Po na mungojnë ligjëratat shkencore për ndërtimin e shoqërisë në Kosovë?

Nga: Skënder Karaçica

Në vend të debatit

Po na mungojnë ligjëratat shkencore për ndërtimin e shoqërisë në Kosovë?

Është thënë më të drejtë se bota universitare afron të gjitha mundësitë për të ndërtuar kahet e reja të një shoqërie dhe perspektiva e kombit dhe e shtetit.Në Amerikë na ka rënë të shohim se si universitetet për çdo muaj organizojnë ligjërata me profesorët e fushave të ndryshme me publikun e gjerë,në të cilat flitet për tema të nduarnduarta politike,ekonomike , diplomatike me qytetatarët amerikanë.

Organizimi i këtij aktiviteti ka marrë dimension të gjerë dhe interesimi tregon më së miri se si sallat e universiteteve janë përplot me qytetarë dhe studentë,që ligjëratat e profesorëve i përcjellin me vëmendje dhe kështu përmes debateve shkecore ato ndikojnë në formimin e koncepteve të reja për shtetin,kombin amerikanë dhe për të sotmen dhe të ardhëm e Amerikës në fillim që sapo kemi shkelur në shekullin e ri shkencor-teknologjik dhe të marrëdhënive të reja në ndarjen ndërkombëtare të punës(bineset dhe tregëtia e lirë).

Në Kosovë pas luftës kemi parë disa organizime të minimale të shoqërisë civile,që me shumë kanë bërë pak fjalë për aktualitetin në trajtatat e shtetndërtimit të Kosovës dhe ata nuk kanë qenë në gjenje të organizojnë debate shkencore përmes botës inteletuale të Universitetit ,,Hasan Prishtina,,në Prishtinë dhe të kolegjeve tona.Kujtoj se mungesa e ligjëratatve të nivelit që organizohen nga Universitetet në Amerikë që tashmë janë bërë praktikë e mirë,kur e kur nga afër dëgjon ligjërimin e temave aktuale me dimension kombëtar amerikanë dhe ndërkombëtar.

Vlen të theksohet se me rastin e organizimit të ligjëratave në sallat e universiteteve më parë në shtypin e ditës botohen lajmërimit dhe temat bosht të këtyre ligjëratave dhe autoriteti i profesorëve,përkatësisht të ekspertëve të fushave të ndryshme të dijës shkencore.

Asnjëherë në Kosovë nuk kemi pasur kaq shumë njerëz të profileve me grada të larta shkencore dhe asnjëherë deri më sot prej tyre nuk e kemi dëgjuar të paktën një fjalë të vetme për çështjen e aktualitetit në kodet e shtetndërtimit të Kosovës dhe përgatitja e saj për anëtarsim të BE,NATO dhe në relacionet e gjëra ndërkombëtare.Ligjëratat e këtij niveli me qytatarët tanë dhe me brezin e ri të botës së universitetit,do të ndikojë në formimin e kurrizit të drejtë shoqërorë në Kosovë,që me aspitratën tonë kombëtar admirojmë që të bëhemi pjesë e OKB-së,BE-së dhe institutcioneve relevante në botë.

Për të përmbushur këtë nismë,propozoj që Këshilli Mësimor Shkencor në Universitetin,,Hasan Prishtina,,dhe në Kolegjet në Prishtinë të formojnë Këshillin Organizativ dhe të caktohen grupi i profesorëve tanë që do të ligjërojnë temat aktuale me qytetarët dhe me studentët tanë dhe kjo nismë të bëhet tradicionale në Kosovë.

Në Çikago në ambjentët universitare për çdo muaj organizohen ligjërata të këtij niveli,kujtoj se edhe Prishtina i ka të gjitha mundësitë për organizimin e debateve shkencore për temat aktuale brenda kombit shqiptar,rajonal dhe ndërkombëtare dhe kështu do të përmbushet një boshllëk që në këtë  rrafsh na ka munguar që nga pavarësia e Kosovës.

Profesorët tanë duhet të dalin nga errësira dhe harresa jonë kolektive dhe përmes ligjëratave me temë bosht shkencore do të ndihmojnë në rreshtimin tonë të ri karshi trendëve të reja të shtetndërtimit të Kosovës.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s