Kosova prezantohet shkëlqyeshëm në aktivitetet kulturore “Ditët ballkanike” në Mynhen

ANSAMBLI “DRENICA” NGA SKENDERAJ ZURI VENDIN E DYTË

Në edicionin e dymbëdhjetë të aktiviteteve kulturore e promovuese “Ditët ballkanike”, që u mbajt në Mynih të Gjermanisë, Republika e Kosovës u prezantua me shumë sukses. Në këtë kuadër u ekspozuan prodhimet e verës të regjionit vreshtar të Kosovës, respektivisht nga Rahoveci dhe Suhareka. Po ashtu u prezantuan edhe veprat letrare të autorëve Qemajl Krasniqi dhe Shefqet Dinaj, ndërsa regjisori e producenti Burim Haliti shfaqi dy filma të metrazhit të shkurtër.

Vallëzimi

Duhet cekur faktin se vera e Kosovës ishte mjaft e kërkuar. Por, kulmin e suksesit dhe prezantim mjaft të sukseshsëm patën vallatarët e ansamblit “Drenica” nga Skenderaj, të cilët me veshjet tradiconale shqiptare dhe me lojën e shkëlqyeshme e bënë publikun për vete, duke u shpërblyer me duartrokitje e brohoritje. Edhe juria e këtij festivali ballkanik e vlerësoi me vendin e dytë ansamblin “Drenica”, ndërsa grupi nga Bullgaria e fitoi vendin e parë për shkak të pjesëmarrjes së vazhdueshme në këtë aktivitet kulturor.

Me këtë rast duhet përgëzuar valltarët e ansamblit “Drenica”, me drejtues Arben Veliu për paraqitjen shumë të mirë e mbresëlënëse.

Një falënderim të veçantë meriton organizatori i pjesëmarrjes së Kosovës në këtë ngjarje, Ismet Morina nga Polluzha e Rahovecit. Falënderim meritojnë edhe ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, i cili mundësoi pjesëmarrjen e Kosovës në këtë aktivitetet, pastaj kryetarin e Komunës së Skenderajt Bekim Jashari dhe kryetarin e Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, për mbështetjen materiale e financiare për grupet nga Skenderaj e Rahoveci.

Përurimi i librit Fshati i vrarë

Në fund të manifestimit u ndanë mirënjohje e falënderime për disa donatorë dhe aktivistë që organizojnë dhe mbështesin financiarisht pjesëmarrësit e Kosovës në këtë manifestim.

Kosova do të ishte prezantuar edhe më fuqishëm sikur këtë aktivitetet ta kishin marrë seriozisht edhe Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Diasporës, Ministria e Bujqësisë dhe zëvendës kryeministrat Behxhet Pacolli e Enver Hoxhaj.

Vlerësimet

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s