT 2017

Kujtime therse : Kryetari i Këshillit Shqiptaro Amerikan Haxhi Dauti, nga SHBA, në një vizitë vitin e kaluar në Komleksin e Memorialit Adem Jashari në Prekaz të Drenicës, ku është pritur nga pjestarë të familjes Jashari

PREKAZ- DRENICË : Këtë mes dimri dhe mes janari 2017- Kryetari i Këshillit Shqiptaro Amerikan Haxhi Dauti, gjatë vizitës se tij, në Kosovë, me rastin e përurimit të shtatores së Ambasadorit William Walker në Reçak, dhe shënimin e përvjetorit të tetëmbëdhjetë të masakrës së Reçakut, ka vizituar edhe Komleksin e Memorialit Adem Jashari në Prekaz, të Drenicës, ku është pritur nga pjesëtarët të familjes Jashari.
Fillimisht, zoti Haxhi Dauti, veprimtari i njohur i komunitetit, i cili e themeloi (1991) dhe udhëheqë për 26 vjet, Këshillin Shqiptaro Amerikan me bazë në Nju Xhersi, një organizat e vogël lobiste në SHBA, gjatë vizitës në këtë memorial, i shoqëruar edhe nga gazetari i RTSH, Ben Tafili, bëri homazhe në varrezat e 56 anëtarëve të familjes Jashari, duke u përulur me respekt përpara tyre.
Pranë varrit të tre martirëve të kësaj familjeje,Shaban, Adem, Hamëz pandërprerë qëndroin roje nderi dy ushtarë me unifromë nga trupat e FSK-së, të cilët e nderojn komandantin legjendar dhe mbarë Jasharajt.
28699274_1808225585909020_6357908453123037414_o
Pas homazheve dhe vizitës së varreve të Adem Jashari, Hamza Jasharit dhe 61 anëtarëve të tjerë të kësaj familje, zoti Dauti, i shoqëruar edhe nga Ambasadori Bekim Sejdiu, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, dhe gazetari Ben Tafili, për së arfëmi, ka vizituar shtëpinë muze që u bombardua 72 orë, dhe, është pritur me këtë rast, ngrohtësisht nga Mani Beqir Veliu – Drejtor i Shkollës Fillore në fshatin Polac – Komuna Skenderaj.
Mani Beqir Veliu, është më konkretisht, dhandrri i Shaban Murat Jasharit, gruaja e tij, Zyla Veliu Jashari, është e motra e Ademit e Hamzë Jasharit, e cila ka qenë e martuar në Polac, dhe ka vdekë në vitin 2012.
Man Beqir Veliu – i cili me shumë dëshirë dhe mikëpritje, mori rolin e ciceronit, duke na treguar për shtëpinë e qenëdresë heroike dhe vëndin e ngjarjes – Kullën e Jasharjave, kur dikur rezistuan për 72 orë më rradhë, i vogël e i madh me armë në dorë, për të mbrojtur pragun e dërës së Jasharjve dhe dinjitetin e tyre kombëtar.
Në këtë shtëpi, e cila tani është kthyer edhe në një shtëpi muze, tha ai vizitorë të shumtë gjenë çdo ditë. Pavarësishtë, se është ditë jave apo fund jave, ditë me diell apo borë e shi, vizitorët nga e gjithë Kosova, Shqipëria, trojet shqiptare dhe diaspora, por edhe të huajt vinë e vizitojnë Kompleksin e Memorialit të Familjes Jashari në Prekaz të Drenicës.
28698603_1808225552575690_2642330646611877691_o
10 milionë vizitorë, thuhet se kan qenë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz për 13 vjet, të cilët besohet se kanë ardhur dhe e kanë vizituar miliona qytetarë shqiptarë nga të gjitha trojet etnike, duke përfshirë edhe diasporën në SHBA, Kanadanë, e Australinë e largët, si dhe vizitor nga Europa, dhe rajoni. Madje sipas faqes zyrtare, thuhet se dita – ditës, vjen e po rritet edhe me shumë numëri i vizitorëve.
Kurse, “ciceroni” ynë, Man Beqir Veliu, tregojë se : “Në këtë shtëpi, të shkatërruar dhe të shpuar nga predhat në të katër anët, e cila ndodhet 100 metra larg nga ish gazerma ushtarake, e ushtrisë serbe( sot, kazerma e FSK-së), mbi një kodër aty afër e rrethuar nga lisat e lartë, është bombarduar me gjyle, granta hedhës, dhe goditur me mitroloz deri sa nuk mbeti asnjë i gjallë brenda saj”.
Ndërsa, ky është ai traktori i vogël – bën me gisht ai, që keni parë nëpër fotografit e Adem Jasharit, të atyre viteve, teksa, na tregon nga afër traktorin ngjyr blu, ngjitur me murin e pullazit të shtëpisë, i cili është një ndër të vetmit objekte që i ka “mbijetuar” atyre predhave, …..
Por u shpreh Mani, Jasharët që mbijetuan, janë Jasharët e ripërtërirë, në fytyrat e tyre nuk kanë ngrysje, lot e zhgënjim; në çdo fytyrë të Jasharëve kudo tani sheh dashuri, bujari krenari për fitoren e arritur kombëtare. Edhe në këtë rrafsh, edhe në Kosovën e re, tha ai Jasharët dëshmojnë dhe rrezatojnë veçantinë e tyre familjare të trashëguar, që është për tu lakmuar nga të gjithë shqiptarët kudo që janë.
Gjatë vizitës në Kosovë, zoti Dauti, është shprehur shumë i emocionuar për vizitën që i ka bërë Komleksit të Memorialit Adem Jashari në Prekaz të Drenicës, dhe familjes Jashari
“Nuk kam fjalë për të përshkruar se si u ndjeva në ato momente teksa më tregonin historinë e familjes Jashari, por dhe kur vizitoja dhe bëra homazhe në varret e tyre, duke filluar nga fëmijët e vegjël Blerinë Hamëz Jashari 7 vjeçe dhe deri tek Shaban Murat Jashari (74-vjeçar), babai i Ademit dhe Zahide Geci – Jashari (74-vjeçare), nëna e Ademit”, ka theksuar fillimisht veprimtari i dalluar nga SHBA, për të cilin ishte hera e parë që viziton Prekazin.
Guida tregon se është, e lehtë të shkosh te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në fshatin Prekaz , të Skenderajt, pasi në kthesën e parë në krah të djathtë është i vendosur një bilboard me mbishkrimin “BAC, U KRY!”. E gjithë rruga është e shtruar ma asfalt, ku në të djathtë të kësaj tatëpjete në varrezat e dëshmorëve prehen 61 trupat e Jasharajve, në krye me Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari, të cilët ranë heroikisht me 5, 6, dhe 7 Mars 1998, ne betejë me forcat paramilitare serbe.
Memoriali i Adem Jasharit, është rregulluar në mënyrë fantastike me mermer dhe emrat e dëshmorëve lëshojnë shkëndija nën rrezet e ftohta të diellit të shkurtit. Në një stend sheh Familjen Jashari me 12 pasardhës. Në një foto tjeter me 8 fëmijë të veshur me veshje kombëtare, janë nipat e familjes së Jasharajve, Rifatit, Ademit dhe Hamzës.
Këto foto e simbolizoin ripërtëritjen e familjes Jashari pas luftës.
Lulëzimi i Ademit, Bekimi i Hamzës dhe Murati i Rifatit nga këto martesa kanë lindur 12 fëmijë, 7 djem e 5 vajza, të gjithë me emra të ripërtërirë. Pas luftës, me ndryshimin e rrugëtimit të Kosovës, është i domosdoshëm një edukim ndryshe i fëmijëve, nga që të në kaluarën Kosova ishte sunduar nga pushtuesi shekullorë. E tani Kosova është e lirë dhe brezat duhet të edukohen në frymën demokratike.
Mosha e fëmijëve të pasluftës të familjes Jashari është nga 10 deri në muaj. Ciceroni i këtij kompleksi, i cili kujdeset për vizitorët, të cilëve e ka për detyrë t’ua shpjegojë historikun e familjes Jashari, tregon se disa metra më larg, në shtëpinë prej nga ku rezistoi komandanti legjendar, Adem Jashari, së bashku me familjen e tij, janë të vendosur shtyllat prej hekuri, të cilat të lënë të kuptosh që akoma janë duke vazhduar punimet më restaurimin e kësaj shtëpie, e cila është thënë se do të jetë shtëpi-muze.
28617110_1808226145908964_6969498109294312757_o
Të Jasharajt valon flamuri kuqezi çdo ditë…..
Në vitin 1991, Adem Jashari u zhvendos në Shqipëri, për t’u trajnuar me vullnetarët e parë, që më vonë u bashkuan në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Më 28 shkurt 1998, një grup kryengritës të udhëhequr nga Adem Jashari, sulmuan patrullat e policisë serbe duke vrarë katër policë dhe plagosur dy. Familjen Jashari e luftuan forcat serbosllave në Kosovë në vitet e 90-ta, por ky fakt u mbajt i fshehur nga opinioni i gjerë, nga ana e politikanëve të moderuar shqiptarë dhe nga qeveria e Beogradit, si mënyrë për të ruajtur status-quonë. Beteja e parë mes Ademit dhe shokëve e tij kundër Forcave Federale ushtarako-policore Jugosllave u bë në mëngjesin e 30 dhjetorit të vitit 1991. Shtëpia e Jasharajve ishte rrethuar nga një numër i madh i forcave të sigurimit serbosllav duke kërkuar dorëzimin e tij. Jasharajt me shokët, thyen rrethimin dhe më vonë morën pjesë në disa aksione kundër ushtrisë jugosllave dhe të policisë. Adem Jashari në Prekaz u sulmua përsëri nga forcat e policisë federale më 22 janar të vitit 1998.
Në orët e hershme të mëngjesit të 5 mars 1998, në Prekaz u sulmua sërish nga Ushtria Jugosllave dhe forcat policore. Një rrethim e dytë u bë për të pamundësuar çdo shpëtim jete. Forcat sulmuese përbëheshin nga transportues të blinduar dhe pjesëtarë të policisë, të mbështetura nga artileria nga një fabrikë municioni në afërsi. Lagjen Jashari e kishin rrethuar diku me rreth 7-8 mije trupa. Sulmi zgjati dy ditë.
Forcat policore kërkuan së pari që Adem Jashari të dorëzohet, pasi se kjo nuk ndodhi, ata i dhanë 2 orë afat për të shqyrtuar ofertën. Pas kësaj kanë filluar të shtënat. Nga një shtëpi, policia qëllonte me mortaja, pasuar nga gazi lotësjellës. Shumica e familjes së gjërë e Jasharajve u mblodhën në një dhomë të vetme, e cila ishte e murosur me tulla. Një predhë pastaj ra përmes çatisë, duke vrarë një numër të anëtarëve të familjes. Granatimet e vazhdueshme për nja tridhjetë e gjashtë orë ia mundësuan policisë më në fund të hyjë në shtëpi.
Organizata “Amnesty International”, në një raport të bërë për rastin, tha se sulmi kishte për qëllim eliminimin e të gjithë dëshmitarëve. Adem Jashari së bashku me pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e familjes së tij u vranë. Gjithsejt pesëdhjetë e tetë persona janë vrarë, në mesin e tyre tetëmbëdhjetë ishin gra dhe dhjetë fëmijë nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Nga ana tjetër televizioni serb “B-92” lajmëronte për 69 pjesëtarë të vrarë të policisë dhe ushtrisë.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s