Ilir Bytyçi në Beograd në kërkim të drejtësisë për tre vëllezërit e vrarë më 1999

Ilir Bytyçi, tre vëllezërit e të cilit, shtetas amerikanë, janë vrarë më 1999 në Petrovo Sello (Serbi), ndodhet në Beograd. Mediat serbe raportojnë se ai për herë të parë është takuar me prokuroren për krime të luftës të Serbisë, Snezhana Stanojkoviq, shkruan “Politika”, transmeton Koha.net.

Ilir Bytyçi sot pritet të takohet edhe me zyrtarë të Ministrisë serbe të Drejtësisë.
Shtetasit amerikan, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi ishin arrestuar nga fundi i korrikut të vitit 1999, pasi kishin kaluar kufirin e Jugosllavisë ilegalisht, duke iu ndihmuar disa romëve që të iknin nga Kosova.
Një gjykatë në Prokuple, jo larg kufirit me Kosovën, për këtë arsye i kishte dënuar me nga 15 ditë burgim, por katër ditë para se të kryenin dënimin, ishin nxjerrë nga burgu dhe ishin dërguar në Petrovo Sello, ku ishin vrarë më 9 korrik, transmeton Koha.net.
Trupat e tyre pa jetë, me duar të lidhura dhe plagë në kokë nga të shtënat me armë zjarri, janë gjetur më 2001 në njërën nga dy varrezat masive në këtë vend.
Deri tash me prokurorinë kishte kontaktuar vetëm Fatos Bytyçi, një tjetër vëlla i të vrarëve.
Deri më tash nuk ka të dënuar për këtë rast. SHBA kërkon nga Serbia të nxjerrë para drejtësisë autorët e këtij krimi, por deri tash kjo vetëm ka folur sikur po punon në këtë drejtim. / Beqir Sina
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s