Poezi Lirike: Nuk ka moshë dashuria

Nga: Perparim Hysi
1.Trëndafili

Në kujtesën time do mbetesh
Si një trëndafil i madh dhe i bukur
Dhe mbresa juaj gjithmonë e freskët

Ndaj, dhe tash që shkruaj, jam turbull.

Se vjen trëndafili e çel i plotë
Dhe vjen portreti e më rri  përballë
Nga kujtesa ime kurrë s’zhdukeni dot
Dhe do rroni në vizionin tim si e gjallë.

Kështu ndodh për shumë e shumë arsye
Se bashkë kaq kohë qemë në sinkron
Jo nuk të haroj, o moj e mira mike
Kimetin burimit  ia di, kur të mungon.

2. Ç’është kjo zonjë?

Ç’është kjo zonjë kaq elegante
Që më ka veç sharmit dhe nur
Impozante është. Impozante
E pashë dhe rashë “sëmurë”.

Më zë sëmundja e dashurisë
Dhe fare nuk  kam imunitet
Ndodh që më zë dhe në vërsë të pleqërisë
Se kot nuk jam poet.

Poetët bien në dashuri
(Ata dashurojnë tërë jetën)
Kjo zonjë elegante që më “hëngri” me sy
Ma zbukuroi jetën.

3.Ka një çast

Ka një çast i parëndësishëm
Që të bëhet me shumë vlerë
Një takim i rastësishëm
Zë e zgjatet si përherë.

Zakonisht, ndodh me të tërë
( Një takim dhe dikë njohe)
Pastaj bashkë një jetë të tërë
Dhe uron çastin ku ndodhe.

Me mua ndodhi, s’jam i vetëm
U takuam fare rastësisht
Bashkë kemi  tërë jetën
Nga një çast si”mbarësihst”

4. Para  pasqyrës

Hedh vështrimin mbi pasqyrë
(vetja të duket krejt magjiplote)
Bën tualet, makiazh mbi fytyrë
Tash e gjithë bota është e jote.

Bën të ikësh, po kthehesh prapë
(Pa dale, ky fustan më shkon a s’më shkon?)
 Vete e vjen dhe, mandej, fap
Edhe modelin e flokëve e  ndërron.

E di pse ndodh? Ke rënë në dashuri
Dhe do që të dukesh sa më bukur
Merr poza të ndryshme si për fotografi
Asnjëherë nuk je e kthjellët, po turbull.

5. Vegimi i syve

Vegimi i syve  tuaj të çiltër
Është ende i gjallë në kujtesën time
Ai vegim sysh: behar që përzë çdo dimër
Është rrënjosur thellë mu në zemrën time.

Dhe për asnjë çast ky vegim s’ka humbur
Diç më dhëmb kur ” vegimin” kujtoj
Kam veç një dëshirë, kur do jetë e mundur
Që atë vegim sysh prapë ta shijoj?

6. Gënjejnë të gjithë klerikët?

Klerikët që të gjithë gënjejnë,
Kur thonë që vetëm ZOTI shikon thellë në zemër!
Po mua pse nuk ma “fërshëllejnë?”
Pse unë nuk shikoj se  si është jotja zemër?

Unë shikoj dhe vërej se si rreh përbrenda
Pra, veç ZOTIT, qenkam dhe unë.
Ajo zemër rreh për mua, ta pret mendja
Tani gjykoni vet: kam apo s’kam të drejtë unë?

7. Çdo gruaje

Çdo gruaje i pëlqen lavdia
Ashtu siç i pëlqejn parfumet
Lavdia për çdo grua, është dobësia
Ta dini: i pëlqen sa nuk thuhet.

Veç lavdisë i pëlqejnë dhuratat
 (Sidomos, ca dhurata me vlerë)
Për  dhuratat lë dhe lëvdatat
Nga dhuratat mendja i bëhet erë.

Dy “tundime” që një grua mund të dorëzohet
Dhuratat dhe lavdia
Kjo poezi i dedikohet
Çdo gruaje që nuk tundohet nga të dyja.

8. “Vizatim”

Rrëshkiti rripi i fustanit
Dhe feksi supi i nxirë nga dielli
Syrin ma ngul prej mallit
Buzën lëpin… dhe, mua, më zë vreri.

Cullufet e flokëve të shprishura
Që vazhdimisht me gishta i kreh
Vijnë çastet pak si të”kripura”
Të vizatuara me laps, me nge.

9. Të kërkosh rrezikun

“Të kërkosh  rrezikun
Qenka njësoj si të mëkatosh kundër Perëndisë”*
Këtë thënie unë nuk e kam shpikur
Por e paska thënë një nobelist.

Zë e gjykoj veprimet e mia
(Sa herë kokën e kam vënë në rrezik!)
Kam rrezikuar, të më fal PERËNDIA
Për dashurinë, se jam ashik.

Të rrezikosh për dashurinë
Unë mendoj se nuk bën mëkat
Jo se dua të sfidoj Perëndinë
Por “rrezikoj” dhe vetes s’i them mjaft.

* në thonjëza, fjalët e ANATOL FRANC (nobelist)

10. Dhe duhet

Dhe duhet ta gëzosh këtë jetë të shkretë
Kur dhe minutat t’i zhdrrosh në flori
Se sa “vaj ka kandili?”, është e fshehtë
Është mirë që në çdo kohë miq të kesh përbri.

Kur them  miq (kuptohet dhe mikesha)
Pa femrat jeta   nuk do kishte kuptim
Duhet gëzuar, të buçasë jeta
Dhe ca më bukur: me dashurinë.

Dashuria për jetën është qershia mbi tortë
Jeta pa dashuri është si gjysëm vdekje
Dasshuria të jepë forcë sa përmbys një botë
Ode për dashurinë përmjet kësaj vjershe.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s