Besimtarët kataolik në Nju Jork, mblodhën 331 mijë dollar per investimet e reja në Famullinë “Zoja e Shkodrës”, dhe mbulimit të obligimeve ndaj Dioçezës së New Yorkut

Nga Beqir Sina
BRONX NYC : Në “East Wood Manor” Restorant në Bronx New York, kisha e shqiptarëve “Zoja e Shkodrës” nën kujdesin e meshtarit të saj Dom Pjeter Popaj, organizoi një darkë “Parish Fundraiser” – për ngritje Fondesh për investimet e reja në Famullinë “Zoja e Shkodrës”, dhe mbulimit të obligimeve ndaj Dioçezës së New Yorkut.

Moderator i kësaj mbrëmje për ngritjen e fondeve ishte veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar në New York, Leonardo Berishaj – Kryetar i Këshillit të Kishës Katolike Zoja e Shkodrës.
Mysafirë Nderi të kësaj darke festive ishte miku i madh i shqiptarve në Kongres, ligjëvënsi demokrat i Nju Jorkut, Eliot Engel dhe anëtari i Këshillit të Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, si dhe disa lider e veprimtar të tjer të komunitetit.
Ndërsa, sponzorët, të cilët siguruan edhe çmimet e lotarisë ishin :
Columbia florist (Silk flower arangment me vlere $300), One if by land Two if by sea, Zef Gjelaj (darkë për 2 persona), Perfect Comfort, Rajmond Sinishtaj (nesspreso machine), Boga GC, Tony Boga ( iPad), Margarita Gazivoda (spa çertifikate me vlerë $250) , Tesoro Restaurant, Pjeter Lucaj (çertifikate me vlerë $200), Lukas restaurant, Lukë Burçaj ( darkë për 2 persona), Chuo Chou salon, Vera Elezaj (çertifikate me vlerë $100), Artist limousine, Lule Gjokaj (çertifikate me vlerë $200), Tre Angelina restaurant ( çertifikate me vlerë $100),Tonin Lumaj (1 box verë).
Kjo, darkë u shoqërua edhe me nji argëtim nga grupi i udhëhequr nga këngëtari Hajro Ceka dhe vallëtarët e grupit Rozafati, kurse u grumbulluan më shume se  331,000.00 dollar amerikan nga donacionet që u dhuruan gjatë gjithë mbrëmjes.
Famullitari Dom Pjetër Popaj, ka bekuar darkën, ndërsa të pranishmit i ka përshëndetur kongressmeni Eliot Engel dhe z. Mark Gjonaj.
Duke folur në emër të Këshillit të Kishës dhe Komisionit për rritjen e fondeve, Leonardo Berishaj – Kryetar i Këshillit të Kishës Katolike Zoja e Shkodrës, mbasi përshëndeti dhe falënderoj për pjesëmarrjen masive dhe të pakursyer të besimtarëve , tha se një faleminderim i vecantë shkon në këtë darkë për të meshtarin Dom Pjetër, që ka arritur të bashkoi kaq shumë besmitar në këtë mbrëmje, ashtu si dhe më parë.
Gjithashtu, folësi kryesorë falenderoj Dom Pjetrin, për atë që gjatë gjithë kohës që ai shërbeni si meshtar në krye të famullisë, duke qenë i përkushtuar maksimalisht gjithmonë
“Me punën tënde të palodhshme që bëni, keni arritur të jeni një njeri shumë i respektuar në Kishën tonë, në Komunitetin tonë dhe në krejt botën shqiptare.
Ne jemi shumë krenarë me veprimtarinë tuaj Dom Pjetër dhe jemi shumë me fat që të kemi në praninë tonë. Të urojmë nga zemra shëndet të mirë dhe që sa më gjatë të të kemi në famullinë tonë, të vazhdosh të jesh Bariu ynë shpirtëror dhe shembull për çdo pjesëtarë të famullisë sonë” tha Berishaj në fjalen e tij përshendetese.
Më tej ai gjatë kësaj fjale përmendi faktin se që në fillim të shërbimit në këtë kishë, Dom Pjetri, i ka drejtuar besmitarët e vet drejt rrugës të denjë dhe të drejtë, duke i bashkuar të gjithë shqiptarët që të punojnë së bashku për të mirën e Kishës dhe të gjithë popullit shqiptar, për më shumë se tri dekada.
Folësi i mbrëmjes, Leonard Berishaj, po ashtu me këtë rast përshëndeti të gjithë anëtarët e famullisë, dhe falënderojë ata për kontributin e tyre të vyer e të madh për vite me radhë.
“Që nga koha kur filloi migrimi i njerëzve tanë në SHBA, emigrantët tanë me vullnetin dhe donacionet e tyre, mundësuan ndërtimin dhe mirëmbajtjen e kishës sonë. Edhe pse në kushte shumë të vështira, ata kanë njohur vlerën e fesë dhe të kishës, gjithmonë duke u udhëhequr me mendimin se feja u ndihmon ta mbajnë familjen, veten, si dhe ta ndihmojnë vendlindjen”, tha Berishaj.
Ndërsa, ka permundur të gjitha figurat më eminente të kësaj kishe shqiptare, në Nju Jork, prej themelimit të saj, Kryetari aktual i Këshillit të Kishës Katolike Shqiptare “ Zoja e Shkodrës”, Leonard Berishaj, vlerësojë kontributin dhe rolin e tyre përgjatë 6 dekadave të fundit, që edhe bënë të mundshme, së bashku me anëtarët e famullisë dhe me komunitetin shqiptar në përgjithësi.
“Puna jonë nuk mbaron këtu, tha ai sepse pranë Kishës “Zoja e Shkodrës” jemi duke ndërtuar Qendrën mësimore, përmendoren e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, dhe po ashtu planifikojmë ndërtimin e objektit me shërbime ushqimi – catering hall, si dhe parkingun për makina”.
Atë që kanë filluar Dom Zef Oroshi, Dom Rrok Mirdita dhe Dom Pjetri, theksojë Berishaj, ne duhet ta vazhdojmë, në mënyrë që gjeneratave të ardhshme t’ua lëmë këtë kishë, famulli, që edhe në të ardhmen të vazhdohet me këto aktivitete dhe tradita, duke shtuar se të gjitha arritjet e kësaj famullie që nga krijimi i saj, duhet të na japin vullnet që të vazhdojmë me punë dhe me aktivitete.
“U jemi mirenjohes të gjithëve që në çfarëdo mënyre kanë dhënë kontribut në krijimin e famullisë sonë, të cilen e kemi detyrë dhe obligim ta mirëmbajmë dhe ta ruajmë, në menyrë që gjeneratave të ardhshme tua sigurojmë që fjalen e Zotit ta ndegjojnë në gjuhen amtare, duke ruajtur fenë dhe traditen tonë.
Deshiroj të ju falenderohem të gjithë vullnetarëve për kontributin e tyre, të gjithë anëtarëve të Këshillit të kishës, te gjithe anetaret e Komisionit per rritjen e fondeve për bashkëpunim dhe mirëkuptim.
Ndihem i kënaqur dhe i plotësuar, besoj se edhe ju ndiheni kështu, sepse kjo famulli eshte fryt i kontributit, mundit dhe punës së të gjithë neve. Deshiroj dhe shpresoj që në këtë menyrë do të vazhdohet edhe në të ardhmen”.
Në fund duke falënderuar të gjithë donatorët, të cilët kanë dhënë dhe japin kontribut vite me radhë për projekte, ai përsëriti se realizimin e fushatës e mundësuan të gjithë pjesëmarrësit e saj me përkrahjen masovike e me donacione sipas mundësive, se për suksesin e fushatës na duhet përkrahja dhe kontributi i të gjithëve.
“Besoj se këtë darkë të ngritjes së fondeve për Kishën tonë “Zoja e Shodrës” e realizuam me sukses, tha drejtuesi i mbrëmjes në “Eastwood Manor” Restorant në Bronx NewYork, organizuar nga kisha e shqiprtarve “Zoja e Shkodrës” në kujdesin e meshtarit të saj Dom Pjeter Popaj, darkën “Parish Fundraiser” – për ngritje Fondesh per investimet e reja në Famullinë “Zoja e Shkodrës”, dhe mbulimit të obligimeve ndaj Dioçezës së New Yorkut, shuma e të hollave e cila u grumbulluara ishte 331,000.00 dollar amerikan.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s